24 Nëntor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Janar 2016

- Pronarët e lokaleve biznesore protestojnë para Komunës së Prishtinës, pasi Ndërmarrja Banesore Publike ka rritur ua ka rritur për 200 për qind qiranë lokaleve që shfrytëzojnë biznese (Komuna e Prishtinës, ora 8:00) 

- Drejtoresha e Shërbimit evropian për veprim të jashtëm për Evropë Perëndimore, Ballkan Perëndimor dhe Turqi, Angelina Eichhorst,  do të takohet me Kryeministrin Isa Mustafa. (Ndërtesa e Qeverisë, Kabineti i Kryeministrit, ora 8:30 - vetëm pamje)

- Në 17-vjetorin e masakrës së Reçakut, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Masakra e Reçakut”. (Fshati Reçak, ora 9:00)

- Komuna e Gjakovës do të përuron rrugët Zenel Luzha, Isuf Zherka ndërsa në Rogovë do të përurohet lagjja Shala.  (Gjakovë, ora 10:00)

- Përfaqësuesi i zyrës së USAID për Demokratizim, Randall Ollson dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric do të jenë folës në hapjen e konferencës “Analiza e të hyrave vetanake në komunat e Republikës së Kosovës”. (Sheshi 21, ora 10:15)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe programi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar Avancojmë Kosovën së Bashku organizojnë konferencën me ç ‘rast do të prezantohet  dokumenti “Analiza e të hyrave  vetanake në komunat e Republikës së Kosovës”. (Sheshin 21, ora 10:20)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor  të Reçakut, me rastin e 17-vjetorit të shënimit të 15 Janarit - Ditës Përkujtimore të Masakrës së Reçakut. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak në 17 vjetorin e masakrës së Reçakut. (Fshati Reçak, ora 10:30)       

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me znj. Florence Mangin, drejtoreshë e Departamentit për Evropën Kontinentale në Ministrinë franceze për Punë të Jashtme dhe Zhvillim Ndërkombëtar. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhje te jashtëzakonshme me piken e vetme te rendit të ditës është "Propozimvendimi  për caktimin e lokacionit për vendosjen e memorialit përkujtimor kushtuar ushtarëve sllovak të KFOR-it". (Objekti i Kuvendi Komunal, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë dhe mban fjalë rasti në Akademinë përkujtimore për masakrën e Reçakut. (Shtëpia e Kulturës, Shtime, ora 12:00)

- Presidentja, Atifete Jahjaga merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të shënimit të 15 Janarit - Ditës Përkujtimore të Masakrës së Reçakut. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 12:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon ceremoninë e dhënies së Çmimeve Vjetore 2016, për të nderuar kontributin e gazetarëve. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 14 Janar 2016

- IPKO dhe Pantheon organizojnë ngjarjen e biznesit Pantheon që është një sistem afarist për udhëheqjen e ndërmarrjës. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet takimi i 111-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, në objektin e ish-objekti i Inspektoratit Komunal, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të vizitojë Komunën e Mamushës. (Komuna e Mamushë,  ora 10:15)

- Ambasadorja  e  Francës  në Kosovë, Maryse Daviet mban ligjëratë speciale për studentët e AAB-së me temë "Politika e jashtme e Francës”. (Objektii AAB-së, ora 11:00)

- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, do të bëj përurimin e rrugëve Dukagjin Vula, Xhafer Thaqi në Piskotë, ndërsa në Devë do të përurohet Lagjja Asllani dhe Lagjja Bobi. (Gjakovë, ora 11:00)

 - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të vizitojë Komunën e Dragashit. (Komuna e Dragashitora 11:45)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, viziton Komunën e Junikut, ku do të pritet na kryetari i komunës, Agron Kuçi. (Komuna e Junikut, ora 12:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të merr pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të shkollës në fshatin Halabak të komunës së Podujevës. (Fshati Halabak, ora 12:00)

- Nënshkruhen kontratat në mes Komunës së Mitrovicës dhe përfituesëve si dhe shpërndahen makinat mjelëse dhe bidonat. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilen do të flasë kryetari Visar Ymeri. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Mbahet takimi i ftuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni me kryetarët e komunave, ku do të trajtohet procesi i kthimit dhe ri-integrimit të azilkërkuesve nga Kosova. (Objekti kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të vizitojë Komunën e Vitisë. (Komuna e Vitisë, ora 14:45)

- Kinemaja ABC për adhuruesit e filmave të Animuar në 3D, do të shfaqë filmin e radhes nga kompania Disney e cili është “The Good Dinosaur”. (Kinema ABC, ora 15:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin konsultativ për Ndërmarrjen Trepça. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të vizitojë Komunën e Ferizajt (Komuna e Ferizajt , ora 15:35)

- Projekti i financuar nga BE-ja "Kulturë për të gjithë” organizon takimin përcjellës me 32 artistë dhe profesionistë të rinj të cilët gjatë vitit të kaluar kanë marrë pjesë në pesë vizita studimore të ngjarjeve kulturore në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian  dhe në rajon. (Kafe librari Dit' e Nat', ora 19:15)


Ngjarjet e datës 13 Janar 2016

- UBT dhe Shoqata Austriake-Kosovare organizojnë konferencën “Industria 4.0 - Rruga drejt zhvillimit të Kosovës” Kampusi Inovativ i UBT-së (afër QMI-së, Lipjan, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të vizitojë komunën e Malishevës, Rahovecit, të Suharekës, të Shtimes dhe të Lipjanit, ku do të takojë kryetarët e komunave. (Vizita nis nga komuna e Malishevës, ora 9:45)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe Libor Chlad nga BE-ja bëjnë inaugurimin e Shtëpisë së Kulturës në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, do të shpall sportistët dhe klubet më të mira sportive për  vitin 2015. (Restorantin “Vila Lux”, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 12 Janar 2016

- Presidentja Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomik Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të zhvillojë vizita në disa komuna të Kosovës, me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe përkrahjes së investimeve të huaja në vendin tonë. (Në fillim të këtij aktiviteti, Presidentja Jahjaga do të japë një deklaratë për media.  Kabineti i Presidentes, C-101, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, do të vizitojë komunën e Klinës të Istogut, të Pejës, të Deçanit dhe të Junikut. (Vizita fillon në komunën e Klinës, ora 10:00)   

- Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat”, ku do të diskutohen planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës drejt zhvillimit të sektorit privat. (Hotel Emerald, ora 11:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në “Konferencën Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat”, të organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, ku do të diskutohen planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës drejt zhvillimit të sektorit privat. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Prishtina International Film Festival dhe Bechtel Enka organizojnë konferencën për shtyp lidhur me Green Film Project. (Swiss Diamond Hotel, ora 15:00)

 

- Mbahet meshë me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së imzot Mark Sopit dhe presidentit Ibrahim Rugova, të cilët ndërruan jetë në një interval kohor prej dhjetë ditësh. Pas meshës do të hapet një ekspozitë me fotografi nga jeta e këtyre dy personaliteteve. (Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë, ora 18:00)  

Ngjarjet e datës 11 Janar 2016

- Qendra për Hulumtime dhe Zhvillime Edukative dhe Shkolla Ndërkombëtare për Studime Sociale dhe Biznesit organizon konferencë ndërkombëtare për cilësi dhe të mësuarit elektronik në arsim. (Hotel Emrald, ora 9:30) 

- Me rastin e përvjetorit të vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku, Kryetari i LDK-së njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa, me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe tek monumti i tij. (Lagjja “Kodra e Diellit”, Prishtinë, ora 10:30)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqerise Civile per Zhvillim te Qendrueshem mban konferencën për media, për të publikuar analizën Termocentrali i Propozuar ‘Kosova e Re’: Një barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm, e hartuar në bashkëpunim me Institutin për Analiza Ekonomike dhe Financiare të Energjisë nga Shtetet e Bashkuara. (Zyrat e KOSID afër Ministrisë së Kulturës, ora 11:00) 

- Fillon edicioni i 25-të i manifestimit kulturor “Flaka a janarit”, me homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te lapidaret në qytetin e Gjilanit. (Varrezat e Dëshmorëve, Gjilan, ora 11:00)  

 

Ngjarjet e datës 9 Janar 2016

- Lëvizja Vetëvendosje!, AAK dhe NISMA organizojnë udhëtimin nga Deçani për protestën që do të mbahet në Prishtinë! (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 10:00)

- Opozita organizon udhëtimin për në protestë nga qyteti i Gjakovës dhe Pejës për në Prishtinë. (Nisja nga Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë dhe nga "Peja City" në Pejë, ora 11:00)

- Opozita organizon udhëtimin për në protestë nga qyteti i Malishevës dhe Klinës për në Prishtinë. (Nisja nga Sheshi i Dëshmorëve në Malishevë dhe nga Sheshi "Mujë Krasniqi" në Klinë, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, AAK dhe NISMA organizojnë udhëtimin nga Skenderaj dhe Drenasi për protestën që do të mbahet në Prishtinë! (Nisaj nga stacioni i autobusëve në Skenderaj dhe nga selia e NISMA për Kosovë në Drenas, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje!, AAK dhe NISMA organizojnë udhëtimin nga Vushtrria protestën që do të mbahet në Prishtinë! (Sheshi Adem Jashari në Vushtrri, ora 12:00)

- Opozita mban protestë gjithë popullore për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe për të kërkuar llogaridhënie nga ata që e shkelën Kushtetutën. (Marrshimi fillon nga Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

 

- Policia e Kosovës organizon një konferencë të jashtëzakonshme, e cila i dedikohet zhvillimeve të fundit të protestës së dhunshme të realizuar sot në Prishtinë. (Salla e administratës së re, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 Janar 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 9:00)

- Departamenti i Psikologjisë i Universiteti i Prishtinës dhe Asociacioni i Psikologëve të Kosovës organizojnë tryezën me temë ‘Gjurmët e Pajazit Nushit në zhvillimin e psikologjisë në hapësirën shqiptare’. (Fakulteti Filozofik, salla 101, ora 10:00)

- Subjektet opozitare mbajnë konferencë për media në të cilën marrin pjesë tre liderët e opozitës. (Tek shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Drejtori i Administratës i Komunës së Gjilanit Nazim Gagica, mban konferencë për media. (Zyra e kryetarit të Komunës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, pas vendimit të sotëm të Qeverisë për rritjen e pensioneve të kontributdhënësve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 15:30) 

Ngjarjet e datës 7 Janar 2016

- Seremb Gjergji shpalosë strategjinë Anti-Korrupcion në fushen e Prokurimit Publik. (Ambientin e Odes Ekonomike te Kosovës, ora 11:00)

- Opozita e bashkuar do të zhvillojë një aktivitet. (Para Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Subjektet opozitare mbajnë tubim me qytetarë. Në tubim do të marrin pjesë tre liderët opozitar. (Shtëpia e Kulturës "Adriana Abdullahu" në Ferizaj, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrat qendrore të  Lëvizjes Vetëvendosje!, ora 15:00)

- Kinemaja ABC shfaq premieren botërore, të filmit “Joy”, film i nominuar per Golden Globe, me aktoret e famshem; Jennifer Lawrence, Robert De Niro, Bradley Cooper, etj. (Kinema ABC, ora 19:30)

- Kinemaja ABC shfaq premieren botërore, të filmit “Victor Frankenstein” me aktoret Daniel Radcliffe, James McAvoy , etj. (Kinema ABC, ora 22:00)

Ngjarjet e datës 6 Janar 2016

- Pelegrinët ortodoksë serbë sot pritet të vijnë në Gjakovë për të kryer ritualet e përvitshme me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. (Gjakovë, ora 9:00)

- Mbahet seminari shkencor në të cilin do të ligjëroj profesor Jahja Kokaj. (Salla e kuqe e Fakulteti të Filologjisë në UP, ora 11:00)

- Anulohet - Përfaqësues të subjekteve opozitare do të zhvillojnë një aktivitet. (Takimi me gazetarë bëhet në sheshin “Skenderbeu”, ora 12:00)

- Mbahet raundi i parë i ndeshjes kualifikuese për botërorin 2017 në hendboll në kategorinë e meshkujve, ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës. (Palestra e Sporteve “Shan Nushi” në Gjakovë, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 5 Janar 2016

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën “Dardania” në Prishtinë, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2015/2016. (Shkolla fillore “Dardania”, ora 9:30)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do ta fillojë aktivitetet e këtij viti me homazhe te varri i heroit legjendar Adem Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Fillimi i platformës se prokurimit elektronik – Go live, FAZA I – pilot projekti, e cila organizohet nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. (Ish Ndërtesa e Gërmisë, Kati 2, salla B01, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë  në inaugurimin e platformës se prokurimit elektronik – Go Alive, FAZA I – pilot projekti, e cila organizohet nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. (Ish Ndërtesa e Gërmisë, Kati 2, slla B201, ora 11:00)

- Klubi Basketbollit Sigal Prishtina mban konferencë për shtyp lidhur me prezantimin e trajnerit të ri dhe dy basketbollistëve. (Zyret e klubit, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 1 Janar 2016

- Kryetarja e Komunes se Gjakovës Mimoza Kusari Lila do të filloj vizitat në Spitalin Regjional Isa Grezda dhe drejtorinë Regjionale të Policisë në Gjakovë. (Gjakovë, ora 00:15)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Klinika e Gjinekologjisë në QKUK, ora 11:00) 

 

- Behët varrimi i Haki Male Nikçi, 58 vjeçari  nga Shtupeqi i Madhe ishte i burgosur politik, truproje e dr. Ibrahim Rugoves, veteran i UÇK dhe aktivist i lëvizjes kombetare. (Qafë të Broqit Shtupeq i Madh , ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 31 Dhjetor 2015

- Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Komisioni për dhënien e Provimit tё Jurisprudencës, do të bëjnë ndarjen e Certifikatave tё Provimit tё Jurisprudencës. (Amfiteatri i madh në Ndërtesën e “ish Rilindjes”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia dhe Drejtorin e Inspeksionit, Xhelal Sveçla, do ta vizitojnë Fushën e Pajtimit, ku për së afërmi do të ndjekin procesin e bartjes së familjeve, nga kontenjerët ku kanë jetuar që nga paslufta, në banesa me qira ku do të jetojnë deri sa të vendosen në banesa sociale. (Fusha e Pajtimit, ora 10:00)

 

- Me rastin e festes se Vitit te Ri, Kryetarja e Komunes se Gjakoves Mimoza Kusari Lila, nderrimin e viteve do ta pret bashke me qytetare. (Qendra e qytetit, ora 23:45)

 

 

Ngjarjet e datës 30 Dhjetor 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës ku pas mbledhjes,kryeministri Mustafa mban konferencë për media ku do të shpalosë rezultatet e punës njëvjeçare të Qeverisë.  (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31,  ora 9:30)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të publikohet raporti vjetor për vitin 2015 dhe vizioni për të ardhmen. (Gjyta Themelore në Gjilan, ora 10:00)

- Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të shënoj Ditën e Veteranit duke berë homazhe në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia tradicionale për pasurimin e 36 Bibliotekave brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 11:00)

- Në Fshatin Pagarushë të Malishevës, i dorëzohen çelësat e shtëpisë një familjeve skamnore, të ndërtuar nga Skënder Pagarusha, po ashtu do të ketë vizita nëpër 9 shtëpi tjera, të cilat janë në përfundim e sipër, e që deri në fund të muajit janar do të jenë të gatshme për familjet që deri më tani jetonin në kushte shumë të rënda, të financuar nga Skënder Kryeziu, e vlera e tyre kalon 200 mijë euro. (Fshati Pagarushë, ora 11:00)

- Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2015, Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencë për media. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja komemorative për Profesorin Isa Bajçinca. (Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 12:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në lidhje me përmbledhjen e punës dhe zhvillimeve të Kuvendit përgjatë vitit 2015, bazuar në monitorimin e KDI-së. (Zyrat e KDI-së, ora 12:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci mban konferencën përmbyllëse për vitin 2015, me ç’rast do të prezantojë sfidat dhe të arriturat e këtij viti. (Ndërtesa e MZHE-së, ora 12:00 - shtyhet per ora 13:00)

- Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mban manifestimin kryesor për Ditën e Veteranit. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit te Profesor Isa Bajçinces. (Fshati Bardh i Madh, Komuna e Fushë Kosovës, ora 15:30)

- vetevendosje mban konferwnc per media. (Zyret e vetvendosjes, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 29 Dhjetor 2015

- Mbahet takimi i 110-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, Ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, ora 10:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri  Hamza mban konferencë për media në të cilën do të shpalos treguesit dhe zhvillimet që kanë karakterizuar Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2015. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media e cila organizohet në lidhje me përmbledhjen e aktiviteteve të Qendrës për Këshilla Ligjore dhe Avokim pranë Institutit Demokratik të Kosovës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Grupi i Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, do të mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, kompleksi "Qafa", ora 11:00)

- Anulohet - Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të publikohet raporti vjetor për vitin 2015 dhe vizioni për të ardhmen. (Gjyta Themelore në Gjilan, ora 11:00)

- I kryesuar nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala, mbahet takimi i dytë i Komitetit Drejtues Ndërinstitucional për vitin 2015, për Zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, 2009 – 2015. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P- 37, ora 11:00)

- Bëhet pranim-dorëzimi i materialit të grumbulluar, respektivisht dëshmive faktografike të krimeve të forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe të kryera gjatë viteve 1998 dhe 1999 në Komunën e Kaçanikut. (Komuna e Kaçanikut, ora 11:00)

- Mbahet tubim publik me qytetarët e Komunës së Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal, Istog, kati III, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu mban konferencën përmbyllëse për media për vitin 2015. (Salla e OEK-ut, ora 11:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Gjakovës organizon manifestimin tradicional sportiv “Laureati i vitit 2015”. (Salla solemne e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës,Lutfi Zharku do të mbajë konferencën e fundvitit për media,ku do të prezantohet raporti vjetor i të arriturave të Ministrisë së Infrastrukturës. (Lokalet e MI-së, ora 13:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media. (Lokalet e BSPK-së, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konerencë për media në lidhje me Termocentralin "Kosova e Re". (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot mban konferencë për shtyp lidhur me ngjarjet e vitit 2015. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me komunikimin e aktgjykimit ndaj te pandehurit Bratisllav Nikoliq dhe Agim Rexhepi, për veprën penale te kryer ne bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal te Republikës se Kosovës. (Gjykata Themelore e Ferizajt, ora 13:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit “Shkencëtar i Vitit 2015 “ dhe “Shkencëtar i ri i vitit 2015”. (Ndërtesa e MAShT-it, ora 14:00)

- Bëhët promovimi i librit “Skica Amerikane” e autorit Avni Spahiu, Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë. (Kolegjin ILIRIA, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2015

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, do ta vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ku do t’i inspektojnë renovimet në këtë qendër dhe vendosjen e ashensorëve për pacientë që kanë vështirësi të ngjiten shkallëve. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

-  Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic do të mbajë konferencën vjetore për media në të cilën do të prezentoj punën e tij dhe të Ministrisë gjatë vitit 2015. (Ndërtesa e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ora 10:00)

- Policia e Kosovës mban ceremoninë përmbyllëse të vitit ku do të prezantohen të arriturat dhe sfidat  e Policisë gjatë vitit 2015, si dhe do të ndahen Medalje, Certifikata dhe Letër falënderime për zyrtarë institucional, për punonjës të PK-se dhe për gazetarë. (Ndërtesa e  administratës së re DPP –Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia do ta vizitojnë Qendrën e Studentëve, ku me drejtuesit e kësaj qendre do të bisedojnë rreth mundësisë së hapjes së një ambulance brenda Qendrës, për nevoja të studentëve. (Qendra e Studentëve, ora 10:40)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia do ta vizitojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit, ku poashtu do t’i inspektojnë renovimet dhe vendosjen e ashensorëve. (Qendra e Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit, ora 11:30)

- Aleanca Kosovare të Bizneseve mban konferencën përmbyllëse për vitin 2015 me temë "Politika pengesë e zhvillimit ekonomik si dhe Rekomnadimet për institucionet e Kosovës për vitin 2016". (Zyret e AKB-së, ora 12:30)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi mbanë një konferencë për shtyp për të folur rreth zhvillimeve në bujqësi gjatë vitit 2015 dhe programit për 2016. (Zyret e ministritë Krasniqi, ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri mbanë konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon një koktej në të cilën do të bëhet prezantimi i punës dhe aktiviteteve përmbledhëse të Agjencisë Kosovare të Privatizimit gjatë vitit 2015. (Selia qendrore e AKP-së, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin 2015 në komunën e Rahovecit. (Galeria e arteve e Qendrës së Kulturës në Rahovec, ora 15:00)  

- Zyra për Çështje të  Komuniteteve që është në kuadër të Zyres së Kryeministrit, do të shpërndaj dhurata për festat e fund vitit për fëmijët e komunitetit Rome, Ashkali Egjiptianë. (Mahalla Rome në Mitrovicë, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2015

- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me nëntë entuziast të vrapit, kanë organizuar vrapimin me kauzën për rrugë të sigurta dhe të qeta në Kosovë. (Vrapimi fillon në ora 5:55 në mëngjës nga qendra e qytetit në Gjakovë dhe do të vazhdoj deri në Pejë deri tek hotel Dukagjini)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje!, ora ora 14:00)

Ngjarjet e datës 26 Dhjetor 2015

- Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi organizon konferencën përmbyllëse me gazetarë për vitin 2015 në të cilen do të paraqesë të arriturat e Ministrisë së Punës për vitin 2015. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 11:00)

- Grupi Troja do të shpalos albumin e tyre të fundit i cili do të përcjellet me një shfaqje teatrale. (Galeria Kombëtare pranë Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim me bashkatdhetarë, ku do të flasin Kryetari Visar Ymeri, si dhe Koordinatori i Qendrës së Lëvizjes në Ferizaj, Emrush Xhemajli. (Shtëpia e Kulturës në Ferizaj, ora 14:00)

- Promovohet libri i dytë i autorit Alban Fejza  “theks”, i cili gërsheton në vete tregime të shkurtëra në vargje të c ilat shoqërohen me variante të ndryshme të formateve,materialeve, dizajnit, ilustrimeve të fotografisë. (Rr.Nazim Gafurri, nr. 27, ora 19:00)

 

- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës organizon manifestimin për shpalljen  e Laureatëve sportivë  të vitit 2015. (Objekti i ri i Komunës së Prishtinës, në lagjen  Arbëria, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 25 Dhjetor 2015

- Për Ditën e Krishtlindjes mesha mbahet sot në Kishën Shën Ndou në Ulpianë. (Kisha Shën Ndou, Ulpianë, Prishtinë, ora 11:00)

- Klubi Basketbollit Sigal Prishtina mban konferencë për shtyp lidhur me risite e klubit për vitin 2016. (Zyret e klubit, ora 13:00)

- Shfaqet premiera “#2015” e cila, trajton edhe realitetin në Kosovë, me fokus tek drama e të rinjve. (Teatrit të Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2015

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në një mëngjes pune të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. (Villa Gërmia, Gërmi, ora 8:30)

- Me rastin e Festës së Krishtlindjes, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të realizojë vizitë në fshatin Janjevë. (Janjevë, ora 9:25)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 10:00)

 - Institucionet e Prokurimit Publik të Kosovës KRPP-së, OSHP-së dhe AQP-së në bashkëpunim me Projektin Përmirësimi i kapaciteteve administrative në fushën e Prokurimit Publik në Kosovë” organizojn koktej me gazetar me rastin e përmbylljes së këtij viti i cili. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e vdekjes së ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Dr. Ymer Koçinaj, do të mbahet mbledhja përkujtimore për të. (Amfiteatrin e Klinikës së ORL-së në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati do të mbajë konferencën përmbyllëse të vitit 2015 ku edhe do të bëjë publike edhe shifrat e deritashme të Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës. (Ministria e Diasporës, ora 10:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të realizojë vizitë në fshatin Sallagrazhdë. (Sallagrazhdë, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  do të bëjë ndarjen simbolike të bursave të MAShT në një ceremoni solemne ku do të marrin pjesë të gjithë përfituesit e bursave të Ministrisë. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, i fundit për këtë vit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-37, ora 11:00)

- Ministri i për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi si  dhe Sekretari i Përgjithshëm Shkelzen Sylaj konferencën e fund vitit për media të shoqëruar më një koktej për botuesit, kryeredaktorët dhe gazetarët. (Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kazerma “Adem Jashari”, hyrja  nga rruga për Obiliq, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mban konferencën përmbyllëse për media në të cilën do të shpalosen sukseset, sfidat për vitin 2015 dhe planet për vitin 2016. (MMPH, salla e konferencave, ora 11:00)

- Ndërmarrja Trepça organizon konferencën vjetore me ç’rast do të shpaloset e gjithë  puna e sukseshshme, të arriturat dhe vështërsit që ka hasur gjiganti Trepça gjatë gjithë vitit 2015. (Salla për media e Ndërmarrjes Trepça në Parku industrial në Mitrovicë, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku do ta bëjë përurimin e rrugës që lidh Prizrenin me Autostradën “Ibrahim Rugova”. (Në Hoqë të Qytetit, ora 11:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shënon 17-vjetorin e Betejës së Tabeve në Llapashticë të Besianës. (Lagjja e Kastratëve, Besianë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencën e fundvitit për media. (Zyra e kryetarit, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të vizitojë fshatin Shpenadi. (Shpenadi, ora 11:50)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të mbajë konferencën përmbyllëse për vitin 2015. (Objekti i ministrisë, ora 12:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami do të mbajë konferencën e fundvitit për media. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës mban konferencën për shtyp, që mbahet përkitazi me premierën e shfaqjes “#2015”, që jepet të premten në ora 19:30 - bashkëprodhim i Teatrit të Qytetit të Prishtinës - “Dodona” dhe Teatrit Urban -  bazuar në veprën e autorit amerikan Kenneth Lonergan, “This Is Our Youth”  me regji të regjisorit të mirënjohur, Fatos Berisha. (Teatri Dodona, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të vizitojë fshatin Korenicë. (Korenicë, ora 13:10)

- Subjektet opozitare mbajnë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje!, ora 13:30)
 
- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës mban konferencën  përmbyllëse  për medie. (Salla e Qendrës së Studentëve afër selisë së SBASHK-ut, ora 14:00)

- anulohet - NISMA për Kosovën mban konferencë për medie, përkitazi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO 130/15, për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. (Selia e NISMA për Kosovën, ora 14:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të vizitojë Klinën. (Klinë, ora 14:35)

- Universitet për Biznes dhe Teknologji organizon një koktej rasti për media. (Restaurant Collection, Lagja Kalabria, ora 15:00)

 - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të vizitojë fshatin Zllakuqan. (Zllakuqan, ora 15:10)

- Aleanca Kosovare eBizneseve organizon Darkën e Bereqetit të Kosovës  me prodhime vendore, aktivitet në kuadër të  “Javëve të Biznesit Kosovar”. (Hotel Amazona, në magjisëtralen Prishtinë -Vushtrri, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 23 Dhjetor 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Me rastin e përmbylljes së vitit pas mbledhjes së Qeverisë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, do të mbaj konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, pas mbledhjes së Qeverisë)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Qendra Ndërkombëtare Olof Palme – Suedi, organizojnë tryezën e rrumbullakët me temë "Politikëbërja e partive politike në nivelin lokal". (Salla e konferencave Orion, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës do të mbajë një tryezë diskutimi mbi punën e Agjencis Qendrore te Prokurimit gjatë periudhës së funksionimit të saj ku njëkohësisht do të publikojë të gjeturat nga monitorimi i kontratës për furnizim me karburante për 37 institucione publike “Paraja publike apo konkurrenca?”. (Hotelin Sirius, ora 10:00)

- Peer Edukatorëve Network - PEN oranizon konferencë Pro WO + njeriu. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizohet aksioni për dhurimin e gjakut "Babadimri dhuron Gjak". (Innovation Centre Kosovo, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Paolo Gentiloni. (Ndërtesën e Qeverisë, ora 10:10 - vetëm pamje)

-  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me rastin e përfundimit të vitit 2015 mban takimin e përbashkët me kryetarët e komunave, përfaqësuesit diplomatik, komunitetin e donatorëve, shoqërinë civile dhe mediat ku do të promovohet fillimi i implementimit të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026. (Hotel “Prishtina”, ora 10:15)

- Me rastin e festave të fundvitit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë fëmijët në Qendrën e SOS Fshatit në Prishtinë, me ç’ rast do të ndajë dhurata për fëmijët në këtë qendër. (SOS Fshati, ora 10:40)

- Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demoratike të Kosovës, Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)

- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari  Lila do të bëjë shpërndarjen e dhuratave për familje në fshatin Netic. (Fshati Netic, ora 11:00)

- Me rastin e ceremonisë përmbyllëse të projektit "Start-up Biznesit për të gjithë" në Mitrovicën Veriore, partneri implementues 'Miqtë e Rinisë "OJQ-ja do të organizojë një konferencë për të shpërndarë të arriturat e projektit. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-se në veri të Mitrovicës, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Administrates se Kosovës organizon konfernencë për shtyp dhe bënë publike, të arriturat , sfdat dhe kërkesat e artikuluara substanciale te SPAKU-ut për sherbyesit civil te Kosovës , drejtuar Qeveris së Kosovës për implementim për vitin 2016. (Hotel Grand, ora 11:30)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të organizojë pritjen e fundvitit për të gjithë gazetarët, xhiruesit dhe fotoreporterët e akredituar në Kuvendin e Kosovës. (Hotel “Sirius”, ora 12:00)

- Tri subjektet opozitare mbajnë konferencë për media. (Selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje!, ora 12:00)

 - Lidhja Demoratike të Kosovës do të shënojë 26-vjetorin e themelimit të saj. (Hotel “Emerald”, ora 12:00)

- Ministria për Integrime Evropiane dhe Tere Des Homes do te bejë shpendarjen e 200 dhuratave dhe matrijalit shkollore për fëmijët Romë, Ashkali dhe Egjiptase në komunen e Fushë Kosovës. (Sala e Sporteve ne komunen e Fushe Kosoves, ora 12:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala do të inspektojë punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku janë duke u finalizuar shtigjet e atletikës në stadium dhe pritet të përfundojë edhe vijëzimi i tyre. (Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studin Kritikë Veprim organizon tubim me Glauk Konjufcen lidhur me aktualitetin politik. (Fakulteti Filozofik, salla 101, ora 14:00)

- Bëhet prezantimi i vitit të dytë të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje!, përkatësisht Kryetarit Shpend Ahmeti dhe ekipit të tij në Komunën e Prishtinës ku do të shfaqet një film i shkurtër rreth projekteve të vitit 2015 në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës, ora 14:00) 

- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari  Lila do të bëjë shpërndarjen e dhuratave për familjet strehuese në Qerim, Plançor, Lugbunar, Moglicë dhe Ujëz, ora 14:00
 
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala do të inspektojë punimet në palestrën e sportit në Skenderaj. (Skenderaj, ora 15:30)

- ForumZFD-Kosovo Program, Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Universitetin e Prishtinës, dhe Alter Habitus – Instituti për studime në shoqëri dhe kulturë, organizojnë ngjarjen përmbyllëse publike të projektit “Hartëzimi i Kujtesës në Kosovë#2-2015”. (Kafe librabri Dit’ e Nat’, Rr. Fazli Grajcevci 5, ora 17.00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te pikës së re të karburantit të kompanisë Al Petrol si dhe në përmbylljen e suksesshme të një viti afarist të kompanisë. (Objekti i ri gjendet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, kilometri i tretë, ora 17:30)

- Zyra për Kosovë e Qeverisë së Republikës së Serbisë organizon koktejin e shënimit të Vitit të Ri për drejtorët, kryeredaktorët dhe redaktorët e mediave (“Etno Shtëpi”, Graçanicë, ora 19:00)

 

- Galeria Kombëtare e Kosovës në Prishtinë dhe Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë kanë organizojn hapjen e ekspozitës “Realizmi Socialist Shqiptar në GKK”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2015

- Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në bashkëpunim me organizatën për qasjen e lirë ne kulturë, FLOSSK, mbajn takimin e organizuar me qëllim të prezantimit të punës dhe projekteve rreth trashëgimisë kulturore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në tryezën shkencore me temë “Investimet e Huaja Direkte në Kosovë”, që organizohet nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. (Objekti i ASHAK, ora 10:00)

- Ministria për Forcën e  Sigurisë organizon ceremoninë e certifikimit dhe dhurimi i donacionit për Kompaninë e Deminimit të FSK-së. (Kazerma e Kompanisë së Deminimit të FSK-së në Prizren, ora 10:00)

- Ambasadori i Sh.B.A.-ve  Greg Delawie do tu drejtohet të pranishmëve në ceremoninë e permbylljës së trajnimit tre javor të Nivelit të parë për Trajnim të Trajnerëve në Njësitin e Deminimit të Mjeteve Shpërthyese dhe në ceremonin e dhurimit të pajisjeve për deminim  në vlerë prej ~ $ 195,000.00 për  Njësitin e Deminimit të Mjeteve Shpërthyese të FSK-së në Prizren. (Njësia e Deminimit e FSK-së, Prizren, ora 10:00)

- Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë mban konferencë informuese me bizneset të cilat kryesisht merren me eksport ku po ashtu shoqata e eksportuesve të Kosovës do të bëjë  “Shpalljen e eksportuesit të vitit për kompanitë eksportuese mikro, të vogla dhe të mesme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Erasmus+ në Kosovë, në bashkëpunim me ekspertët për reforma të arsimit të lartë në Kosovë organizojnë seminarin me temë “Dimensioni profesional në arsimin e lartë”, të ekspertëve për reformat e arsimit të lartë në Kosovë. (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë një ceremoni, ku do të prezantojë standardizimin-akreditimin ndërkombëtarë sipas normave 17025, të tri laboratorëve të AKF-së. (Objekti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 10:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon ceremoninë e shpalljes së fituesve të programit përshpejtues në bujqësi dhe EkoTurizëm - ATAR. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e njëmbëdhjetë për vitin 2015 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim bënë lansimi e hulumtimit "Gjendja Aktuale e Sistemit Financiar në Kosovë dhe Efektet e tij në Siguri Njerëzore". (Qendra Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian, ora 10:30)

- Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve organizon ndarjen e Çmimeve për fituesit e garës së organizuar nga FLOSSK, në kuadër të Wikimedia, për fotografitë më të bukura të monumenteve të Kosovës dhe Shqipërisë, Wiki Loves Monuments. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e radhës të Forumit "FOL Hapur", ku i ftuar do të jetë politikani/shkrimtari nga Tirana, Ben Blushi. Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme të Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë  lokalitetin arkeologjik në Dresnik në komunën e Klinës. (Dresnik, ora 12:30)

- Drejtori  i Infrastrukturës, Hysen Durmishi mban konferencë për​ media, në të cilën do të flitet për projektet e kësaj drejtorie gjatë vitit 2015 dhe planet për vitin 2016. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla nr 37, ora 13:00)  

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilën do të behët shqyrtimi i propozim rregullores për procedurat e zgjedhjes dhe shkarkimit të Avokatit të Popullit dhe zëvendëseve të Avokatit të Popullit dhe diskutim për sfidat me të cilat ballafaqohet Komitetit i Grave të Verbëra të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të inspektojë punimet në Palestrën e Sportit të komunës se Klinës. (Klinë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të inspektojë punimet në Palestrën e Sportit në Istog di dhe do të vizitojë lokalitetin arkeologjik në këtë komunë. (Istog, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të organizoj pritje për përfaqësuesit e mediave, me rastin e festave të fundvitit. (Restoranti “Rron”-   Veternik, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2015

- Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova me bashkëpunëtorë do të bëje inaugurimin e 8 shtëpive për të pastrehët, të ndërtuara nga Komuna e Istogut. (Istog, ora 10:00) 

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS, respektivisht Departamenti i Rinisë, ju fton në Ceremoninë e Certefikimit të 240 përfituesëve të programit për fuqizimin e “Shkathtësive Jetësore” respektivisht përgaditjen e të rinjëve për tregun e punës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik Infrastrukturë, Tregti dhe  Industri i Kuvendit të Kosovës, mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S -1, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në përurimin e segmentit të rrugës nacionale N2, Prishtinë - Mitrovicë, segmenti Milloshevë - Stanovc. (Afër mbikalimit, fshati Gracë, Vushtrri, ora 11:00)

- Koalicioni për KOMRA organizon debatin mbi pajtimin në rajon - Çka paraqet procesi i pajtimit në rajon? Cili është kontributi i politikanëve të rajonit në këtë proces?, etj. (Hotel Sirius, ora 11:00)
 
- Komuna e Gjakovës lanson një portal të qytetit gjithëpërfshirës i cili do të quhet “Gjakova Portal” dhe nga ai do të përfitojnë jo vetëm qytetarët, mirëpo edhe bizneset, turistët e investitorët. (Ndërtesa e Komunës, ora 11:00)

- Drejtori i Arsimit të komunës së Gjilanit, Nazmi Musa mban konferencë për media. (Komuna e Gjilanit, ora 11:00)

- Shoqata EP EnergyPlus e mban konferencë për media ku do të informojë për Projektin EP sfida, që do të organizohet të njëjtën ditë në Bibliotekën Pjetër Bogdani. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në lidhje me liberalizimin e vizave. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 12:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "Kosova trajtohet e pabarabartë në CEFTA". (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

- Hapet ekspozita humanitare për të drejtat dhe liritë e fëmijëve “Arti - Zëri i së drejtës sime”. (Pallati i Rinise, Sportit dhe Kultures, salle e kuqe, ora 17:00)

 

- Deputeti dhe publicisti i njohur shqiptar, Ben Blushi sot do të vizitojë Prishtinën, me ç’rast do të flas edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, kurse lexueve të tij do t'ua nënshkruaj librin e tij "Kandidati" në librarinë "Dukagjini". (Libraria Dukagjini, Sheshi Nene Tereza, ora 18:00)

- Sigal Uniqa Group AustriaA, organizon pritje për përfaqësuesit e medias, ku edhe do të inaugurohet ekspozita “UNIQ’Art”, si një përmbledhje e karikaturave nga prof. Bujar Kapexhiu. (Muzeu Historik Kombëtar, ora 18.30) 

Ngjarjet e datës 20 Dhjetor 2015

- Mbahet mbledhja e XXII-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!. (American School of Kosova në Pallatin e Rinisë, ora 10:00)

- Aleanca e Gruas së Kosovës do të shpërndajë ndihma për 13 familje dhe dhurata për 15 femijë në lagjen Fusha e Pajtimit -Prishtinë. (Lagja Fusha e Pajtimit, ora 12:00)

- Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës mban konferencë për media, mbi aktivitetet dhe të arriturat e kësaj drejtorie gjatë vitit 2015. (Drejtoria e Inspekcionit, ish Gjykata e Qarkut, ora 13:00)

 

Ngjarjet e datës 19 Dhjetor 2015

- Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit organizon tryezën e dytë të rrumbullakët  me titull: “Diagnostikimi dhe menaxhimi protokolar i kancerit të mushkërive”. (Hoteli Emerald, ora 9:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon Kuvendin Vjetor të 13-të të Anëtareve të RrGGK. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Bëhet përmbyllja e projektit “Ulpiana 2015” në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. (Lokaliteti arkeologjik i Ulpianës, ora 11:00)

- Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku mban konferencë për media në të cilen do të jap detaje lidhur me raportin përmbyllës të Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave P32, ora 11:00)

- OJQ Islamic Relief në Kosovë, bën dorëzimin solemn të çelësave të shtëpisë së përfunduar dhe të mobiluar për banim për familjen Bytyqi në fshatin Terstenik. (Fshati Terstenik në Drenas, ora 11:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizoj shpalljen e më të mirëve për vitin 2015. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti mban konferencën e fundvitit për media ku do të prezantoj para mediave Raportin  e punës së Ministrisë së Financave për vitin 2015. (Ministria e Financave në ndërtesen e qeverisë, kati 11, ora 12:00)

- jCoders ogranizon Hackathonin e parë në Kosovë për fëmijë i cili ka për qëllim të shtyjë fëmijët të moshës 8-15 vjeçare që brenda një dite të programojnë dhe zhvillojnë video lojëra si Pac-Man, Space Invaders dhe Bomberman. (Ndërtesa e ICK-së në Prishtinë, ora 15:50)

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2015

- Mbahet konferenca vjetore e Forumit të Gjygjatreve dhe Prokuroreve të Kosovës. (Hotel Victory, ora 9:00)

- Studentë të Universitetit Shtetëror të Tetovës me seli në Shkup vijnë në Kosovë për një vizitë njëditore me moton "Mos - harresa në shërbim të kujtesës historike". (Fakulteti i Edukimit, ora 9:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon një tryezë të rrumbullakët lidhur me monitorimin e sektorit të sigurisë së Kosovës, Gusht - Nëntor 2015, në të cilën do të prezentohen dhe diskutohen  të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e dytë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës. (Salla e konferencave Orion, ora 9:45)

- Kryetari i GjykatësThemelore të Ferizajt, Bashkim Hyseni mban konferencë vjetore ku do të publikoj raportin e punës për vitin 2015. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla, ora 10:00)

- Hapet panairi për turizëm, “eKSplorer - Destinacion për Turizëm dhe Aventurë”, që ka për qëllim kryesor promovimin e vendeve turistike dhe aktiviteteve në natyrë, duke ofruar informacione si dhe vetëdijësimin e qytetarëve. (Plato të Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Studentë të Universitetit Shtetëror të Tetovës me seli në Shkup do të takohen me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Zyrat e kryetarit Ahmeti, ora 10:00)

- Caritas Kosova mban konferencë për media me rastin e përmbylljes se projektit “Personat me aftësi të kufizuara së bashku për një jetë më të mirë - POWER”. (Hotel Nartel në Emshir, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 40-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (Objekti i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, ora 10:30) 

- Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, Drejtuesja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti marrin pjesë në hapjen e çerdhes e tretë publike me rradhë këtë vit nga Komuna e Prishtinës. (Fshati Besi, ora 11:00) 

- Ne prezencën e ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe kryetarit të Komunës së Ferizajt në hapet reparti i ri i Eurometalit. (Në hyrje të Ferizajt, ora 11:00)

- Studentë të Universitetit Shtetëror të Tetovës do ta vizitojnë ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Nërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

 

- Ministri i financave Avdullah Hoti do të merr pjesë në hapjen solemne të fabrikës  “Ebbers Grup Hollanda Shpk”.  (Fshati Bellacerkë, Rahovec, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Partisë Demkratike të Kosovës organizon konferencën e fund vitit me gazetar, ku do të bëhet rezyme e punës së Grupit tonë Parlamentar në kuadër të Kuvendit të Kosovës. (Zyret e Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvend, salla C-202, ora 12:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, si dhe Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Lazër Ndrecaj, do të mbajnë konferencë për media në të cilën do të flitet për punët e kryera në këtë ndërmarrje pas ndërrimit të menaxhmentit, si dhe për parregullsitë e shumta që i kanë evidentuar e që ndërlidhen me periudhën paraprake. (Objekti i Ndërmarrjes Publike Banesore, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren do të mban konferencë për media ku do ta flasin përfaqësuesit e opozitës së bashkuar lidhur me manifestimin për Republikën që do të mbahet ditën e shtunë në këtë komunë. (Zyrët e Vetëvendosje në Prizren, rr. Adem Jashari, ora 13:00)

- Shfaqet premiera kosovare e filmit “Shok”, me skenar dhe regji të Jamie Donoghoue me producent Harvey Ascott dhe Eshref Durmishi, subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.(Kinema ABC, ora 13:00)

- Mbahet konferenca përmbyllëse për media në kuadër të Projektit Serbija dhe Kosova: Kultura pa kufinj duke nxitur kështu njohjen dhe shkëmbimin kulturor në mes të dy shoqërive. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 13:00) 

- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! do të dorëzojnë 80 Kallëzime Penale lidhur me intervenimin e dhunshëm të Policisë së Kosovës më 28 nëntor të këtij viti brenda zyrave të Vetëvendosje!-s. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:30)

- - Studentë të Universitetit Shtetëror të Tetovës  do ta vizitojnë Kompleksin Memorial të dëshmorëve të kombit në Prekazin legjendar, për t'u pritur vëllazërisht edhe nga Kryefamiljari i Familjes heroike Jashari, nga bacë Rifat Jashari. (Prekaz, ora 13:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të merr pjesë në ceremoninë e dorëzim - pranimit të librave shkencorë për komunat e Republikës së Kosovës, të cilat janë dhuratë nga MASHT-i. (Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, salla e kuqe, ora 14:30)

 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Kompania Contour Global nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për Termocentralin “Kosova e Re”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 15:00)

 

- Komisioneri Avramopulos mban konferencë për shtyp për publikimin e raportit të tretë të Komisionit Evropian për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. (Qendra Informative dhe Kulturore në Prishtinë, ora 15:00)

- Kompania "KAWA" do të bejë inaugurimin e objektit të parë të Kompleksit KAWA. (Objketi tek rruga B, pas bio restaurant "Fshati'" në Prishtinë. ora 16:00)

- Sharrcem dhe Fondacioni LAB me mbështetjen e Rrjetit CSR të Kosovës, organizon Forumin e 3-të të Qëndrueshmërisë së Hisedarëve, për të paraqitur, dhe më e rëndësishmja, për të diskutuar ndikimin social dhe mjedisor të industrisë. (Hotel Emerald, ora 16:30)

- Organizata Ndërkombëtare per Migrim së bashku me komunitetin artistik të Prishtinës do të realizojë një program për Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve, për të përkujtuar ata që kanë vdekur ose janë zhdukur duke marshuar nëpër dete dhe shkretira për të arritur në një vend te sigurt. (Teatri Oda në Pallatin e Rinisë dhe i Sporteve, ora 17:00)

- Hapet ekspozita Muzeu i Memories i tri artisteve Arta Agani, Arbana Hajdredinaj dhe Vlora Hajdini- Hajrullahu. (Galeria e Fakultetit të Artëve, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2015

- Për shkak të kushteve të rënda të punës, të gjithë punonjësit e prokurorive dhe gjykatave, të akomoduar në Pallatin e Drejtësisë, do mbajnë protestë. (Jashtë objektit të Pallatit të Drejtësisë në Hajvali, ora 10:00) 

- Mbahet prezantimi dhe diskutimi në panel i studimit “Hapat e Parë në Tregun e Punës” nga Deloitte. (Ndërtesa e zyrave të Deloittë, ora 10:00) 

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin diskutues me temë "Burimet e ‘fshehura’ të financimit të Partive Politike - Dështimet dhe sfidat në auditimin e rregullt të financave të partive politike”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët adresimi i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00) 

- Mbahet ceremonia e certifikimit për ndërmarrësit e rinjë dhe bizneset ekzistuese, përfshi edhe minoritetet, projekt ky i mbështetur nga CDF-USAID. (Salla Orion, përball Kino ABC. ora 11:00) 

- Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala viziton Komunën e Pejës më ç'rast viziton stadiumin e qytetit si dhe  Qendrën e Rinisë dhe Qendrën e Sportit. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e projektit "Promovimi i Përdorimit të Internetit në mënyrë të Sigurtë dhe të përgjegjshme nga ana e Fëmijëve II". (Hotel Victory, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës ndan mirënjohje të veçantë Kompanisë Elkos Group dhe pronarit të Kompanisë, Ramiz Kelmendi. (Objekti i OEK-ut, ora 13:00)

 

- Tri partitë opozitare, VV, AAK dhe Nisma do të mbajnë manifestimin e radhës në qytetin e Malishevës. (Sheshi i dëshmorëve në Malishevë, ora 13:00)

- Për të shënuar fundin e detyrës së Menaxherit të Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, Zyra e Bankës Botërore në Kosovë do të jetë e një konference me titull "Të ndërtosh ura drejt ardhmërisë së begatshme, për të diskutuar proritet zhvillimore afat-mesme dhe afat-gjate për Kosovën dhe rajonin". (Hotel Swiss Diamond, ora 13:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami,  ministri i Administratës Publike, Mahir Yakcilar, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë se Informacionit, Kujtim Gashi do të promovojnë fillimin e implementimit të projektit e-Shkolla. (ShFMU “Emin Duraku” në Shtime, ora 14:00) 
 
- Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala viziton Komunën e Deçanit ku edhe do të bejë inspektimin e punimeve në Palestrën e Sportit. (Deçan, ora 14:00)

- Misioni i OSBE-së do të prezantojë edicionin e katërt të Raportit Vlerësues për të Drejta të Komuniteteve para përfaqësuesve të institucioneve vendore, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. (Hotel Emerald, ora 14:30)

- Inaugurohet Projekti “Rregullimi Sekondar Frekuencë-Fuqi Kosovë-Shqipëri’’ dhe përfundimi i punimeve në Linjën Interkonektive 400 kV deri në kufirin me Shqipërinë. (Nënstacioni 400/220 kV Kosova B, në Obiliq, ora 15:00)

- Kinemaja ABC në programin e saj të shfaqjes se filmave sjell Premieren Botërore të sages dhe historisë me personazhe e krijesa te versionit origjinal te cilin ne vitin 1977 e ka krijuar George Lucas. (Kinema ABC. ora 19:00)

Ngjarjet e datës 16 Dhjetor 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

-  Institutit Demokraci për zhvillim organizon konferencën e titulluar “Organizatat me bazë në anëtarësi dhe avokimi”. (Hotelin Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë dhe mban fjalë rasti në Konferencën e Parë Vjetore për Partneritet midis Kuvendit të Kosovës dhe Shoqërisë Civile. (Hotel Afa, ora 9:30)

- Konrad Adenauer Stiftung dhe Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezë të rrumbullakët me temë "Financimi i partive politike në Kosovë: Aspektet legale dhe praktikat. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbajë dëgjim publik për shqyrtimin e Raportit të Performances Financiare dhe Shërbimeve të ofruara në komuna në vitin 2014 dhe raporteve të auditimit të PVF-ve të komunave për vitin 2014. (Restaurant “Garden”, ora 9:30)

-  Shoqata Kosovaro-Austriake bën prezantimin e Raportit Vjetor për 2015 si dhe aktivitetve të planifikuara për vitin 2016. (Rings Center Sheshi- Nëna Terezë, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik Stavileci dhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti do të prezantojnë Fondin për Efiçiencë të Energjisë. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi dhe Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Kivilicim Kiliç, vizitojnë Fabrikën Ramatex në Komunën e Dragashit. (Dragash, ora 10:30)

 - Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi dhe Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Kivilicim Kiliç, vizitojnë Komunën e Dragashit ku do të takohen me Kryetarin e Komunës Dragash Salim Jenuzi. (Objekti i komunës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim ambasadoren e re të Portugalisë në Hungari, jorezidente për Kosovën, Maria Jose Morais Pires. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, znj. Angelika Viets, do të vizitojnë gjimnazin “Loyola” në Prizren. (Prizren, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës dhe Radio-taksitë e Prishtinës do te protestojnë për të kërkuar përmbushjen e kërkesave të parashtruara me shkrim më shume së 6 muaj. (Para objektit te Komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet promovimi i librit "Propedeutika e mjekësisë intere" të autorit Gani Bajraktari. (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës Fejzullah Hasani do të mbajë konferencë për media, ku do të prezantohen Raporti Vjetor i punës së gjykatës dhe Buletini i Gjykatës Supreme si dhe do të bëhet promovimi i Bibliotekës së Gjykatës Supreme. (Gjykata Supreme në Pallatin e Drejtësisë, ora 11:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën mbajn manifestimin e radhes në Pejë për të kundershtuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave serbe. (Sheshi kryesor në Pejë, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim një grup të grave nga Krusha e Vogël. (Kabineti i Kryetarit, ora 12:00) 

- Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, organizon Akademinë Përkujtimore me rastin e shënimit të 15 vjetorit të vdekjes së gjeneral Jashar Salhiu, i shpallur “ Hero i Kosovës”. (Salla e Kuvendit të Komunës se Junikut, , ora 12:00)

- Shtëpia botuese “Drita” organizon promovimin e tri librave - Don Lush Gjergji, “Miqtë e mi në amshim”, Don Anton Uka, “Udhëheqja shpirtërore sfidë dhe nevojë e ditëve tona” dhe Dedë Palokaj, “Dritë prej Dritës” (Rezidenca e Ipeshkvisë së Kosovës, pranë Katedrales “Nënë Tereza” Prishtinë, ora 12:00) 

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "BE-ja godet ekonominë, qytetartarët dhe Qeverinë e Kosovës". (Zyrat e AKB-së, ora 13:00)

-  Kryetari i Komunës së Prishtinës​, Shpend Ahmeti, do të ndezë dritat e Vitit të Ri. (Sheshi "Skënderbeu", ora 18:45)

-  Kryetari i Komunës së Prishtinës​, Shpend Ahmeti, do ta bëj hapjen zyrtare të Tregut të fundvitit. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 15 Dhjetor 2015

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë znj. Angelika Viets nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunim Financiar 2015 ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e  Qeverisë, Qendra për Media, salla P-32, ora 9:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën "Ndikimi i Sektorit Dinamik Bankar në Zhvillimin e Sektorit Privat". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme, do të mbajë një takim të përbashkët me  kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, ku do të diskutohet për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që shpie në terrorizëm, sfidat dhe roli potencial i KKSB-ve. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të martën, më 15 dhjetor 2015, do të mbajë dëgjim publik për Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-076 për Policinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, i shoqëruar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, Zëvendës Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj–Gashi, Ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu dhe zëvendësja e shefes së misionit pranë Ambasadës së Gjermanisë Christina Gehlsen, do të marrë pjesë në nisjen e trajnimit për teknologji informative. (Lokalet e Innovation Centre Kosova, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bën lansimin e të gjeturave  të rezultateve të Barometrit Kosovar të Sigurisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Mitrovicës, në bashkëpunim me MKRS organizon konferencë dy ditore me drejtorët e Teatrove në shtetin e Kosovës. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00) 

- Mbahen konsultimet publike lidhur me Draft Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2020 dhe Programin e Reformave Ekonomike 2016 -2018. (Swiss Diamond, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me SPARK nga Holanda dega ne Kosovë mbajn konferencën për media për te lansuar aktivitetin e përbashkët kushtuar informimit te komunitetit te biznesit lidhur me përparësit dhe sfidat me te cilat do te ballafaqohet me rastin e fillimit te implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Unionin Evropian. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:00)

- Në kuadër të  programit "Guest Speaker", në edicionin e XII-të, do të merr pjesë  ", Prof.dr.Shinasi Rama, i cili do të mbajë ligjëratë me temën: "Tranzicioni shqiptar ne fund - shekullin XX dhe fillim - shekullin XXI" në Universitetin "Kadri Zeka" ne Gjilan. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Kosovo Cinematography Center shfaq premierën e dokumentarit “Trapped by law”, i cili rrëfen tregimin e dy vëllezërve nga komuniteti Romë, Kefaet dhe Selami Prizreni, që janë rritur në Gjermani dhe pastaj fare papritur dëbohen në Kosovë ku nuk kanë qenë kurrë më parë. (Kino ABC   ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Patentë Shofer. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Instituti Riinvest publikon raportin ‘Matja e Opinionit Publik’. (Hapësirat e Institutit Riinvest ora 12:00)

 

- Mbahet ceremonia e aderimit të 50 aktivistë, ekspertë profilesh të ndryshme në AAK. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala viziton Ferizajn, ku do të inspektojë punimet në Qendrën Rinore, investim i MKRS-së. (Qendrën Rinore në Ferizaj, ora 13:00)

 

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, znj Kivilcim Kiliç nënshkruhet Marrëveshja mbi Ri-pranimin e Personave që Qëndrojnë pa Autorizim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë. (Kabineti i ministrit të Hyseni, ora 14:00)
 
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala viziton Kaçanikun, ku do të inspektojë punimet në Palestrën e Sportit në këtë qytet. (Palestrën e Sportit në Kaçanik, ora 14:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)