28 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Shtator 2015

- Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Liburn Aliu, do të vizitojë punëtorinë “Bllok pas Blloku Prishtinë”, e cila do të mbahet nga data 11 – 14 shtator. (Kolegji "Iliria", lagjja Bregu i Diellit, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj mban konferencë për media, ku do të flitet për situatën e krijuar pas mashtrimit që Komuna u ka bërë anëtarëve të Kuvendit Komunal. (Zyra e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 105-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, në objektin e ri, ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, Prishtinëm, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës organizojn mbajtjen e seminareve me tatimpagues në zyrat regjionale të ATK-së. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 10:00)

- Garda e Nderit e Policisë së Kosovës do ta ulë në gjysëm shtizë flamurin e SHBA tek shtatorja e Presidentit Bill Klinton. (Sheshi Bill Klinton në Prishtinë, ora 11:00)

-  Me rastin e 11 shtatorit shoqata "Miqtë e Amerikës" në bashkëpunim me Policinë e Kosovës organizojnë ligjeratë në Gjimnazin "Hajdar Dushi", Gjakovë. (Objekti i gjimnazit, ora 13:00)

-  Me rastin e 11 shtatorit shoqata "Miqtë e Amerikës" në bashkëpunim me Policinë e Kosovës organizojnë ligjeratë në shkollën fillore e mesme e ulët "Ibrahim Mazreku", Malishevë. (Objekti i shkollës, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te fabrikës për prodhimin e mbulesave të karrigeve për stadiumet evropiane, investim ky nga Gjermania. (Rruga “Naim Beka”, nr.15, afër pompës “AL-Petrol” në Ferizaj, ora 17:00)

-  Lëvizja Vetëvendosje! mban tribunë ku flitet për rrezikun dhe pasojat që do t’i ketë Kosova nga krijimi i Zajednicës. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 17:00)

- Ceremonia e hapjes së edicionin te 14-të të Festivalit Ndërkombëtar tradicional të valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 10 Shtator 2015

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të bëj vizitë në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë, ku do të bashkëbisedojë me mësimdhënës, nxënës dhe prindër. (Shkolla fillore “Ismail Qemaili”, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Senatit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina". (Ndërtesa e Rektoratit, ora 9:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian organizon tryezë diskutimi me temën: “Rroli i gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”. (Salla e konferencave brenda Kalasë së Qytetit të Vushtrrisë, ora 10:30)

- Instituti për Politika Zhvillimore në kuadër të Konsorciumit Kosovar të Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon tryezën ‘Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë – Përfitimet dhe Pengesat’. (Salla e konferencave “Orion”përballë Kino ABC, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami merr pjesë në prezantimin e kampanjës “Eja regjistrohu edhe ti” për vetëdijësimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë për rëndësinë e regjistrimit me kohë të fëmijëve në regjistrin civil dhe në shkollimin e obliguar. (Shkolla fillore "Ismajl Luma" në Lipjan, ora 11:00)

- Behët promovimi i librit të autorit Fehmi Pireva me poezi për femijë, "Albumi i Hënës". (Institutin Albanologjik të Prishtinës, ora 12:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të mbajë konferencë për media në lidhje me tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ku edhe do të bëhët publikimi i rezultateve të Provimit të Maturës. (Ndërtesa e MAShT, ora 10:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Drejtuesi i Komitetit për Energjetikë, Prof. Naim Hoxha mbajnë konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosje, ora 13:00)

- Ministri Blerand Stavileci së bashku me Ambasadoren e Gjermanisë znj Angelika Viets me përfaqësues të lartë të KfW-së dhe kreun e KOSTT-it Naim Bejtullahu inspektojnë punimet e linjes 400 kV Kosovë - Shqipëri. (Nënstacioni Kosova B në Obiliq, ora 14:45) 

 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami merr pjesë në  ceremoninë e përurimit të objektit të shkollës së mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. (Shkolla e mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti 13:30)

Ngjarjet e datës 9 Shtator 2015

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 9:00)

- Vazhdon Konferenca “Arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor për të gjithë”. (Emerald Hotel, ora 9:00)

- Bëhet Inaugurimi i projektit "Rinovimi i oborrit të shkollës “Isa Boletini” në Podujevë. (Oborri i shkollës “Isa Boletini”, Podujevë, ora 10:00)

- Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës mbajnë konferencë për media lidhur me veprimet e fundit të Ministrisë së Kulturës. (Qendra Stacion, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Administrates se Kosovës organizon konferencë për shtyp dhe bënë publike, qëndrimet, gjendjen sociale ekonomike dhe materiale dhe statusin aktual te shërbyesve Civil në Administarten Shtetërore te Kosovës. (Hotel Grand, ora 11:30)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, do të vizitoj familjen e Caslav Jevticit, në fshatin Rajnovc të Komunës së  Ranillugut. (Fshati Rajnovc, Komuna e Ranillugut, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore publikojnë Planin Strategjik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2015-2018. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Instituti GAP organizon panel diskutimi me temë: “ Fondi Kosovar për Garanci Kreditore: Sa do të ndikojë në normat e interesit për biznese?”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 8 Shtator 2015

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon konferencën me temë “Arsimi gjithë përfshirës dhe cilësor për të gjithë”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet ceremonia solemne të diplomimit  të Kolegjit ISPE me të cilën shënohet përfundimi i studimeve për nivelin bachelor në drejtimet e studimeve të Integruara Evropiane, të Sigurisë dhe të Ekonomikut si dhe për drejtimin Master në studimet evropiane. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e tretë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Mbahet takimi publik për shqyrtimin e propozim buxhetit për vitin 2016 në Komunën e Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 11:00)
 
- Bëhet Nenshkrimi i Memorandumit për krijmin e Akademisë Administrativë në bashkpunim mes Komunës së Pejes dhe Akademisë Administrative të Gjermanisë dhe Asociacionit. (Komuna e Pejes, ora 11:30) 

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, i shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Ministri i Arsimit Arsim Bajrami, do t’i vizitojë fëmijët të cilët marrin pjesë në aktivitetet e organizuara për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit. (Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë, ora 11:30)

- Ministri i Infrastrukturës z. Lutfi Zharku do ta vizitoj Komunën e Gjakovës ku do të takohet me përfaqësuesit e Komunës së Gjakovës për të diskutuar rreth projektit të infrastrukturës për unazat dhe hyrjet-daljet e qytetit te Gjakovës. (Salla e Asamblesë Komunale të Gjakovës, ora 12:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë organizon  një konferencë të nivelit të lartë në Prishtinë, për "Personat e Zhdukur – Rruga përpara". (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)

- Kosovo Unites States Alumni organizon ceremoninë përmbyllëse të implementimit të suksesshëm të projektit "Fuqizimi Përmes Lidershipit". (Hotelin Swiss Diamond, ora 13:45)

- Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të përurojnë ndërmarrjen sociale "Shoqata e kultivuesve të mjedrave – Sushicë“. (Objekti i ndërmarrjes në fshatin Shushicë, komuna e Shtërpcës, ora 14:00) 

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, nënshkruajnë dy marrëveshjeve për bashkëpunim financiar ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11- salla e konferencave, ora 15:00)

-  Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets, mbajnë konferencë për media.(Ndërtesa e  Qeverisë së Republikës së Kosovës, kati 11- salla e konferencave, ora 15:00) 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ish-Presidenten e Finlandës, zonjën Tarja Halonen. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 15:15  - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të presë në takim ish presidenten e Finlandës, znj. Tarja Halonen, të shoqëruar nga ambasadorja znj. Anne Huhtamaki dhe përfaqësuesi i Projektit të Binjakëzimit i BE-së, Kirsi Lindroos. (Kabinetin e ministrit, ora 16:15)

- Mbahet finalja e turnirit në futboll të vogël, me moton: "Kosovë Unike, Jo ndarje Etnike" ku paraprakisht do të zhvillohet një ndeshje miqësore në mes veteranëve të UÇK-së nga Dukagjini dhe Drenica si dhe një program artistik. (Fusha e sportit  ''Arena'' në Isniq, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 7 Shtator 2015

- Sadri Dezdari, profesor i filozofisë në Gjimnazin "Bedri Pejani" në Pejë, flet për disa shkelje ligjore që thotë se iu janë bërë, si dhe do të kërkojë përgjigje nga institucionet e arsimit të nivelit qendror dhe lokal në vend. (Para objektit të MASHT në Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet seancë gjyqësore për të shqyrtuar nëse ishin shkelur të drejtat e fotoreporterit Vedat Xhymshiti, i cili u godit në mënyrë brutale nga pjesëtari i policisë së Kosovës, pas përfundimit të seancës Kampanja ”Drejtësia dhe Qytetarët” do të organizojë një konferencë për shtyp. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane.(Kuvendi i KosovësSalla N 302, ora 11:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik, nën përkujdesjen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut, mbahet manifestim në nderim të kësaj dite kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shpallën Kosovën Republikë.( Pallati i Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 6 Shtator 2015

- Mbahet mbledhja e XXI e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!. (American School of Kosova\" në Pallatin e Rinisë, ora 10:30)

- Auto Klubi AK-Prizreni mban garat automobilistike malore Pousk në drejtim për Prizren-Prevall. (Rruga Prizren-Prevall, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 5 Shtator 2015

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë  maturantët gjatë mbajtjes së Provimit të  Maturës Shtetërore në Deçan. (Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ora 10:30)
 
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë  maturantët gjatë mbajtjes së Provimit të  Maturës Shtetërore në Deçan.  (Shkolla e mesme teknike “Tafil  Kasumaj" në Deçan, 10:45)  

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi përurojnë Bodurimin e ri “Kosovawine” për përpunimin e verës dhe produkteve të tjera të rrushi. (Rahovec, ora 11:00)

- Auto Klubi AK-Prizreni mbajnë ushtrimet paraprake të të gjithë garuesve pjesëmarrës të garave automobilistike malore Pousk në drejtim për Prizren-Prevall. (Rruga Prizren-Prevall, ora 11:00)

- Visari Ymeri, Glauk Konjufca, Dardan Sejdiu dhe Emrush Xhemjali nga Lëvizja Vetëvendosje mbajn tribunë me qytetarët e Ferizajt ku do të paraqiten rreziqet e "Zajednicës". (Teatri profesional "Ardiana Abdullahu" në Ferizaj  ora 12:00)

- Ceremonia e hapjes së vepres publike të artistit Leutrim Fishekqiu, e cila është krijuar në kuadër të projektit Culture for All faza e dytë e financuar nga Zyra e BE'së - për inkurajimin e ndërhyrjeve të cilësisë artistike në mjedisin urban. (Hapësira publike pranë ish-stacionit hekurudhor në Prizren, ora 12:00)

- Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës do të mbajë konferencë për media lidhur me mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore. (Këndi për konferenca në MAShT, ora 14:00)

- Nën patronatin e kryekuvendarit Kadri Veseli dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës organizohet koncert kushtuar figurës së humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza. (Katedralja “Nënë Tereza”, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 4 Shtator 2015



- IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe institucioni mikrofinanciar Kreditimi Rural i Kosovës, (KRK), nënshkruajnë Marrëveshje.(Zyrat e Bankes Botërore, Prishtinë- Fushë  Kosovë, ora 10:30)

- Nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Kaçanik, organizohet tryezë në nderim të figurës së humanistes Nënë Tereza, me temën: “Nënë Tereza - simbol i dashurisë dhe bamirësisë”.( Salla e Kulturës, Kaçanik, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë solemne të 16 vjetorit të Ditës së Policisë së Republikës së Kosovës.(Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

- Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon aktivitetet.(Takimi me gazetarë bëhet para pallatit të rinisë, ora 11:00) 

 

- Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi dhe drejtuesit e Këshillit Organizativ të Festivalit të Vjeljes së Rrushit, ‘Hardhfest’, mbajnë konferencë për shtyp për Festivalin e Vjeljes së Rrushit 'Hardhfest'.(Objekti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ora 11:00)


- Shoqata Bamirese “Jetimat e Ballkanit”, do të ndihmojë 15 familje në Veriun e Mitrovicës. (objekti i komunës së Mitrovicës, ora 11:00)


- Me rastin e përvjetorit të 16-të  të themelimit të Policisë së Kosovës, mbahet një ceremoni zyrtare për ta shënuar këtë ditë.(Salla e Kuqe - Pallati i rinisë – Prishtinë, ora 11:00)


- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj viziton KEK-un.( Termocentrali Kosova A, ora 11:00)

 

- Inaugurohet Salla e re e shkollës fillore në Junik.(Shkolla Fillore Junik, ora 13:00)

- Në Odën Ekonomike të Kosovës organizohet konferencë për media lidhur me impaktet e pakos së re fiskale.(Zyret e OEK-ut, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të presë ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.(Kabineti MASHT, ora 14:00, (mediat mund të marrin pamje).

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë,  Abdilaqim Ademi, do të mbajnë konferencë për media.(Masht, ora 14:30)


-  Albert Nika, përfaqësues i fshatit Gllanasellë, Komuna e Drenasit, do të dorëzoj kallzim penal për fallcifikim dhe mashtrim, kundër Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe operatorit ekonomik (fantom) “Lorenco” nga Shqipëria.(Prokuroria Themelore, Prishtinë (objekti i ri në Hajvali, ora 14:30)

 

- Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjeneral Philip Breedlove dhe Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, mbajnë konferencë pë media.(Aeroporti Ushtarak, në Sllatinë, ora 15:00)


- Ministri i Arsimit i Maqedonisë do të ketë një takim edhe me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu. (Rektorati, ora 15:00)

- Hapet Ekspozita e e dytë në kuadër të festvalit "Muaji i Beogradit në Prishtine". në të cilen do të ekspozojnë: Ksenija Jovisevic, Marko Cernobernja dhe Marko Stojanovic.(Galeria e Fakultetit te Arteve (perballe Akademise se Shkencave, ora 17:00)

- Shoqata Humanitare dhe Bamirese e Kosoves "Nena Tereze" për Ditët përkujtimore, bën Ndezjen e Qirinjeve tek Shtatorja “Nëna Terezë”. (Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë, ora 19:00)

_ Bëhet promovimi i Monografisë për Simon Shirokën.(Ellie Coffee, ëine and Store në Marigona Residence, ora 19:00)

 

- Organizohet Tryezë e Rrumbullakët “SHHBK Nëna Terezë ndër vite”. (Radio dhe Televizionin e Kosovës (RTK), Ora 20:00)

-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht Departamenti i Rinisë do të organizojë: “Ditët e Rinisë 2015”, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës, me moton: “Rini, merr pjesë edhe Ti”. (Gjakovë)

Ngjarjet e datës 3 Shtator 2015

-  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ (Projekti "Promovimi i konkurrencës së sektorit privat në zonat rurale"), do të prezantojnë Raportin e Gjelbër Kosova 2014, i cili është përgatitur nga MBPZHR.(Hotel "Emerald" në Prishtinë, ora 09:00)


- Mbahet konferenca “Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe”.(“RTV Mitrovica”, ora 11:00)


- Shoqata Humanitare dhe Bamirese e Kosoves "Nena Tereze" për Ditët përkujtimore të saj organizon Simpozium Shkencor. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 11:00)

- Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, do të mbajë Konferencë për medie.(Objekti i Ministrisë së Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë në sallen e konferencave, ora 15:00)


- Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, do të pres në një takim  ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connel.(Në kabinetin e kryetarit Bahtiri, ora 16:00)



- Në Kinemanë ABC shfaqet Premiera e Filmit “RICKI AND THE FLASH” me aktoren Meryl Streep.(Kino ABC, ora 18:00)

- Mbahet Festivali "muaji i Beogradit" në Prishtinë.(Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 19:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht Departamenti i Rinisë do të organizojë: “Ditët e Rinisë 2015”, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës, me moton: “Rini, merr pjesë edhe Ti”. (Komuna, Partesh)

Ngjarjet e datës 2 Shtator 2015



- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.( Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 09:00)   


- Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon tryezë publike me temën : "Kosova pas Marrëveshjeve në Bruksel" - Implikimet për sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit - Çfarë duhet të bëjme ne?.(Qendra "Orion", Rr. "Rexhep Luci", Prishtinë, ora 10:00)


- Promovohet  libri "Eklipsimi i figures se deshmorit".( Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Përfaqësues të Komunës së Prishtinës dhe të agjencisë së OKB-së "Habitat", do të bëjnë prezantimin e "Iniciativës Maincraft- Bllok pas Blloku Prishtinë". (Slla 37 në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe e organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës, DPP, do të mbahet përmbyllja e fushatës 'Dhurimi vullnetar i gjakut'.(Kampi “Vrella” në Sllatinë, ora 12:30)


- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e objektit të shkollës “Rexhep Kadriaj” në Deçan.(Shkolla “Rexhep Kadriaj” në Deçan, ora 13:30)


- Hapet Ekspozitë e aktiviteteve të SHHBK Nëna Terezë 25 vite në shërbim të popullatës.(Në Katedralën e Kosovës, Prishtinë, ora 19:00)

 

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht Departamenti i Rinisë do të organizojë: “Ditët e Rinisë 2015”, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës, me moton: “Rini, merr pjesë edhe Ti”.( Lipjan)

Ngjarjet e datës 1 Shtator 2015

 - Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë shkollat “Meto Bajraktari”, “Gjin Gazulli” dhe “Xhemajl Mustafa” me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.(Shkollat “Meto Bajraktari”, “Gjin Gazulli” dhe “Xhemajl Mustafa, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesi Special i BE-së, organizon tryezë diskutimi me temën: “Ekstremizmi i dhunshëm, parandalimi dhe kundërpergjigja ndaj përhapjes së ideve ekstremiste në Kosovë”.(Restaurant VaPiano – Mitrovicë, ora 10:30)

- Me rastin e 1 Vjetorit të vdekjes së Prof.Hazir Shalës, ish kryetar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, mbahet Tubim pëkujtimor. Në këtë tubim bëhet promovimi i dy librave. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 11:00)

 

- Rrahim Pacolli udhëheqës i delegacionit kosovar në bisedimet Kosovë-Serbi në fushën e sigurimeve, mban konferencë për shtyp. (Pika kufitare në Merdare, ora 12:00)

- Mbahet projeksioni për media të filmit “Babai” në regji të Visar Morinës. (Kinema ABC, ora 13:00)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami viziton shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit e klasave të para. (Shkolla \"Faik Konica,  ora 13:30)
 
- Mbahet konferenca për shtyp e projeksionit për media të filmit “Babai” në regji të Visar Morinës.(Kino ABC, ora 15:00)

- EADA MBA Program in Kosovo organizon sesion informues. (Zyret e Fondacionit MDA, qytetëza Pejton, rr. Perandori Justinian, nr. 12 (kati 2, ora 16:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht Departamenti i Rinisë organizon: “Ditët e Rinisë 2015”, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës, me moton: “Rini, merr pjesë edhe Ti”.(Rahovec) 

Ngjarjet e datës 31 gusht 2015

- Oda Amerikane organizon tryezën “Edukimi për punë – Plotësimi i nevojave në tregun e punës”. (Salla e Konferencave ORION (përballë Kino ABC, ora 10:00)

 - Bëhet Inaugurimi i projektit "Rinovimi i shtratit të lumit Topllua nëMamushë".(Në urën e vjetër pranë ndërtesës së komunës së Mamushës, ora 10:00)

- Bëhet inaugurimi i projektit “Rinovimi i oborrit të shkollës “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Drenoctë Rahovecit.(Shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri” nëfshatin Drenoc, komuna e Rahovecit, ora 11:30)

- Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media lidhur me fillimin e vitit të ri shkollorë.( Zyrja qendrore e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Prishtinë ora 12:00)

- SBASHK mban konferecë për media.(Qendra e studentëve , te selia e SBASHK-ut, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i Pakos "Thesari i dijes.(Amfiteatri i Shkollës amerikane në Prishtinë, pallati i rinisë, ora 12:00)
 
- NewCo Ferronikeli do të shpërndaj 270 çanta për vitin e ri shkollor 2015-2016.( në kantinën e NeëCo Ferronikelit, më datë 31 Gusht nga ora 13:00)

- Shkolla për Art dhe Cirk hapet zyrtarisht, Me këtë rast organizon  ekskluzivisht koktejin e hapjës së shkollës.(Rr. Vellezerit Gervalla, Bregu I dielit (Afer Oxford Studio, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 29 gusht 2015

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me rastin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës në afatin e gushtit, , do të vizitojë Shkollën e Mesme të lartë Ekonomiko Juridike “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë. (Objekti i shkollës, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi i shoqëruar nga drejtuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës,  do të vizitoj Qendrën e Paraburgimit në Prizren. (Qendra e Paraburgimit në Prizren, ora 11:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tribunë me qytetarë ku do të paraqiten rreziqet e "Zajednicës". (Shtëpia e Kulturës në Mitrovicë, ora 12:00)

- Komisioni Qendrorë Shtetërorë i Maturës do të mbajë konferëncë për media lidhur me mbarvajtjen e testit te maturës. (Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 28 gusht 2015

- Instituti Demokratik i Kosovës bashkë me organizata tjera të shoqërisë civile do të organizojnë një aktivitet në mbështetje të sinjalizuesve të korrupsionit dhe për promovimin e fushatës për grumbullimin e 5000 Eurove, si solidarizim me Abdullah Thaçin, të dënuar me gjobë nga gjykata për shkak se e ka sinjalizuar korrupsionin. (Sheshi Nëna Terezë – Përballë Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

- , kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci do të presin në takim Stefan Düss, menaxher i kompanisë austriake “Bit Group“ dhe z. Wolfgang Schaffer, menaxher i projektit e-Edukimi.  (Objekti i Komunës së Prishtinës, salla nr. 37, ora 12:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 27 gusht 2015

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, i shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it James Hope, do të vizitojë Komunën e Ferizajt  ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa. (Objekti i komunës së Ferizajt, ora 10:00)

- Përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Shoqatave Familjare, mbajnë Konferencë për Media. Konferenca, mbahet në vigjilje të shënimit të 30 Gushtit – Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, i shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it James Hope takohen me me Kryetarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt. (Objekti i Gjykatës, ora 10:45) 

- Mbahet takimi konsultativ me palët e interesit të organizuar nga Ministria e Financave me qëllim të diskutimit të Pakos së re fiskale të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e cila do të filloj së zbatuari nga 1 shtatori 2015. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Islamic Relief Kosova, i financuar nga “Islamic Relief partner në Zvicër ”, bëjnë shpërndarjen e 21 lopëve qumështore për familjet skamnore. (Hotel dhe Restauran ‘Amazona’, magjistralja Prishtinë-Mitrovicëora, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit komunal, ora 11:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, i shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it James Hope vizitojë Tefik Çanga Design. (Ferizaj, ora 11:30)

- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! zhvillojnë një aksion simbolik. (Takimi me gazetarë do të behët para Teatrit Kombëtarë të Kosovës, ora 12:00)

- Qendra e Informimit dhe Kulturore të BE-së së bashku me Ambasadën Franceze organizojnë shfaqjen e dokumentarit \"botës sipas Monsanto\" nga Robin-Marie Monique rreth ushqimit Monsanto, si pjesë e fushatës së EUICC për mjedisin dhe shëndetin. (Objekti i qendres, ora 18:30)

 

Ngjarjet e datës 26 gusht 2015

- Shoqata e dalura nga Lufta e UÇK-së , Dega në Shtime  bëjnë homazhe të Varrezat e Martireve të familjes Asllani. (Fshati Rancë- Shtime, ora 11:00)

- Federata Sindikatave te Pavarura te Elektrokosoves organizon konferencën për shtyp lidhur me KEDS. (Hotel Grand, ora 11:00)

- Në një konferencën për media lansohet festivali muaji i Beogradit në Prishtinë. (Qendra Kulturore e informative Europian, ora 11:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, do të vizitoi Shtimen ku do të marrë pjesë në përvjetorin e vrasjes së 11 anëtarëve të familjes Asllani në Carralevë. (Carralevë, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas mbledhjës së Kryesisë do të dalë me qëndrim zyrtar për marrëveshjën e nënshkruar dje për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. (Selia qendrore e AAK-së, ora 11:30)

- Shoqata e dalura nga Lufta e UÇK-së , Dega në Shtime mban tubimin përkujtimore në pervjetorin e renjes së martireve të familjes Asllani. (Fshati Rancë- Shtime, ora 12:00)

- Një grup i banorëve të qytetit të Pejës, protestojnë për kundërshtimin e nënshkrimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. te vendi i quajtur “Te Arrat”, ora 12:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë të jashtëzakonshme për media n të cilen do të flasin, Kryetari i Vetëvendosje!-s Visar Ymeri dhe Shefi i Grupit Parlamentar,  Glauk Konjufca. (Zyra qendrore e Vetëvendosje!-s, ora 12:00)

- Zëvendësministri i Bujqësisë, Vezir Januzi, ministri i Ambientit, Ferid Agani, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë, përfaqësues të GIZ-it gjerman, si dhe drejtues të komunës së Dragashit do të bëjnë dorëzimin e teknologjisë së re për prodhimin e djathit tek blegtorët përfitues në kuadër të projektit “Konkurrueshmëria e sektorit privat në zonat rurale”, projekt ky i mbështetur nga MBPZhR-ja, MMPH-ja dhe GIZ-i gjerman. (Fshati Restelicë në komunën e Dragashit, ora 13:00) 

- Instituti Demokratik i Kosovës në një konferencë për media do të shpalos qëndrimet e saj lidhur me marrëveshjen e arritur për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe. (Zyrat e KDI-së rr. Bajram Kelmendi Nr. 45 – përball BIK-ut, ora 14:00) 

- Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në Seminarin XXXIV për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të mbajë një ligjëratë me temën “Reforma e sistemit arsimor në Kosovë”.(Fakulteti  i Filologjisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 25 gusht 2015

- Aleanca e të Rinjve të Kosovës do të zhvillojnë një protestë simbolike për të shprehur mospajtimin e tyre me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. (Para ndërtesës së Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës, ora 9:00)

- Aleanca e Gruas së Kosovës organizon tryezë për diskutim ku do te shtjellohen temat: Politika e zbatuar ekonomike në Kosovë, Politika fiskale dhe efektet e saj. etj. (Salla e Konferencave Orion përballë kinemasë ABC, ora 10:30)   

 

Ngjarjet e datës 24 gusht 2015

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, dhe përfaqësuesit e FC "Prishtina" nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi lidhur me renovinim e Stadiumit të Qytetit. (Ndërtesa e Ministrise se Kulturës, ora 10:00)

- Mbahet konferenca për media se si t’i beje Kosova 5.5 miliard euro buxhet. (Ndërtesa e Odes Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të zhvillojë një takim me banorët e Rugovës së Pejës. (Fshati Kuqishtë, te Piramidat, ora 14:00)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në një takim njoftues ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Greg Delawie. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:15)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të zhvillojë një takim me Aleancën e të Rinjve të Kosovës në Pejë. (Hotel Dukagjini, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 23 gusht 2015

- Mike Reiss do të mbajë punëtori për “mjeshtërinë e të shkruarit”, me ç’rast ai do të ndajë me pjesëmarrësit mënyrën e tij të shkruarit, dhe do të mbajë ligjeratë mbi specifikat dhe problematikat e tij në të shkruar si një skenaristi dhe regjisor me përvoj 26 vjeçare. (Kinema Jusuf Gervalla në Pejë, ora 13:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona” organizon mbrëmje tradicionale për Faruk Begollin ku të pranishëm do të jenë familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirët e tij. (Teatri Dodona, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 22 gusht 2015

- 36 vullnetarë Amerikanë të Korpusit të Paqes të cilët do të shërbejnë në Kosovë do të betohen solemnisht para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie. (Restorant Briliant në Hajvali, ora 10:00)

- Mike Reiss ka aterruar në Kosovë do të prezantohet tek media Kosovare në konferencën për shtyp ku ai do të i’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. (Kinema \"Jusuf Gervalla\" në Pejë, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 21 gusht 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.  (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 9:00) 

-  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili do të dorëzojë letrat kredenciale. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 14:50) 

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30 - vetëm pamje)

- Zëdhënësi i Qeverisë dhe Ministri i Punës, Arban Abrashi organizon takim me gazetarë. (Restorant Apollonia në lagjen Pejton, përball Ambasades se Shqiperisë, ora 18:00)  

Ngjarjet e datës 20 gusht 2015

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, do të ketë një takim me një grup kongresmenësh amerikanë, anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet dhe Zhvillim të Demokracisë. (Ndëtesa e Kuvendit, ora 10:30 - vetëm fotografim dhe xhirim​)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Prishtinës më ç'rast do të takohet me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Objekti i komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! zhvillojnë një aksion simbolik. (Takimi me gazetarë do të behët para Teatrit Kombëtarë të Kosovës, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim disa kongresistë amerikanë. ( Kabineti i Presidentes, C-101, ora 12:00 - vetë pamje në fillim të takimit)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Graçanicës ku do të takohet me kryetarin e komunës së Graçanicës, Vladeta Kostic. (Objekti i komunës së Graçanicës, ora 13:00)

 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë Komunën e Mitrovicës ku do të takohet me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri. (Objekti i komunës, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, pret një delegacion te KBR më çrast do të ndaj mirënjohje për ketë delegacion i cili ka ndihmuar rajonin e Lindjes përmes punësimit ne kampin amerikan Bonstill dhe ne Irak e Aganistan. (Zya e kryetarit, Svarqa, ora 15:00)
 
- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim disa kongresistë amerikanë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora   15:00 - vetëm pamje) 

- Drejtori Gjeneral te Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, takohet takimin me delegacionin e Caritasit Gjerman i cili kryesohet nga Kardinali i Kolnit, Rainer Maria Woelke. (Selia e Ipezhgevise se Kosoves, në Prishtinë, ora 19:00)       

Ngjarjet e datës 19 gusht 2015

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Skenderajt, ku do të takohet me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura. (Objekti i komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Me rastin e ditëlindjes së mikut të Kosovës, ish-Presidentit Amerikan Bill Clinton, UBT në bashkëpunim me Shoqatën “Miqtë e Amerikës” organizon një ngjarje për të nderuar personalitetin dhe kontributin e tij të shquar dhënë popullit të Kosovës. (Objekti i UBT-së, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Drenasit ku do të takohet me kryetarin e komunës së Drenasit, Nexhat Demaku. (Objekti i komunës së Drenasit,  ora 11:30)

-  Organizohet një protestë paqësore nga qytetarë të Drenasit  për të shprehur paknaqësinë në lidhje më mos monitorimin e mjedisit nga ana e Minsitrisësë Mjedisit pasi që Ferronikeli në vazhdimësi po liron erë të pa këndshme dhe tymë frymëzënësë. (Para objektit të Minsitrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ora 11:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Malishevës ku do të takohet me kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj. (Objekti i komunës së Malishevës, ora 13:00)

- Mediet mund të marrin pamje dhe bisedë me producentin e filmi “The Diplomat”   ((Kino Lumbardhi në Prizren, ora 19:00)

- Shfaqet filmi “The Diplomat” kushtuar karierës dhe trashëgimisë së diplomatit të ndjerë amerikan Richard Holbrooke. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 18 gusht 2015

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë mban konferencë për media ku do të publikohet raporti i radhës, i cili trajton luftën kundër korrupsionit nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial, me fokus në zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit. (Zyrat e reja të IKD-së në rrugën “Hajdar Dushi”, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë,  James Hope, do t’i vizitojnë fermerët pjesëmarrës në evenimentin vjetor “Java e Mjedrave”, që mbahet në Prishtinë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 10:00)

- David Hobrooke, djali i diplomatit të ndjerë amerikan Richard Holbrooke i cili po viziton Kosovën dhe promovon filmin “The Diplomat”, kushtuar karierës dhe trashëgimisë së babait të tij takohet me Kryetarin e Komunës së Vitisë. (Zyra e Kryetarit - Viti, ora 10:30 - vetëm pamje në fillim të takimit)

 

- Kryetari i komunës Agim Bahtiri takon drejtuesit e shoqatës "Freedom", Shpejtim Zeneli dhe Nazmi Kuqani, që janë organizatorë të manifestimit të bukurisë “Miss Pavarësia" dhe pjesëmarrëset e këtij manifestimi nga të gjitha vendet e botës, me të cilët do të bisedojë rreth bashkëpunimit dhe mundësisë së organizimit të një pjese të këtij manifestimi në qytetin e Mitrovicës. (Ambientet e komunës, ora 10:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Hanit të Elezit ku do të takohet me nënkryetarin e komunës së Hanit të Elezit, z. Menduh Vlashi. (Objekti i komunës, ora 11:00)
 
- David Hobrooke, djali i diplomatit të ndjerë amerikan Richard Holbrooke bën vizitë kompleksit “Richard Holbrooke”. (Kompleksi “Richard Holbrooke” – Viti, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Djali i diplomatit të ndjerë amerikan Richard Holbrooke, David Hobrooke bën vizitë ekspozitës “Richard Holbrooke”. (Galeria e Arteve – Viti, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e  Kaçanikut ku do të takohet me kryetarin e komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi. (Objekti i komunës, ora 13:00)

- Me rastin e hapjes se Festivalit te Animacionit Anibar do të organizohet konferencë për media në të cilën do të bëhet edhe shpalosja e programit dhe detajeve të tjera të edicionit të gjashtë të festivalit. (Ambientet e teatrit ODA në pallatin e Rinise dhe Sporteve, ora 14:00)
 
 
 

Ngjarjet e datës 17 gusht 2015

-  Bëhet hapja e Çerdhes së re publike për fëmijë, “Botanika” e cila është projekt në kuadër të zotimit "Çerdhe për çdo lagje" dhe është e para në qytet me bazë në komunitet. (Rruga Isa Kastrati, në Lagjen Mati 2, afër xhamisë, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Novobërdës me ç'rast do të takohet me kryetarin e komunës së Novobërdës, z. Svetislav Ivanovic.  (Objekti i komunës, ora 11:00)

- Bëhet hapja solemne e punimeve të Seminarit XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ku do të marrin pjesë figura të njohura të studimeve albanologjike dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore. (Salla e kuqe e Fakultetit të Filologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në seminarin ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. (Salla e madhe e Fakultetit të Filologjisë, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, do të zhvillojë një vizitë në Ipeshkvinë e Kosovës ku do të takohet me Don Lush Gjergjin, zëvendës i Ipeshkvit së Kosovës, dhe Don Shan Zefin, Kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës. (Rezidenca e Ipeshkvisë së Kosovës, pranë Katedrales në Prishtinë, ora 11:00)

-  Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin e përbashkët të komunitetit të biznesit me përfaqësues institucional, në të cilin kryeministri Mustafa dhe ministrat e linjës do të bashkëbisedojnë me përfaqësues të bizneseve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të vizitojë komunën e Kamenicës me ç'rast do të takohet me kryetarin e komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani. (Objekti i komunës, ora 13:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut dhe profesorit të nderuar Esat Stavileci, nën patronatin e Kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, , organizohet mbledhje Komemorative për profesorin e ndjerë. (Salla qëndrore e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ora 14:00)

- Mbahen Homazhet dhe nderimet e fundit për të nderuar të ndjerin Esat Stavileci. (Holli i Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ora 14:30)

  - Mbahet ceremonia e varrimit e akademikut dhe profesorit të nderuar Esat Stavileci. (Varrezat e qytetit të Gjakovës, Ora 17:00)
 -

Ngjarjet e datës 15 gusht 2015

- Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku viziton Komunen e Lipjanit ku do të takoj Kryetarin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti. (Zyra e Kryetarit Ahmeti, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku se bashku me Kryetarin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti bëjnë vizitë në rrugën Lipjan - Magure ku po behët ndërtimi i urës  mbi Lumin Sitnica. (Rruga Lipjan - Magure , ora 11:30)

- Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku se bashku me Kryetarin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti bëjnë vizitë në te udhëkryqi Lipjan- Janjevë. (Fshati Banulle, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 14 gusht 2015

- Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës do të organizojnë aksion për t’i kontrolluar pikat shitëse të derivateve të naftës për cilësinë e naftës dhe për sasinë e litrit sipas standardeve, pas ankesave të konsumatorëve. (Nisja do të bëhet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Drenasit ku pas takimit me krerët komunalë të Drenasit, do të vizitojë objektin e ri të Komunës, që ndodhet pranë objektit aktual. (Zyra e kryetarit të Komunës, ora 10:00)  

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Obiliqit me ç’rast do të takohet me kryetarin e komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi. (Objekti i komunës, ora 10:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati takohet me drejtori e “Valës”, Agron Mustafa për ta zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me ” Valën”, me lëshimin e 20.000 numrave shtesë duke filluar që nga sot. (Kabineti i Ministrit Murati në objektin e Ministrisë së Kulturës, ora 10:00)

- Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë USAID-it, Sara Buchanan do t’u drejtohet të pranishëmve,  në shoqëri të Prof. Haluk Çetinkaya, akademik dhe arkeolog, Predrag Radonjiq, publicist dhe avokues për trashëgimi kulturore, dhe Evangelos Tsempelis, psikolog dhe psikoanalist, ish-pjesëtar i komunitetit ndërkombëtar në Kosovë dhe bashkëthemelues i "Zurich Lab" & "Stillpoint Spaces," gjatë konferencës Bukuria e Diversitetit. (Qendra Kulturore në Graçanicë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Fushë Kosovës me ç’rast do të takohet me kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha. (Objekti i komunës, ora 11:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Skenderajt ku se bashku me krerët komunalë të Skenderajt, kryeministri Mustafa do të vizitojë objektin e QKMF-së, i cili ndodhet mbrapa objektit të Komunës. (Objekti i Komunës në Skenderaj, ora 11:30)

- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të vizitoj Mitrovicën, me ç’rast do të takohet me kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri. (Ambientet e ndërtesës së komunës, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Shtimes  me ç’rast  do të takohet me nënkryetarin e komunës së Shtimes, z. Fatmir Rashiti. (Objekti i komunës, ora 13:00)

 - Lëvizja Vetëvendosje! do të mbajë konferencë për media në lidhje me marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel. (Selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës organizon diskutime publike me qytetarë, shoqatat e ndërtimtarëve, kryetarët e bashkësive lokale, OJQ – të dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës dhe Policinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 14:30)

- Ndërmarrja pordhuese shumë e suksesshme nga diaspora, Gjermania “Gentrike Vrella Sinalco”e cila bën prodhimin dhe distribuimin e pijeve Sinalco për Kosovë dhe Shqipëri, ka vendosur ta zgjeroj veprimtarinë e saj prodhuese me hapjen e” Fabrikës së Përpunimit të Drurit” , i clili investim është bërë në bashkëpunim me afarist Gjerman. (Fshati Vrellë në Istogu, ora 16:00)

- Organizata joqeveritare ETEA me rastin e përfundimit të aktiviteteve në Kampin Veror të Fëmijëve do të organizoj një program përmbyllës të përgatitur nga ana e fëmijëve pjesëmarrës. (Parku Arbëria, rruga Tony Blair, mbrapa Stadionit të 2 Korrikut, ora 16:30)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon koktej rasti në kuadër të DokuFest më ç'rast do të lansohet kampanja “Evropa Fillon Këtu”, që ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës rreth procesit të integrimit evropian. (“Lounge Bar Theatre” në Prizren, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 13 gusht 2015

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Dragashit, do të takohet me kryetarin e komunës së Dragashit, z. Salim Jenuzi. (Objekti i komunës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media, ku do të prezantojë të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Konferenca ditore e DokuFest, ku do të prezantohet programi ditor i festivalit dhe mysafirët. (Muzeu i Hamamit, Prizren, ora 11:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ambasada e Britanisë së Madhe nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi. (Ndërtesa e MBPZHR, ora 13:00)

-  Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e e Prizrenit do të takohet me kryetarin e komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja. (Objekti i komunës, ora 13:00) 

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj do të mbajë konferencë për media. (Zyrat e AAK-së, ora 14:00)

-  Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Mamushës ku do të takohet me kryetarin e komunës së Mamushës, Arif Bütüç. (Objekti i komunës, ora 14:30)

- Komuna e Prishtinës organizon diskutime publike me qytetarë, shoqatat e ndërtimtarëve, kryetarët e bashkësive lokale, OJQ – të dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës dhe Policinë e Kosovës. (Komunën e Prishtinës, objekti i ri, kati IV, ora 16:30)

- Qendra Kulturore e Informimit e BE-së së bashku me Ambasadën Franceze organizojn shfaqjen e dokumentarit \"Planet Ice: Grenlandë\" nga Thierry Berrod / Vincent Amouroux / Yanick Rose / Pierre-François Gaudry me temën e ndryshimit të klimës , si pjesë e fushatës së EUICC për mjedisin dhe shëndetin.  (Lokalet e qendres Kulturore, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 12 gusht 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara organizojnë tryezën e rrumbullakët " Angazhimi qytetar i të rinjve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë USAID-i, Sara Buchanan, e shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci dhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, do të flasë me rastin e përurimit të Doracakëve për gjyqtarë në fushën civile dhe penale. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

- Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës organizon konferencë për media për nderë ditës botërore të rinisë. (Ndërtesën e Rilindjes, Kati 18,  ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim përfaqësuesit e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 10:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë,  Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë organizon kalimin e çiklistëve. (Nga lagjet e Prishtinës, ndalojnë në Parkun e Gërmisë, ora 11:00)

- Shoqata e Sigurimeve do te vizitoj vendkalimin kufitar ne Merdarë, qe te shohim se si eshte duke u respektuar zbatimi i marreveshjes Kosove - Serbi per njohjen reciproke te policave te sigurimit kufitar. (Kufiri ne Merdare, ora 12:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, organizon debatin publik me temën “Sundimi i ligjit në Kosovë”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë  komunën  e Deçanit ku do të takohet me kryetarin e komunës së Deçanit, z. Rasim Selmanaj dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Komuna e Deçanit, ora 11:00)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë organizon caktimi i grupeve të gjakut, kontrollimin e gjakut,  aktivitete akrobatike të parkour, bilardo dhe futboll dhe pikado. (Pishina e Gërmisë, ora 12:00)

- “Ars Club Beqir Musliu" nga Gjilani promovon romanin “Triumf dashurie” i Drita Fejzës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë  komunën  e  Gjakovës ku do të takohet me kryetaren e komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Komuna e Gjakovës, ora 13:00)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë organizon debat me temë “Roli i të rinjve në zhvillimin e kryeqytetit”. (Pishina e Gërmisë, ora 15:00)

- Komuna e Prishtinës në bazë të vendimit për caktimin e komisionit për konsulta paraprake publike për rregulloren e rrugëve komunale, organizon diskutime publike me qytetarë, shoqatat e ndërtimtarëve, kryetarët e bashkësive lokale, OJQ – të dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës dhe Policinë e Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 16:30)




Ngjarjet e datës 11 gusht 2015

- Nën patronatin e kryetares se Gjakoves, Mimoza Kusari Lila ku edhe do të nderohen me çmimin "Gjakovari i Ndritur" heronjtë Elton Zherka dhe Permet Vula bëhet homazhe të Lapidari Shokët e Lirisë. (Gjakovë, ora 9:30)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Ranillugut ku do të takohet me kryetarin e Komunës se Ranillugut, Gladimir Mikiq. (Objekti i komunës, ora 10:00)

- Kryetarja e Gjakoves, Mimoza Kusari Lila do të bejë përurimin e rrugëve \"Naim Lata\", Ura e Tabhaneve, Mit’hat Frashwri 3. (Gjakovë, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Rexhep Hoti do të zhvilloje edhe një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, OJQ sportive e rinore të komunës se Ranillukut. (Ranilluk, ora 10:30)

- Përfaqësueset e Grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën dorëzojnë në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin procedural e përmbajtjesor të votimit të Amendamentit kushtetues lidhur me krijimin e Dhomave speciale dhe Zyrës së Prokurorit Special. (Gjykata Kushtetuese, ora 11:00)

- Udhëheqësit e Agjencionit Pyjor të Kosovës do të prezantojnë rezultatet e projektit “Trajtimi i pyjeve cungishte me standarde", i cili është financuar nga UNDP-ja me seli në Turqi, nëpërmjet ekspertëve pyjor të këtij shteti. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

- Mbahet akademia përkujtimore me rastin e 17 vjetorit të vdekjes heroike të heronjve Elton Zherka dhe Përmet Vula. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të mbajë sot një konferencë për media, ku do të diskutojë për zhvillimet më të fundit lidhur me çështjet e sigurisë dhe rendit në vend. (Objekti kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 13:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)