Ngjarjet e datës 23 Shtator 2016
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon prezantimin e Nick Gurr, Drejtor për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe. Prezantimi i tij është i fokusuar në temën: Sfidat botërore, britanike dhe ato bashkëkohore të mbrojtje. (Swiss Diamond, ora 9:00)- Mbahet dita e dytë e Panairit dhe Konferencës Ndërkombëtare 2016 Bussines Forum Prizren. (Hotel Theranda, ora 10:00)
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë do të lansojë publikimin Procesi i Berlinit rruga për në BE, apo rruga për askund?, ku do të diskutohen gjetjet kryesore. (Swiss Diamond, ora 10:30)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)
- Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë Shkollën Model në Prishtinë, për të parë nga afër pilotimin e projektit School Me - Më mëso mua. (Shkolla Model, ora 11:30)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në të cilën do të diskutohet kërkesa për bordin e AKP-së lidhur me çështjen e Ish punëtorëve të Ndërmarrjes Shoqërore "Sharr-Sallonit" nga Hani i Elezit. (salla N 302, ora 13:00)
- Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Shoqatën e Personave të Shurdhër do të organizoj konferencë e cila mbahet me rastin e shënimit të Ditës dhe Javës Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)
- Handikos organizon hapjen e punishtes se karrocave për fëmijët me aftësi të kufizuara. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Hendikos, rruga Nekibe Kelmendi, ora 13:30)
- Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Handikos nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila në vete ngërthen mbështetjen e të dy ministrive për Handikos, në hapjen e punishtes për prodhimin dhe montimin e karrocave për personat me aftësi të kufizuara. (Zyrat e Handikos në Hajvali, ora 13:30)
- Vazhdon seanca e shqyrtimit gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale ndaj të pandehurit M.A i akuzuar për shkak të veprës penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 14:30)