Ngjarjet e datës 31 Mars 2016
- Punëtorët teknik si dhe ata të sigurimit që punojnë në Qendrën Regjional të Spitalit në Gjilan do të hynë në Grevë. (Qendra regjionale e Spitalit, ora 8:00)- Forumi i gjyqtareve dhe prokuroreve të Kosovës do të bëj promovimin e Doracakut për gjyqtarë dhe prokurorë, për trajtimin e rasteve të dhunës në familje. (Hotel Emerald, ora 9:30)
- Mbledhja e Nën-komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të takohet me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.(Kabineti i kryetarit në Pejë, ora 10:30)
- Bëhet prezantimi i studimit "Praktikat në mbrojtjen e fëmijëve dhe nevojat e fuqisë punëtore në Evropën Juglindore i cili organizohet në kuadër të projektit Qendra Burimore Rajonale për Mbrojtjen e Fëmijëve në Evropën Juglindore". (Hotel Sirius, ora 10:30)
- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe OJQ Syri i Vizionit mbajnë tryezën e rrumbullakët "Reagimi ndaj Pastrimit të Parave në Kosovë: Në Mes të Politikave dhe Praktikës", në të cilën do të prezentohen dhe diskutohen të gjeturat kryesore dhe rekomandimet e raportit me të njejtin titull. (Hotel Sirius, ora 10:30)
- Mbahet Mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 11:00)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë edhe ELKOS GROUP.(Kompania ELKOS, ora 11:15)
- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton panairin e grave, në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë. (Hapësirat e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë, ora 11:30)
- Shoqata për Personat e Prekur nga Fibroza Cistike hap fushatën vetëdijesuese për Fibrozën Cistik. (Sheshi Nëna Terezë afër Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ora 11:30)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë edhe DEVOLLI GROUP.(Devolli Group, ora 11:35)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë kompaninë TOP REKLAMA.(Zyret e kompanisë, ora 12:00)
- Me rastin e inaugurimit të Teatrit të Kolegjit AAB Faruk Begolli, mabeht konferencë për media. (Salla e konferencave të Teatrit Faruk Begolli, ora 12:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! organizon aksion simbolik tek KEDS-i. (Pranë ndërtesës kryesore të KEDS-it, ora 12:00)
- Shënohet 17 vjetori i masakrimit te 106 martirve në Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i martirëve në fshatin Pastasel, ora 12:00)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë LINE GROUP.(Zyret e LINE group, ora 12:20)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të viziton Çarshin dhe ArtaTex, ora 12:40)
- Mbahet takimi i 114-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti iProkurorisë së Shtetit, kati i III, ora 13:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandimet për Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Junikut me ç'rast do të takohet me kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi. (Zyrja e kryerarit, ora 14:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilen do të behët i Projektligjit për të drejtat dhe statusin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 14:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media, në lidhje me vendimin e Komisionit Ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në konferencë do të flasë drejtuesi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje!-s, Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Junikut me ç'rast do të ketë edhe një vizitë tek një fermer i suksesshëm (Lokacioni: 2km nga ndërtesa e Komunës, ora 14:40)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takim me strukturat e degëve të Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit dhe Obiliqit. (Hotel Sirius, ora 18:00)
- Inaugurohet AAB Teatri Faruk Begolli me premierën e shfaqjes Profesor, jam talent... në regji të Luan Dakës.(AAB Teatri Faruk Begolli", ora 19:45)