- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)
- Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani marrin pjesë në lansimin e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021. (Zyrat e Bankës Botërore, Rruga Prishtinë - Fushë Kosovë, ora 10:00)
- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Komisionit për Stabilizim Asociim takohet me Grupin Britanik të Unionit Ndër-Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta mbajë takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, me zyrtarët e lartë shtetërorë, ambasadorët e korit diplomatik dhe pjesëtarët e shoqërisë civile. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 10:00)
- Me rastin e Ditës Evropiane të Epilepsisë mbahet tryeza e rrumbullakët në të cilën do të diskutohet ngritja e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të tretmanit dhe kujdesin njerëzë të cilët kanë këtë semundje. (Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Rrjetin për ndërtuesit e paqes fetare dhe tradicionale, bën lansimin e raportit Matja e gjendjes aktuale të përfshirjes së komunitetit dhe institucioneve në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:30)
- Instituti për Politika Zhvillimore në bashkëpunim me East West Parliamentary Practice Project organizojnë tryezën e rrumbullakët Roli i rinisë në formësimin e politikave të punësimit. (Hotel Sirius, ora 10:45)
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim Matthew Palmer - drejtor i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:45)
- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i planit të punës së komisionit për vitin 2017 në fushën e mjedisit, i ftuar ministri i MMPH. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Hapet çerdhja e re për fëmijë, për lagjen e Sofalisë dhe lagjet përrreth në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Prapa shkollës "Gjin Gazulli", ora 11:00)
- Grupi Britanik i Unionit Ndër-Parlamentar do të takohet me Grupin e Miqësisë me Britaninë e Madhe të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301, ora 11:00)
- Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga Kryetari i KRPP-së Safet Hoxha do të vizitoj Komunën e Pejës, ku së bashku me Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, do të bëjnë promovimin e Sistemit të E- Prokurimit për nivelin komunal, i cili sistem ka filluar së zbatuari nga Janari 2017. (Ndërtess e Komunës së Pejës, ora 11:30)
- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ku do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Shërbime me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregëti dhe Industri, shqyrtimi i Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Piblike me amendamente të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Diasporës, Valon Murati, do të vizitojnë shtëpinë-shkollë në Kodrën e Trimave të Mehmet Aliu Hertica. (Kodra e Trimave, ora 13:00)
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,Shpend Maxhuni raporton para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me rreth situatën e sigurisë në Kosovë.(Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret në takim Matt Palmer, drejtor për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit Amerikan. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30 - vetëm pamje)