Ngjarjet e datës 31 janar 2017
- Projekti i UNDP-së Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të organizojë punëtori innovative të trashëgimisë kulturore në Prizren. (Qendra rajonale për trashëgimi kulturore, objekti I komunës së vjetër në Prizren, ora 9:30)- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa organizohet ceremonia e rivarrimit dhe Akademia Përkujtimore në 20- vjetorin e vrasjes së Heroit Kombëtar Zahir Pajaziti. (Kompleksin Memorial në Turuqicë të Podujevës, ora 10:00)
- Komisioni Komunal për Vlerësimin dhe Përzgjedhjen e Familjeve të Mundshme Përfituese nga Programi i Veçantë i Banimit Social, do të bëjë vlerësimin dhe verifikimin e gjendjes së banimit të të gjithë atyre që kanë aplikuar në programin e veçantë për banim social, ashtu që drejtpërdrejt nga terreni të konstatohet vërtetësia e aplikacioneve. (Prishtinë, ora 10:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore Shkencëtari i vitit dhe Shkencëtari i ri i vitit 2016 ku ndarjen e çmimeve do ta bëjë ministri Arsim Bajrami. (Ambientet e MAShT-it, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën Janar-Mars 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar organizon konferencë për media, ku bëhet prezantimi i raportit mbi Rishikimin e Institucioneve dhe Agjencive të Pavarura të Kuvendit dhe Organeve Qendrore të Qeverisë. (Pallati i ish- Rilindja, Kati V, ora 11:00)
- Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Imet Rrahmani raporton në komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me sigurimet shëndetësore, implimentimi i marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK, furnizimi me barna nga lista esenciale dhe diskutim me përfaqësuesin e SHSKUK, Shemsi Veseli, lidhur me punësimin e stafit shëndetësor në spitale dhe në QKUK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Mbahet akademia përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, ora 14:00)
- Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për realizimin e projektit për edukim qytetar Demos mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe OJQ Toka. (Lokalet e OJQ Toka, rr. Meto Bajraktari, nr. 4-1, në Prishtinë, në ora 14:00)
- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejmes Houpe do tu dorëzoj çertifikatat 21 të rinjve në pjesën veriore të Kosovës, të cilët sapo kanë përfunduar praktikën profesionale në industrinë e përpunimit të drurit. (Ndërmarrja Fontana në Zubin Potok)