Ngjarjet e datës 10 shkurt 2017
- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, viziton Komunën e Obliqit, ku pritet nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi (Komuna Obiliq, ora 9:00)
- Me rastin e 10 vjetorit të protestave të 10 shkurtit 2007 Lëvizja Vetëvendosje! bën homazhe tek varri i Mon Balajt. (Podujevë, ora 10:00)
- Mbahet takimi i 129 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)
- Ambasadori Greg Delawie, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe Ministrja e Drejtësisë Ghurata Hoxha, do të flasin me rastin e prezantimit të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)
- Konsorciumi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon konferencë për media për të prezantuar kronologjinë Një histori e shkurtër e një dështimi të madh të politikave energjetike në Kosovë, ku identifikohen shkeljet ligjore dhe procedurale nga Qeveria e Kosovës gjatë përpjekjeve për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re. (Zyra e KOSID, ora 11:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! bën homazhe tek varri i Arben Xheladinit. (Varrezat qytetit në Prishtinë, ora 11:30)
- Me rastin e 10 vjetorit të protestave të 10 shkurtit 2007 Lëvizja Vetëvendosje! bën homazhe te Pllaka Përkujtimore në sheshin 'Nëna Terezë'. (Prishtinë, ora 12:30)
- Për tu njohur me punën, rezultatet dhe sfidat e Gjykatës Themelore në Ferizaj, kryetari i Gjykatës, Bashkim Hyseni, pret në vizitë ministren e Drejtësisë znj.Dhurata Hoxha. (Gjykatës Themelore në Ferizaj, ora 13:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! hap ekspozitë me fotografi për protestat e 10 shkurtit 2007. (Atele e Pallatit të Rinisë, ora 13:00)
- Asociacioni për Arsim Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës do të mbajë një konferencë për media ku do të ngritë Kallëzim Penal ndaj Asistentit të Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami. (Para Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ora 13:00)
- Për nder të 9 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës mbahet një organizim për profesionistët shëndetësorë të dalë në pension më ç'rast Ministri Rrahmani, do tu ndajë atyre certifikata në shenjë respekti për kontributin e dhënë në shëndetësi. (Hotel Sirius, ora 14:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tribunë me temën 'Plani i Ahtisaarit dhe tezat e Vetëvendosjes!. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 14:00)
- Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, Ferat Shala do të mbajë ligjëratë të hapur, më titull Sfidat e mjedisit në Kosovë, për studentët e UBT-së. (Kampusi i UBT-së, ora 14:00)
- Hapet ekspozita e fotografisë me titull Varshmëria në teknologji. (Galeria Kragi, prapa Ministrisë së Shëndetësisë në lagjen Arbëria, ora 19:00)