21 Nëntor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Nëntor 2016

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tryezën ku do të diskutohen mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për rritje të Eksportit, ne kuadër te sektorit për produktet e ndërtimit. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim profesorin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Shukri Fetahu, për inovacionin e tij shkencor në prodhimin e kultivarit vendor të grurit “Dardania 1”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Oda Amerikane organizon tryezën me temën 'Adresimi i Ekonomisë Joformale'. (Salla e konferencave 'Scampa', Oda Amerikane, ora 10:00)

- Nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli mbahet tryeza më temë “Raporti mbi Koston e  Shërbimeve Cilësore të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”. (Kuvendi i Kosovës, salla 409, ora 10:00)

- Organizata jo qeveritare “Demokracia”, mban Konferencën për ekstremizmin fetarë dhe parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja. (Restaurant “Illyricum Park” në Letnicë të komunës së Vitisë, ora 10:00)

- Green Art Center - Prishtina organizon aktivitetin vetëdijesues për sa i përket rëndësisë së ruajtjes së mjedisit,njëherazi synohet të promovohet mekanizmi “Ecofriend” tek qytetarët e komunës së Mitrovicës. (Komuna e Mitrovicës, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton komunën e Prizrenit. (Objekti i komunës së Prizrenit, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në përurimin e rrugës në Prelez të Jerlive, në Ferizaj. (Prelez i Jerlive, Ferizaj, ora 11:00)

 

- Bëhet hapja solemne e restaurantit të ri në Fushë Kosovë, brendi i parë botërorë i restauranteve në Kosovë KFC ku do të jenë të pranishëm kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha dhe Ambasadori Amerikan, Greg Delawie. (Të Petrol Company në dalje të Fushë Kosovës, 1.3 KM nga rrethi i Fushë Kosovë, rrugës për në aeroport, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, gjatë vizitës në komunën e Prizrenit viziton fabrikën e prodhimeve bujqësore-ABI. (Objekti i fabrikës, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton fabrikën e prodhimeve ushqimore-LIRI. (Objekti i fabrikës, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në përurimin e Fabrikës së Mishit "Weng Fat Poultry". (Fshati Polac, Skenderaj, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton fabrikën e ndërtimtarisë- Vëllezërit e Bashkuar. (Objekti i fabrikës, ora 12:30)

 

- Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli do ta vizitojë fshatin Krajkovë të Komunës së Drenasit, ku do të vihen gurthemelet e ndërtimit të dy Fabrikave. (Fshati Krajkovë, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton fabrikën ushqimore-Euro Food në Prizren. (Objekti i fabrikës, ora 13:10)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Shoqata e Zejtarëve të Prizrenit. (Objekti i shoqatës, ora 13:40)

- Profesori zviceran Daniel Bernard dhe presidenti Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani mban ligjëratë speciale për studentët e AAB-së. (Kolegji AAB, ora 14:00)

- Bëhet inaugurimi i Konsullatës së nderit të Ghanës në Kosovë. (Rr. UCK, kompleksi Qafa, ora 16:00)

- Ambasada e Francës në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës, Ambasadën e Luksemburgut dhe Zyrën diplomatike të Belgjikës organizojnë edicionin e 16-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. (Kinema ABC, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 23 Nëntor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilin do të shqyrtohet i raporti i Auditimit i Zyrës së Kryeministrit si dhe shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ftuar ministri Enver Hoxhaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon nesër një punëtori për të vlerësuar shkallën e zbatimit të legjislacionit për media. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Ministri i Mjedisit, Ferat Shala raporton para Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me kërkesën e banorëve të fshatit Vranishtë, Komuna e Dragashit, për ndërtimin e hidrocentralit në lumin e këtij fshati si dhe me çështjet që kanë të bëjnë me eksproprijimin e pronave të atyre banorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon përmbyllëjen e projektit të EIDHR “Partneriteti mbi të drejtat e shkelura ekonomike te grave. (Hotel Sirius, ora 10:45)

- Vazhdim i mbledhjes së komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për Sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ngjarjen filluese te projektit “Mbështetja për profesionet e lira juridike dhe Oda e Avokatëve”. (Ministria e Drejtësisë, salla për konferenca e amfiteatrit, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës takohet me përfaqësuesit e Akademisë ushtarake daneze “East Bridge Academy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00) 

- Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë organizon tryezen e rrumbullakët me temë “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”. (Hotel Sirius, ora 11:30)

- Promovohet libri  teoriko-publicistik i profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja “Federata shqiptare - kohezioni i shtetit-komb në BE”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku do të përurojë përfundimin e punimeve për fazën e parë të projektit të asfaltimit të rrugës Deçan - Kozhnjerë. (Tek ura në fshatin Lloqan, ora 13:00)

 

- Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Agjensioni i Financimit të Shëndetësisë dhe Postë Telekomi i Kosovës nënshkruajnë sot Marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të mundësimit qytetarëvë kryerjen e shërbimeve postare që lidhen me pagesat për skemën publike të sigurimeve shëndetësore. (Ministria e Shëndetësisë, ora 13:30)

- Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me Zyren e BE-së organizojn ceremoninë e gur-themelit të ndërtesës së Institutit të Kosovës për Administratë Publike. (Hajvali, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të objektit të Institutit të Kosovës për Administratë Publike. (Hajvali, ora 14:00)

 

- Me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së veprimtarit, Xhemail Mustafa, anëtarët e Kryesisë së LDK-së dhe Dega e LDK-së në Podujevë, do të bëjnë homazhe tek varri i tij. (Fshati Gllamnik i Podujevës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 22 Nëntor 2016

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e parë të grupit punues për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës” mbahet panairi ‘’Gratë në biznes - Mitrovica, 2016". (Sheshi "Isa Boletini" në jug të Mitrovicës, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizojnë konferencën e lansimit të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konferencën për lansimin kombëtar të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, do të bëjë përurimin e stacionit të pompave të ujit në fshatin Bellopojë. (Bellopojë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Administratës, Muhedin Nushi do të mbajnë konferencë për media, ku do të prezantohet platforma digjitale për pjesëmarrje publike. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, salla 37, ora 11:00)

- Lëvizja FOL mban konferencë për media, ku do të publikoj një rast studimi rreth prokurimit publik në të cilin janë gjetur shkelje të shumta ligjore në procesin nëpër të cilin kanë kaluar procedurat për tri lloje të ndryshme të furnizimeve dhe shërbimeve nga AQP-ja për institucionet qendrore. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në ceremoninë e çertifikimit të auditorëve për skemën publike, të organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Aleanca Kosovar e Bizneseve organizon tryezën me temë "Konsumi i Prodhimeve vendore më shumë se veprim ekonomik". (Universiteti Publik i Prizrenit, ora 11:30)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, do të bëjë përurimin ndriçimit publik në fshatin Gorazhdec. (Gorazhdec, ora 12:00)

- Coca-Cola HBC Kosova do të bëjë hapjen e “Zonës së parë Aktive Coca-Cola”, një fitnes në ambient të hapur. (Parku Taukbahqe në Prishtinë, ora 12:00)

- Zhvillohet ndeshja e vlefshme për Kualifikimet Evropiane 2017 ndërmjet Kosovës dhe Uelsit. (Salla e pingpongut në Pallatin e Rinis në Prishtinë, ora 18:00)

 

- Hapja e festivalit "Ditët e Muzikës Kosovare", edicion ky i cili i kushtohet Nënë Terezës. (Kisha e Shën Ndout në Ulpianë, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 21 Nëntor 2016

- Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, organizojnë konferencë rajonale dy ditore për siguri kibernetike. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ngjarjen ku do të prezantohet projekti “Mbështetje të edukimit në gjuhën serbe në Kosovë: Procesi i verifikimit të diplomave të Univeritetit të Mitrovicës Veriore, hulumtimi i situatës aktuale, zhvillimi i udhërrëfyesit të MAShT dhe trajnimi direkt i UMV dhe stafit mësimor të tij”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht ‘Task Forca për Reformat e Të Bërit Biznes’ organizon takimin koordinues me grupet punuese për reformat që ndërlidhen me Raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P-38,ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do të diskutohet në lidhje me ftesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxhën për Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha për raportim në Komision, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Save the Children në Kosovë, në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit lansojnë raportin “Zëri Ynë” i cili paraqet atë se çfarë mendojnë dhe ndjejnë të rinjtë e moshës 12-16 vjeç, lidhur me dhunën, ngacmimib, njohuritë për të drejtat, shpenzimet në shkollë, e ardhmja e çështje të tjera, të cilat, i përfshin Konventa për të Drejtat e Fëmijës. (Zyrët Qendrore të Avokatit të Popullit, ora 10:00)

- Platforma CiviKos organizon konferencën vjetore të saj ku do të diskutohet rreth bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe Qeverisë. (Sheshi 21, ora 10:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konferencën vjetore të Platformës CiviKos me titull: Bashkëpunimi në mes të Shoqërisë Civile dhe Qeverisë. (Sheshi 21, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i sëmundjes së fidaneve të mjedrave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në promovimin e Udhëzuesit për mbrojtjen e fëmijëve në internet “Udhëtimi në internet”, i cili është një material edukativo-arsimor dhe me këtë ngjarje shënohet përvjetori i Konventës për të drejtat e fëmijës. (Ambientet e MAShT, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

 

- Komuna e Prishtinës hap tregun e fundvitit, pjesëmarrës do të jetë edhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetevendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Aida Dërguti dhe Driton Çaushi. (Zyret e Lëvizjes, ora 15:00)

- Mbahet kuvendi i V i  shoqates profesionale per deme te luftes “Ngritja e Zërit”,  me seli në Skenderaj. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, ora 14:00)

- Me rastin e mbrojtjes se temes se diplomes, studenti Abaz Berisha lanson aplikacionin "Vala ime" permes te ofrohen digjitalizimet e kodeve te shkurtera. (Kolegji Riinvest, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 20 Nëntor 2016

- Mbahet konferenca ndërkombëtare kushtuar Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor, me përfaqësues të larte te institucioneve dhe organizatave vendore, regjionale dhe evropiane. (Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë së bashku me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, do të përurojë përfundimin e punimeve të rrugës në fshatin Stubëll e Epërme në komunën e Vitisë. (Fshati Stubëll e Epërme, ora 12:30)

- Pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare kushtuar Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor së bashku me qytetarë do të marshojnë në Sheshin kryesor të qytetit të Prishtinës. (Sheshi kryesor i qytetit të Prishtinës, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 19 Nëntor 2016

- Shoqata Demokratike Shqiptare "Çamëria" Hagë - Holandë, dega Prishtinë mban konferencë për media për shtetësinë e Çamërisë dhe ecurinë e rrjedhës se metjme. (Hotel Grand, ora 11:00)

- Organizohet Marsh Protestues për të kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari. (Sheshi te Xhamia “Isa Beg” në  qytetin e Mitrovicës, ora 12:00)

- Partinë Demokratike të Kosovës, dega në Drenas organizon aderimin solemn në parti. (Restaurant “M 2000”, ora 12:00)

- Kryetari I PDK-së, Kadri Veseli do ta vizitojë Parkun e Biznesit. (Fshati Korreticë e Epërme në Drenasi, ora 13:00)

- Aleanca Kosova e Re mban Kuvendin Zgjedhor të degës së partisë në Skenderaj. (Shtëpia e Kulturës në Skenderaj, ora 13:00)

 

- Ndezja e qirinjve në nderim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku, si dhe njëkohësisht behët prezantimi i spoteve për vetëdijesim të pjesëmarrësve në trafik. (Përballë Teatrit Kombëtar, ora 17:00)

- Kryetari I PDK-së, Kadri Veseli do t’i takojë edhe veteranët e luftës së UÇK-së, në Drenas. (Hoteli “Nobel”, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 18 Nëntor 2016

- Ministria e Shëndetësisë organizon takimin tradicional të shënimit të Javës Botërore të Vetëdijësimit për Antibiotikët. (Amfiteatri i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike,  ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbledh Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P 38, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në Konferencën “Prezantimi i dokumenteve kurrikulare dhe udhërrëfyesi për zbatim”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit. (Zyra e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ora 10:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti, udhëheqësi i Misionit të FMN-së Jacques Miniane dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza mbajnë konferencën për media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë. (Ndërtesën e  Qeverisë, salla P-32, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton komunën e Suharekës. (Objekti i komunës së Suharekës, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku do të flasin deputetja Albulena Haxhiu dhe avokati Tomë Gashi. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje! ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në vënien e gurëthemelit të shkollës në fshatin Magurë të Lipjanit. (Fshati Magurë, ora 11:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në përurimin e shkollës "Hajredin Bajrami" në Magure të Lipjanit. (Shkolla “Hajredin Bajrami”, fshati Magure, Lipjan, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi pret në takim ish shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë në periudhën 1999-2001, Daan Everts. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, bashkë me kryetarin e komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, vizitojnë fabrikën e gomave “Damper” në Suharekë. (Fabrika e gomave “Damper” në Suharekë, ora 11:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në vënien e gurëthemelit të shkollës në fshatin Pjetershticë të komunës së Shtimes. (Fshati Pjetershticë, ora 12:30)

- Mbahet marshi protestues i nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinë. (Sheshi"Zahir Pajaziti", ora 14:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Zonën Industriale në komunën e Suharekës.  (Kompania Solid, ora 12:00 - Kompania e mjeteve mjekësore “Medito Plast”, 13:00 - Kompania e mobileve “Graniti”, ora 13:30 -  Kompania e fasadave “Graniti”, ora 14:00 - Kompania “Red Eagle”, ora 14:30)

 

 

Ngjarjet e datës 17 Nëntor 2016

- Me rastin e shënimit te ditës së Konventës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijës behët shpërndarja e broshurave dhe ligjërata për konventën në shkollat fillore të mesme të ulëta në zonat rurale Kçiq, Shalë, Kushtovë. (Shkollat fillore të fshatrave Kçiq, Shalë, Kushtovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 9:30)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Agjencioni pr Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim dhe mbështetje nga Organizata Lidhim vlerat e natyrës me njerëzit  organizon seminarin me temë “Kontributi i përdorimit të qëndrueshëm të biomasës për energji të ripërtrishtme në lehtësimin e ndryshimeve klimatike“. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata e Filozofëve të Kosovës organizon konferencen nderkombtare "Sfidat e modernitetit". (Fakultetin Filozofik, Kati I, Salla 101, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Ushqim dhe Agrikulturë, Christian Schmidt. (Ndërtesa e Qeverisë, ota 10:00 - vetëm pamje)

- Instituti GAP do të prezantojë analizën mbi efektet e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar një vit pas zbatimit. (Zyrët e Institutit GAP, ora 10:30)

- Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt do ta vizitojë Kosovën më ç'rast do të pritet nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 37, ora 11:00)

- Handikos mban konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur pakënaqësin e personave me aftësi të kufizuara për mos ndarjen e mjeteve te nevojshme financiare për zbatimin e Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara, Veternik  afër fshatit ndërkombëtar, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian, Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Social dhe Komuna e Vushtrrisë organizojë ceremoninë inauguruese të Qendrës për Grumbullim, Sortim e Paketim të Materialeve të Riciklueshme në Vushtrri, si Ndërmarrje Sociale. (Fshati Bukosh në Vushtrri, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 31, ora 11:50)

- Me rastin e shënimit te ditës së Konventës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijës mbahet kuizi me temë "20 Nëntori dita e konventës". (Salla e konferencave, komuna e Klinës, ora 13:00)

- Hapja e ekspozitës me punimet e nxënësve të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Gjakovës, me temën “Të drejtat e mia”. (Asambleja komunale e fëmijëve Gjakovë, ora 13:30)

- Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, do të bëjë një deklaratë të shkurtër për të nxjerrë në pah Javën Ndërkombëtare të Arsimit, organizim ky vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve. (Hotel Sirius, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 16 Nëntor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Ndër-Ministrorë për Administrimin e Tokës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet konferenca e parë për investime në Komunën e Prishtinës në të cilën do të prezantohen 5 projekte kapitale, që synohet të realizohen me partneritet publiko-privat. (Ndërtesa e re e komunës së Prishtinës, në lagjen Arbëria, ora 10:00)

- Përmbyllet kampanja e zhvilluar prej Green Art Center - Prishtina dhe koorporates Rugove me sloganin “Të ndërtojmë hapësira të gjelbëra, duke ricikluar shishe të plastikës”, kampanjë kjo që është inicuar në prill të këtij viti dhe ku janë përfshirë në procesin e ndarjes se mbeturinave te riciklueshme shtatë kolegje arsimore private. (Shkolla "Nazim Gafurri" në Prishtinë, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë fillon projektin e Binjakëzimit "Forcimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim-vendimit të Avokatit të Popullit për vazhdimin e mandatit tre vjeqar për zëvendesit e Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendi, salla S-I, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të publikojë rezultatet e Barometrit Global të Korrupsionit. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të Kuvendit të Kosovës në të cilën do të raportojë Drejtori e RTK-së Mentor Shala dhe Kryetari e Bordit të RTK-së Ismet Bexheti, lidhur me procesin e përfaqësimin e komunitetit joshumicë në sektorin e shërbimeve mediale në pajtim me Ligjin për RTK-në. (Ndërtesa e Kuvendi, salla S-2, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Qumështoren “Bylmeti”. (Objekti i Qumështores “Bylmeti” në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton fermën “Eurolona”. ( Ferma “Eurolona” në Fushë Kosovë, ora 12:00)

- Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli mban konferencë për media. (Zyrat qendrore të Aleancës Kosova e Re, ora 12:45)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për të diskutuar për procesin e arritjes së marrëveshjes për pensionet me Zvicrën dhe zbatimi i Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti. (Ndërtesa e Kuvendi, salla S-I, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton industrinë e tekstilit “VAVA” në Podujevë. (Industria e Tekstilit “VAVA” në Podujevë, ora 16:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton pikën kufitare në Merdare. (Pika kufitare në Merdare, ora 17:00) 

-  Mbahet forumi i 4-të i Hisedarëve si dhe ditëlindja e 80-të e Sharrcem ku do të jenë prezent përfaqësues më të lartë të vendit, ministra, përfaqësues të komunës së Hanit të Elezit, ambasadorë, përfaqësues të organizatave qeveritare dhe jo-qeveritare, miq dhe bashkëpunëtorë. (Hotel Emerald, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 15 Nëntor 2016

- OSBE në bashkëpunim me Zyrën për qeverisje të mirë, të drejta të njeriut, mundësi të barabarta dhe mos-diskriminim, do të jetë nikoqire e një punëtorie për të paraqitur projektin final të strategjisë për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për vitin 2017-2021. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i shkresës së Këshillit Prokurorial të Kosovës që ka të bëjë me ndryshimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit si dhe intervistimi i kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim do të takohet për të sheshuar përgatitjet për takimin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet më 23-24 nëntor, në Strasbourg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Instituti RIDEA prezanton sondazhin mbi perceptimin e opinionit publik në Kosovë, rreth procesit të integrimit Evropian, liberalizimit të vizave dhe çështje tjera të ndërlidhura të aktualitetit politik në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë tryezën e diskutimit me temë "Sfidat e Reformave të Sundimit të Ligjit në kuadër të MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të diskutohet për problemet aktuale të furnizimit me energji elektrike si dhe shqyrtimi i nismes legjislative "Plotësimi i Ligjit për Dhomën e Posaçme te Gjykatës Supreme te Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit". (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 12:00)

- Departmaneti i Gazetarisë promovon librin e profesorit Bajram Kosumi me titull “Zhanret e gazetarisë”.  (Biblioteka Kombëtare Universitare , ora 12:00)

- anluohet - Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli mban konferencë për media. (Zyrat qendrore të Aleancës Kosova e Re, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian si dhe shqyrtimi i Projektligjit për Akreditim, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Gjenjeneral Volker Halbauer, Gjeneral Klaus Reinhard, Gjeneral Karl Heinz-Lather dhe Prof. Bengt Beutler mbajnë ligjeratë me temën "Sfidat Globale të Sigurisë". (Kolegji ISPE  ora 13:30)

 

- Jepet shfaqja “Familja Tot”, me regji të Andia Xhungës, shfaqje kjo mysafire e Teatrit Kombëtar të Tiranës. (Teatrin Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 14 Nëntor 2016

- Fondacioni Evropian për Trajnim organizon kenferencen me teme “Qeverisja dhe monitorimi i shkollave profesionale dhe zhvillimit të aftësive në Kosovë”. (Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive.(Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00) 

- Me rastin e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë  (GEW) 2016, Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë Greg Delawie do të ju drejtohet të pranishmëve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë do të organizojnë konferenca për media për shënimin e Ditës Botërore të Diabetit e cila shenohet në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës. (Ndërtesa e Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi pret në takim kryetaren dhe nënkryetarin e Bashkisë së Sarandës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike organizon ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së tretë të KEDS Akademisë. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministrit të Mjedisit, dhe Planifikim Hapësinor, Ferat Shala raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Aleanca Kosovar e Bizneseve organizon hapjen solemne  të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016” në Prishtinë. (Hotelin Grand, ora 11:45)

- Me moton “Drejtësi për Astritin”, një grup i qytetarëve të mbështetur nga pjesëtarë të shumtë të shoqërisë civile organizojnë protestë në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Presidenti, Hashim Thaçi pret në takim ish komandantin e KFOR-it, Dr. Klaus Reinhardt. (Kabineti i Presidentit, ora 14:30)

 

- Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të garës për bursa, në projektin "Frozen Music", ide e Sharrcem-it, e mbështetur nga Rrjeti CSR Kosova, Al Trade, UBT, ProCredit Bank, Universiteti i Prishtinës - FNA dhe Këshilli i Investitorëve evropianë. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 13 Nëntor 2016

- Mbahet kuvendi zgjedhor i Forumit të Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Degën  e Trete, Degën  e Presidentit Rugova. (Salla e konferencave Orion, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi do të organizojë një konferencë për gjetjet e monitorimit të veprimtarisë së Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Zyrat e IKD-së në afërsi të objektit të Sllovenija Sportit, ora 11:30) 

- Mbahet kuvendi zgjedhor i Forumit të Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në  Degën  e Parë. (Hotel  Apollonia, ora 12:00)

- Mbahet kuvendi zgjedhor i Forumit të Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në  Degën   e Katërt. (Salla e Konferencave Orion, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 12 Nëntor 2016

- Aleanca Kosova e Re mban Kuvendin Zgjedhor të degës në Gjilan. (Salla e Teatrit të Gjilanit, ora 12:00)

- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj mbanë konferencën për medie për aderimin e Gjenaral Imri Ilazit me bashkëpuntorë në Degën e PDK-së në Ferizaj. (Restaurant Orchide - Rruga \"Ahmet Kaqiku\" në Ferizaj, ora 13:00) 

- NISMA për Kosovën, dega në Drenas mban tubim me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e saj në Drenas ku do të bëhet prezantimi i kandidatit për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 14:00) 

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit  (Zyrët e KQZ-së, ora 14:00)

- Mbahet protesta \"kërkojmë drejtësi për Astrit Deharin\" pasi qe një javë nga vdekja e tij ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi! (Para ndërtesës së Burgut të Prizrenit, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 11 Nëntor 2016

- Misioni i OSBE-së në do të organizoj një konferencë për shtyp për të lansuar fushatës informuese për pakon e ligjeve për të drejtat e njeriut. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ku do të bëhet publikimi i fushatës informuese për pakot e ligjeve për të drejtat e njeriut. (Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë organizojnë prezantimin e hulumtimit, “Qeverisja e Mirë - Transparenca dhe Llogaridhënia në Sistemin Farmaceutik në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, u.d i Ministrit të Mjedisit, Ferat Shala janë të ftuar në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për të raportuar për raportin e Auditimit për pasyrat vjetore financiare të ministrive që udhëheqin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, ora 10:00)

 - Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e lirimit nga monitorimi i mëtutjeshëm i Ndërmarrjes së Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. (Selia e ndërmarrjes së Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix”, në Istog, ora 11:00)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara bejnë lansimin zyrtar të koalicionit K10 për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi do t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Ambasada Gjermane dhe Franceze në Prishtinë organizojnë manifestimin e përbashkët përkujtimor të nënshkrimit të armëpushimit në Compiègne, më 11 nëntor 1918, i cili i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore. (Varrezat ortodokse në afërsi të shtabin qendror të KFOR-it, kampin “Film City”, ora 11:45)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media ku do të paraqiten këndvështrimet e KDI-së mbi Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)

 - Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës mban mbledhje e përbashkët me Komisionin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për veprimtari prodhuese, tregti dhe mjedis, lidhur me ecurinë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e ekonomisë, me theks të veçantë për zbatimin e Marrëveshjeve dhe avansimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Presidenti Thaçi pret në takim Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn. (Zyra e Presidentit në Kuvendin e Kosovës, ora 13:15 - vetëm pamje)

- Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:50 - vetëm pamje)

- Presidenti Thaçi pret në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë të kryesuar nga Ruud Vermeulen. (Kabineti i Presidentit, ora 14:30)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Kabineti i kryeministrit, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn bejnë lansimin e Agjendës për Reforma Evropiane. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:45)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn  mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 16:15)

 

- Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha mban konferencë për shtyp. (Ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ish ndërtesa e Rilindjes, kati IX, salla 914, ora 16:30)

- Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn takohet me zëvendësministrin Branimir Stojanoviq. (Zyra e BE-së, ora 18:15)

- Hapja e ngjarjes “Hapësira Haptike” që i dedikohet krijuesve të rinj për t'i zhvilluar idetë e tyre kreative për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. (Ndërtesa e Muzeut Etnologjik, ora 19:00)

- Mbahet tryeza e rrumbullakët e Komisionerit Hahn me eurodeputeten Lunacek dhe liderët e partive politike në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 10 Nëntor 2016

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do ta presë Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i cili do të qëndrojë në Kosovë për vizitë njëditëshe. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ora 9:50) 

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej pothuajse 64 mijë Euro. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari Veseli pret në takim Boris Johnson, Deputet i Parlamentit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe të Komonuellthit të Mbretërisë së Bashkuar.  (Holli i Kuvendit, ora 10:15)

- Ministri britanik Boris Johnson, i adresohet seancës solemne të Kuvendit të Kosovës. ( Salla e mbledhjeve plenare, ora  10:40)
 
- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë para përfaqësuesve të 32 ndërmarrjeve të vogla kosovare që po marrin pjesë në tubimin afarist “Bizneset Bizneseve” (B2B). (Hoteli Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët Shqyrtimi i projektligjit për Zhurmën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri britanik Boris Johnson merr pjesë në lansimin e projektit "Përkrahje për zhvillimin e partive politike të Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N-409, ora 11:30)

- Aleanca Kosovar e Bizneseve dhe Komuna e Mitrovicës organizojnë konferencë me temë "Ligji i Trepçës, mundësi e re apo sfidë për zhvillimin ekonomik të Kosovës". (Objekti i Kuvendit Komunal në Mitrovicë, ora 11:45)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media me ç'rast do të flasë Sekretari i Përgjithshëm, Dardan Molliqaj. (Selia e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës mban takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues. (Salla e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK-ut, ora 14:00)

 

- Kryetari Veseli pret në takim nënkryetaren e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 14:00)

- Me rastin e publikimit të Raportit për Kosovën 2016  nga Komisioni Evropian, Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek viziton Kosovën më ç'rast do të mbajë konferencën e saj për shtyp. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 16:15)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitën e parë "Artistët e Rinjë". (Objekti i Galerisë Kombëtare të Kosovës, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 9 Nëntor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon hapjen e Konferencës "Menaxhimi financiar i institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë”. (Salla e Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për faljen e borxheve publike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës organizojnë konferencë të jashtëzakonshme për media. (Foajea e Teatrit Kombëtar e Kosovës, ora 11:00) 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 11:45) 

 

- Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa do të promovojë produktin më të ri që i dedikohet ekskluzivisht  agroindustrisë dhe bujqësisë. (Fshatin Miradi e Epërme, saktësisht në objektin e Fermës dhe Qumështores “Eurolona”, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh përfaqësuese speciale e BE-së, Nataliya Apostolova, e cila i dorëzon Raportin e Progresit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:15 - vetëm pamje)

- Komisioni Evropian do t’a publikojë raportin e tij mbi Kosovën më çrast mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn. (Transmetim i drejtpërdrejt i konferencës për shtyp i komesionerit nga Brukseli mbahet në Qendren Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 13:00)

 

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova mban konferencë për media lidhur me raportin e komisionit Evropian për Kosovën. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 13:15)

 

-  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti i Sheffield - dega e Selanikut. (Hotel Sirius, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 8 Nëntor 2016

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shënon “Ditën Botërore të Planifikimit Urban”. (Objekti i Ri i qeverisë, ora 9:00)

- Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit Shqiptar lansojnë raportin e përbashkët "Vlerësimi i Kërcënimeve nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të organizojë ceremoni solemne me rastin e ndarjes së bursave për studentët përfitues në Programin e bursave shtetërore 2016/2017. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 123 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, në objektin e ri. Ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, ora 10:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës bën lansimin e raporteve mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. (Hotel “Afa”, ora 10:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën me titull “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:30)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houpe, i shoqëruar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Drejtoresha e Rrjetit të Grave të Kosovës Igballe Rugova, do të flasë me rastin e nisjes së Raportit të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor. (Hoteli AFA, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje komemorative për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari. (Fakulteti Filologjik, ora 11:00)

- Lëvizja FOL mbanë konferencë ku do të publikohet raporti “Skenimi i korrupsionit 2016”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët përgaditja për mbledhjen e përbashkët me Komisionin homolog nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Pas humbjes trajike të aktivistit Astrit Dehari organizatat studentore të UP-së organizojnë marsh protestues për drejtësi. (Biblioteka Kombëtare, ora  12:00)

- Aleanca Koosvare e Bizneseve organizon konferencën për media lidhur me shpalosjen e Projektit tradicional Javët e Biznesit Kosovar. (Zyret e AKB-së , ora 12:15)

- Bëhet hapja zyrtare dhe promovimi i fillimit të punës së shoqatës  “Fermerët Kosovar të Qumështit”. (Restoran Miracle Beni Dona, mbrapa Etc në Fush Kosovë, ora 13:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në hapjen zyrtare dhe promovimin e Shoqatës “Fermerët Kosovarë të Qumështit”. (Restoran Miracle, mbrapa ETC-së- Fushë Kosovë, ora 13:00)

 

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pret kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçin. (Selia qendrore e AAK-së, ora 13:00)

- Varrimi i  aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. (Varrezat në Zllatar, ora 14:00) 

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Ambasada e ShBA-ve në Kosovë do të organizoj pritje, "Mbrëmja e Zgjedhjeve në SHBA". (Hapsirat e Klan Kosova, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 7 Nëntor 2016

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në konferencën “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në Konferencën “Referencimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve kundrejt Kornizës Evropiane të Kualifikimeve”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të Qendrës së Vazhdimësisë së Punës në Prizren të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës projekt ky i bashkëfinancuar nga Banka Botërore dhe i përkrahur nga Ministria e Financave. (Sheshi Lidhja Shqiptare në Prizren, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën e organizuar nga KFOS-“ Ecje në për akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Akademinë e Drejtësisë, shqyrtimi i Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Mbahet konferenca për promovimin e Veprimit "Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Kosovë", pjesë e lehtësimit horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës, do të organizohet në (Hotel "Garden", ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri arrijnë në sheshin "Haxhi Zeka" në qytetin e Pejës, ku ata do të ecin nëpër çarshinë e rinovuar për të inspektuar punimet.. (Pejë, ora 12:55)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në inaugurimin e Qarshisë së Vjetër në Pejë. (Qarshia e Vjetër në Pejë, ora 13:00)

- Ministria e Financave e Qeverise së Republikës së Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar organizojnë seminarin mbi Raportin vjeshtor të FMN-së 2016 për çështjet rajonale ekonomike për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. (Ndërtesa e e Qeverisë  salla P38, ora 14:00)

 

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës mban homazhe në nderim të studentit, Astrit Dehari. (Para Bibliotekës Kombëtare ”Pjeter Bogdani“, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 6 Nëntor 2016

- Levizja Mjedisore "Let's Do It Kosova" do te realizojë aksionin e radhes në kuader të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën". Lagjen e Romeve në Prilluzhë, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon konferencë për shtyp me rastin e lansimit të Indeksit Kosovar për Shoqëri Civile 2016. (Objekti i KCSF, ora 13:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme ku do të flasin Kryetari, Visar Ymeri dhe Sekretari, Dardan Molliqaj. (Selia e Vetëvendosjes, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 5 Nëntor 2016

- Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosjes do ta mbajë mbledhjen e XXVI-të tij. (American School of Kosova pranë pallatit të rinisë, ora 10:00) 

 

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatave Ndërkombëtare të cilët po qëndrojnë në Kosovë me rastin e shënimit të dy vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 4 Nëntor 2016

- Shoqata Kosovare e Endoskopisë Gastronitestinale  mbanë konferencën e Katërt në  të cilen do të trajtohen tema nga lëmi i endoskopisë gastrointesinale si; stentat në sistemin gastrointestinal, trajtimi endoskopik i obezitetit,  përdorimi i ultrazërit endoskopik, etj. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi raportojnë në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportet e Auditimit për ministrit e tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 9:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Rektori i Universitetit të Proshtinës, Prof. Dr. Marjan Dema ndan mirënjohje për profesorin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Shukri Fetahu. (Ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës,  ora 10:20) 

- Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve mban kuvendit të Shoqatës. (Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim 30 të rinj të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, nga Kosova dhe Serbia. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të përurojë përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Topanicë - Dajkoc, te memoriali i Metush Krasniqit në komunën e Kamenicës. (Fshati Dajkoc, ora 12:00)

- Unioni i Studenteve Pro Europian në bashkëpunime me Qendren për Hulumtim dhe Zhvillim organizon seminare shkencore në të cilën ligjerues është prof dr Jahja Koka. (Prishtinë, ora 12:15)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, së bashku me pjesëtarët e FSK-së që garuan në “Cambrian Patrol” të Britanisë së Madhe. (Kabineti i Presidentit, ora 14:00 - vetëm pamje) 

Ngjarjet e datës 3 Nëntor 2016

- Shoqata e Reumatologëve të Kosovës, e mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, organizon më 3 dhe 4 nëntor Kongresin e 3-të Kombëtar të Reumatologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare. ( Hotelin Emerlad, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me komunën organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Gjakovë ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal. (Hotel Kalaja, magjistralja Gjakovë - Prishtinë km 1, ora 10:00)

- Shkolla fillore dhe e mesme e ulët në Dol e cila mban emrin e mësuesit, pajtuesit, Anton Qeta . shënon ditën e shkollës dhe përkujton përvjetorin e vdekjes së Anton Qetes. (Pallati "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë me rastin e përmbylljes se Projektit të Binjakëzimit, qëllimi i të cilit është fuqizimi i Shërbimit Sprovues dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Komunën e Podujevës. (Objekti i Komunës së Podujevës, ora 11:00)

- Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, mban debatin e radhës me qytetarët e Pejës. (Teatri "Istref Begolli" në Pejë, ora 14:00)

- Programi Certifikues për Zhvillim të Politikave Publike dhe Lidership  pranë A.U.K. organizon ceremoninë e çertifikimit te pjesëmarrësve të kohortit të dytë të cilët kanë mbaruar me sukses këtë program. (Hotel Sirius, ora 16:15) 

- Hapet ekspozita e piktorit të njohur të ngjyrës dhe grafikës, mjeshtrit restaurues dhe konservues të veprës së artit mesjetar, Mustafa Arapi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 2 Nëntor 2016

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon konferencen “Edukimi për punësim - Bashkëpunimi mes shkollave për arsim profesional dhe trajnim dhe bizneseve”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami do të marrë pjesë në konferencën “Arsimi për punësim - bashkëpunimi i shkollave profesionale me bizneset”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë se Kosovës dhe OSBE organizojnë seminarin dyditor “Zvogëlimi i ofertës dhe furnizimit me drogë”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bën lansimin e analizës “Nyja e Gordianit - Pengesat e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të sigurisë - Rasti i Interpolit”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës - IADK organizon ngjarjen promovuse të akreditimit e kursit për sektorin e blegtorisë nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve si dhe prezanon planin e punës lidhur me çertifikimin e kandidatëve në nivelin Teknik i Blegtorisë. (Zyrat e IADK-së, fshati Sfaraçak i ulët, Vushtrri, ora 10:00)

- Për nder të 27-vjetorit të rënies heroike të heronjëve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Faliu, organizohen homazhe në nderim të veprës së tyre. (Obelisku i heroit të kombit Afrim Zhitia në fshati Llugë të Podujevës, ora 11:00)

- Për nder të 27-vjetorit të rënies heroike të heronjëve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Faliu, organizohen homazhe në nderim të veprës së tyre. (Varri i heroit të kombit Fahri Fazliunë në fshatin Llaushë të Podujevës, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës Dol - Kusar - Goden. (Fshati Goden i komunës së Gjakovës, ora 12:00)

 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Bëhen homazhe tek vendi ku Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhanë jetën heroikisht. (Bregu i Diellit në Prishtinë, ora 14:00)
 


Ngjarjet e datës 1 Nëntor 2016

- Handikos organizon tryezën me rastin e publikimit të Raportit të hulumtimit mbi barrierat arkitektonike në ndërtesat publike në qytetin e Prishtinës i cili ka të bëjë me qasjen e personave me aftësi të kufizuara. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kryeparlamentari Veseli pret në takim një delegacion nga Austria. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:00)

- Ministri i Forcës  së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli do të raportoj para komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit lidhur me çështjet që lidhem me FSK-në. (Ndërtesa e  Kuvendit, salla C-203, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Veseli viziton Kazermën e FSK-së në lagjen Bair të Mitrovicës. (Lagjja Bair, Mitrovicë, ora 12:00 - trasnporti i organizuar para objektit të Kuvendit, ora 10:30)

- Mbahet interpelanca me Ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani me Senatorët e rinj, lidhur me gjendjen shëndetësore në vend, problemet e hasura për studentët që studioin mjeksinë, kampanjat të cilat mund të participojnë të rinjtë për të ngritur nivelin e shërbimeve shëndetësore dhe tema tjera për sektorin publikë shëndetësorë në Kosovë. (Salla e seancave të Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat bëjnë lancimin e raportit të ri: Kush kujdeset? Kërkesat, ofertat dhe opsionet për rritjen e mundësive të kujdesit të fëmijëve në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 11:00)

-  Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë - BE do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilen do të diskutojë lidhur me  përgatitjet për takimin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet me datë 23-24 nëntor në Strasburg, si dhe propozimi i temave për diskutim gjatë këtij takimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C- 301, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së Heroit të Kombit Zahir Pajaziti bën homazhe te shtatorja e heroit. (Prishtinë. ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon një pritje për  kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, me ç’rast do t’i jepet Mirënjohje për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar dhe për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës. (Kabineti i ministrit Shala, ora 13:00)

- Zhvillohet ceremonia e ndarjes së certifikatave për vajzat të cilat e kanë përfunduar me sukses trajnimin WOW (Punësimi Online i Grave). (Cafe bar ‘Morena’, rruga ‘Perandori Justinian’ afër Katedrales, ora 14:00)

- Departamenti i AAK-së për Drejtësi, sot organizon tryezë diskutimi me temën ''Rregullimi juridik i Trepçës''. (Salla Orion, përballë Kino ABC, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Veseli bën hapjen e ekspozitës “Kristalet e Trepçës”. (Holli i Kuvendit, ora 14:30)  

Ngjarjet e datës 31 Tetor 2016

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon konferencë për performancën e institucioneve të pavarura dhe rolin e parlamenteve në rajon. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë dhe mban fjalë rasti në konferencën “Përforcimi i performancës së institucioneve të pavarura: Roli i Parlamentit në Rajonin e Ballkanit Perëndimor”, organizuar nga Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00) 

- Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Fondi Evropian për Evropen Juglinore - Development Facility organizojn konferencën Vjetore të Bankave të Kosovës. (Capital Gate Conference Center pranë zyreve të Shoqates së Bankave të Kosoves, ora 9:30)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi janë të ftuar në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtiimin e Raportit të Auditimit për ministrit që udhëheqin.(Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës rinisë dhe sportit si dhe shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Instituti Riinvest organizon konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat nga hulumtimi ‘Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? - Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur’. (Hapësirat e Insitutit Riinvest, ora 10:30)

 

- Organizatat e dala nga lufta në Drenas protestojnë kundër dënimit të pjesëtareve  të UÇK-së. (Sheshi Fehmi Lladrovci”, ora 12:00)

- Shtyhet - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës Dol - Kusar - Goden. (Fshati Goden i komunës së Gjakovës, ora 13:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00) 

 

- Kryeparlamentari Veseli, do të takohet me drejtuesit e shoqatave e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në selinë e tyre në Prishtinë. (Selia e shoqatave të dala nga lufta, Prishtinë, Rruga e UÇK-së, ora 14:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim zv/ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Tom Adams. (Kabineti i kryetarit, ora 15:30)

- Mbahet promovimi i librit “Intervenimi i NATO-s dhe e drejta e popullit të Kosovës” i autorit Fadil H. Curri. (Instituti Albanologjik, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 30 Tetor 2016

 - Aleanca Kosova e Re mban kuvendin zgjedhore të degës në Lipjan. (Restoranin “AGI” në Lipjan, ora 14:00)

- Aleanca Kosova e Re mban kuvendin zgjedhore të degës në Gjakovë.(Restoranin \"President\"në Gjakovë, ora 17:00) 

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2016

- Ministri i Financave Avdullah Hoti, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu,  Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, si dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe përfaqësues të Administratës Tatimore e Kosovës do të marrin pjesë në tryezën e diskutimit  të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, me temë "Raporti i Bankës Botërore Doing Business 2017 dhe sfidat në të ardhmen". (Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

 

- Me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për sëmundjen e kancerit të gjirit, Forumi i Gruas i AKR-së organizon ligjëratë me moton “Vepro sot që të mos bëhet vonë nesër”, ku do të ligjërojë Dr. Drita Kabashi. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)


- Policia e Kosoves mban kongerenc te jashtzakonshme lidhur me aksionin per arrestimin e disa personave per trafikim me substanca narkotike.  (Stacioni Qendra i Policis, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2016

- Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon konferencën “FSK dhe Partnerët”. (Ndërtesa e MFSK-së, ora 9:00)

- Forum 2015 organizon debat për Trepçen  me temë "Çka pas ligjit: Sfidat, mundësitë dhe rreziqet". (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim mban konferencën “Gratë e fuqizuara: Çelës për shoqëri të transformuara”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet promovimi i kampanjës kundër ngacmimeve seksuale në Universitetet Publike të Kosovës. (Fakulteti Ekonomik i Prishtinës, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës së jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon tryezën e rrumbullakët me temë "Të drejtat e Njeriut dhe Raportimi Medial". (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Shoqata Humanitare Bëmirëse e Kosovës “Nëna  Tereze” nga Prishtina në partneritet me Shoqatën Humanitare Bëmirëse “Nëna Tereze” Zvicërr do të bëjnë inaugurimin e shtëpisë të ndërtuara për vitin 2016. (Fshati Gllaviqic Komuna e Pejës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për Obiliqin si dhe hqyrtimi i projektligjit për Zhurmën. (Ndërtesa e Kuvendit sallën S-II, ora 10:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të ish Drejtorit të Përgjithshëm  të RTK-së, Agim Zatriqi dhe në kujtim të angazhimit të tij për mediumin publik RTK organizon mbledhje komemorative. (Kinema ABC, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbledh Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, ku do të diskutohet për proceset integruese. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete organizon takim, në të cilin do të raportohet për ecurinë e funksionimit të Mamografit Mobil në komunat e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-, ora 11:00)

- Vihet gurthemeli i ndërtimit të pikë kalimit të ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë Kapi e Sficrës. (Pikë kalimi kufitar Kapi e Sfircës, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë  Gjimnazin Matematikor në Prishtinë, me rastin e ndarjes së bursave për 114 nxënës të kësaj shkolle nga ana e MAShT. (Lagjja Kalabria, ora 11:00)

 - Bëhet promovimi i librit - Hoti ndër rrjedhat e shekujve - Libri është përmbledhje e kumtesave  të cilat janë prezantuar në ShBA. (Amfiteatrin e madh të Universitetit te Prizrenit, ora 12:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me komunën e Pejës në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2016” organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Pejë, ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal. (Restorant “Universi” Pejë, ora 12:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të mbajë konferencën e parë me gazetarë, pas zgjedhjeve si Organizatë. (Lokalet e selisë qendrore të OVL UÇK-së, ora 12:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egiptian”. (Salla e takimeve të MPMS-së, ora 14:00)

- Shoqata Humanitare Bëmirëse e Kosovës “Nëna  Tereze” nga Prishtina në partneritet me Shoqatën Humanitare Bëmirëse “Nëna Tereze” Zvicërr do të bëjnë inaugurimin e shtëpisë të ndërtuara për vitin 2016. (Komuna Obiliq, ora 14:00)

- Bëhet promovimin e librit më të ri të Prof. Dr. Kadri Kryeziut me titull “Abc-ja e së drejtës dhe shtetit”. (Amfiteatri i madh në Universitetin e Prizrenit "Ukshin Hoti", ora 15:00)

 

- Shoqata e Importuesve te Automjete te Kosoves  organizon hapjen e ekspozites se veturave e quajtur "auto expo Çarshia". (Ambientet e Çarshis, ora 15:00)

- Aleanca Kosova e Re feston 10 vjetorin e themelimit dhe legjitimimit të saj si parti politike. (Hotel Emerald, ora 18:00)

 

- Aleanca Kosova e Re feston 10 vjetorin e themelimit dhe legjitimimit të saj si parti politike. (Hotelin Emerald, ora 18:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon shfaqjen Forum Teatër "Hisja" me qëllim të promovimit të regjistrimit të pronës së përbashkët dhe trashëgimisë mbi baza të barabarta gjinore. (Teatri "Dodona", ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 27 Tetor 2016

- Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon ktivitetet dhe operacionet e Ushtrimit fushor të FSK-së "Shqiponja 5’’. (FshatiNashec, ora 10:00 - nisja për në Nashec bëhet nga MFSK, ora 8:45)

- Shoqata Down Syndrome Kosova bën organizimin e  tryezës të rrumbullakët me temë "Qasja e Personave me Aftësi të Kufizuar në Tregun e Punës" qëka qëllim ndërgjegjësimin e akterëve të ndryshëm institucionalë  dhebiznesve private për krijim e mundësive për punësimin e personave meaftësi te kufizuar. (Ndërtesa e GIZ-it, ora 9:00)

- Ministria eTregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhePërkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë organizon takimin dhe punëtorinë“Konkurrueshmëria dhe zhvillimi i sektorit privat”. (Ndërtesa eQeverisë, salla P38, ora 9:30)

- Mbahet konferenca e parëndërkombëtare e organizuar në përvjetorin e themelimit të GjykatësKushtetuese të Kosovës, më temë “Kontrolli incidental si mekanizëmkushtetues në sigurimin e kushtetutshmërisë së ligjeve në vendet nëtranzicion”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Instituti iKosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike në Kosovëorganizon tryezë për të diskutuar performancën dhe rezultatet einstitucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit. (Salla eKonferencave “Capital Gate”, rr. Lidhja e Pejës, kilometri i 2 në rrugen Prishtinë - Fushë Kosovë, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mbannjë seance të jashtëzakonshme, në të cilën do të debatohej për vlerat eUÇK-së në raport me situatën e krijuar. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përmbylljes se projektit te financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë në mbështjetje për institucionet e Kosovës në forcimin e shërbimeve këshëllimore të Ministrisë sëBujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe në përmirësimin e kualitetit tëshërbimeve të ofruara nga laboratorët e saj. (Sirius Hotel, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë oranizon konferencën me titull“Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”,që mbahet në kuadër të projektit “Të bashkuar kundër terrorizimit”.(Objekti i Komunës së Deçanit, ora 10:30)

- Detashmenti iPërbashket Rajonal - Qendër  do të zhvillojë ceremoninë e inaugurimit të "Zyrës së re fushore" te Ekipit Ndërlidhës Monitorues. (RrugaJunik-Botushe, ora 10:30)

- Shoqata e Onkologëve të Kosovësorganizon konferencën profesionale me temë“Metastasat e Kancerit tëGjirit”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e hapjes të Parkut Arkeologjik“Ulpiana”. (Parku Arkeologjik “Ulpiana”, ora 11:00)

-Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e hapjes së ParkutArkeologjik “Ulpiana”. (Parku Arkeologjik “Ulpiana”, ora 11:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon tryezën me temë “Kontributetfilantropike dhe rëndësia e tyre" e cila ka për qëllim të nxisëzhvillimin e kulturës së filantropisë në një mënyrë më të organizuar.(Restauranti Orchide në komunën e Ferizajit, ora 11:00)

-Organizata  IADK organizon ngjarjen permbyllese te projektit " Grate eveja krijojne bufe ne shkolle". (Shkolla Fillore e Mesme e Ulet "FazliGrajqevci’’ në Shipol të Mitrovicës, ora 11:00)

- ShoqataHumanitare Bëmirëse e Kosovës “Nëna  Tereze” nga Prishtina nëpartneritet me Shoqatën Humanitare Bëmirëse “Nëna Tereze” Zvicërr e cila është edhe Donator i projektit  do të bëjnë inaugurimin e 5 pesështëpive të ndërtuara për vitin 2016. (Fshati Shpenadi-Komuna ePrizrenit, ora 12:00)

- Këshilli i Studentëve tëFakultetit të Mjekësisë së bashku me studentë organizojnë një aksion.(Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 12:00)

-Shfaqet premiera për media e filmit “Istanbul Connection” aksion, kuRegjisor dhe Producent dhe njeri nder aktoret kryesore eshte KenanGurgurovci, ndersa menjiher do te mbahet edhe konferenca për media.(Kinema ABC, ora 13:00) 

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pret në një takim Shefe e Misionit të EULEX-it, Znj Aleksandra Papadopoulou. (Selia Qenrore e AAK-së, ora 15:00)

- Shoqata Humanitare Bëmirëse e Kosovës “Nëna  Tereze” nga Prishtina në partneritet me Shoqatën HumanitareBëmirëse “Nëna Tereze” Zvicërr e cila është edhe Donator i projektit  do të bëjnë inaugurimin e 5 pesë shtëpive të ndërtuara për vitin 2016.(Fshati Lugbunar Komuna e Gjakovës, ora 16:00)
 
- Grupi iqytetarëve protestues do të zhvilloj një paneli publik diskutimi lidhurme situaten e tanishme politike. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 16:00) 

- Bëhet hapja zyrtare e Konferencës së dytë ndërkombëtare “Promovimi dheMenaxhimi i Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore”. (Hotel Dukagjini, Pejë, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2016

- Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë konferencë dy-ditore  me temë ‘Së bashku kundër ekstremizmit të dhunshëm’. Kjo konferencë është mbështetur nga misionit i OSBE-së në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:15)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Kujtim Shala raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen në infrastrukturën sportive dhe trashëgiminë kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban konferencën për media në të cilën do të shpalosen hollësitë e Raportit të  Bankës Botërore për të “Bërit Biznes 2017”, i publikuar dje si dhe angazhimet e Task Forcës së Kosovës lidhur me reformat për përmirësimin e mjedisit afarist në vend. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave për media, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit me temën “Pritja për Drejtësi” në të cilën do të shpalosen të gjeturat nga sektori i drejtësisë, përkatësisht vonesat që po shkaktohennë gjykata në përfundimin e lëndëve dhe pritjet e qytetarëve për të marrë drejtësinë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të përurojë përfundimin e punimeve të ndërtimit të rrugës regjionale Piranë - Mamushë. (Fshati Medvec, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha do të do të raportojë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Legjislacion të adresuara gjatë vitit 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 11:00)

- Ministër i Bujqësisë, Memli Krasniqi, kryetar i komunës së Rahovecit,  Idriz Vehapi dhe Zëvendës Shef i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Libor Chlad vzitojnë Kompania e përpunimit të verës “Biopak” e cila është ndër përfituesit e skemës së BE-së për grante rurale IPA 2013. (Veraria Biopak në Rahovec, ora 11:00)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon Panairin ndër-kufitar të Produkteve Bujqësore, Ndërmarrësisë dhe Punësimit. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të  behët shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017, shqyrtimi i kërkeses për përcaktimin e pagës së Bordit të Drejtorve të KOSTT-it, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Grupi i Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, do të mbajnë konferencë për medie lidhur me dështimet e qeverisë komunale në mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal dhe vërtikal në rrugët, parkingjet dhe hapsirat tjera të Komunës. (Selia qendrore e LDK-së, kompleksi "Qafa", ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të përurojë fillimin e punimeve për projektin e vazhdimit të rrugës Jabllanicë - Zapllugë. (Te udhëkryqi afër përmendoreve në fshatin Lez, ora 12:00)

- Ministrja për Dialog. znj. Edita Tahiri do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit per lirinë fetare ne Kosovë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00) 

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të kremtojë Vitin e Shtatë Gjyqësor me një ceremoni solemne në të cilën pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, të misioneve diplomatike si dhe delegacionet e nivelit më të lartë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Maqedonisë, Turqisë, Kroacisë, Portugalisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. (Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)
 



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)