- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të përcjell mbarëvajtjen e Garës së Diturisë në nivelin komunal në Prishtinë. (Shkolla “Dardania” në Prishtinë, ora 9:00)
- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e Ndërrimit të Drejtorit të NALT-it, Gjeneral Brigade Uwe A. Becker. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)
- CLARD dhe Qendra për Ndihmë Juridike e Institutit të Kosovës për Drejtësi do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti i shkurtër: “Ping pongu i gjyqësorit me të drejtën e trashëgimisë të kërkuar nga znj. Afërdita Statovci: Prona objekt i kontestit të trashëgimisë, 13 vjet zvarritje, 2 herë lënda e kthyer në rigjykim”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj hapat e ardhshëm, rekomandimet dhe veprimet që duhet ndërmarrë për implementimin efikas të Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit për të shqyrtuar dhe miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore të Komunës së Prizrenit për periudhën 2020-2022. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)
- Oda Ekonomike e Kosovës me rastin e 20 vjetorit të lirisë, rifunksionalizimit të saj, organizon një koktej rasti në shenjë falenderimi për kontributin e bashkëpunëtorëve ndër vite. (Para objektit të OEK-ut, ora 10:00)
- Mbahet ceremonia e ndërrimit të drejtorit të Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s në Ministri të Mbrojtjes. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave dhe Artpolis, mbajn takimin përmbyllës të projektit: "Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë përmes Shoqërisë Civile Aktive". (Avokati i Popullit, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)
- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të përcjell mbarëvajtjen e Garës së Diturisë në nivelin komunal në Prizren. (Shkolla “Abdyl Frashëri” në Prizren, ora 10:30)
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani” promovojnë botimin e librave (10-vëllime) “Kujtesa e Kosovës”, 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka, në këtë ngjarje merr pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansojë Platformën e Vizualizimit të të dhënave të Pulsit Publik. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)
- Anulohet - Kyeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Prishtinës- nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)
- Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett do të mbajë fjalim gjatë ceremonisë së diplomimit të Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë. (Hotel Emerald, ora 12:00)
- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të përcjell mbarëvajtjen e Garës së Diturisë në nivelin komunal në Gjakovë. (Shkolla “Zekeria Rexha” në Gjakovë, ora 12:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit për ndërtimin e një shkolle të re në Malishevë. (Malishevë, ora 13:00)
- Mbahet mbledhje komemorative për dr. Skënder Gashin, për të nderuar veprimtarinë e tij. (Instituti Albanologjik , ora 14:000
- Komuna e Prizrenit do të bëj ndarjen e granteve për përfituesit e projektit "Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020", i cili është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit dhe organizatës Help, me qëllim të përkrahjes së bizneseve të Prizrenit. (Salla e Kuqe tek objekti i Administratës Komunale, ora 14:00)
- Kryetari i Komunës në bashkëpunim me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës se Mitrovicës mbajn tubim publik me qytetarë. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 14:00)