13 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2021

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 26 janar 2021

- Punëtorët teknik  te cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të  protestojnë për pagën e tyre të muajit dhjetor 2020 të cilën ende nuk e kanë marr dhe për  mos  pajisje me kontratës së punës. (Para Rektoratit të UP-së”, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, OJQ “Handikos” dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ambasadorja e Francës në Kosovë, znj.Marie-Christine Butel do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 9:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim virtual me temë "Rekrutimet jo meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?”. (https://zoom.us/j/93876352348, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Këshillit Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Mbledhja mbahet përmes aplikacionit ZOOM, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reforma zgjedhore në Kosovë: Sa është prioritet në programet e partive politike?”. (https://zoom.us/j/92385065303, ora 10:30)

- Promovohet libri i autorit Faton Mehmetaj ''Deçani Nëpër Shekuj'' - Promovimi i Trashëgimisë  Kulturore. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër teatrit kombëtar. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti takon menaxhmentin e Trepçës dhe viziton flotacionin e mineraleve. (Miniera e Trepçës- Stantërg, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 25 janar 2021

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Agim Hamdija organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomáš Szunyog, së bashku me Ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, si dhe Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, do të lansojë Programin e Bashkimit Evropian për sektorin e Drejtësisë në Kosovë. (https://www.youtube.com/user/EuropeanUnionKosovo/videos, ora 10:30)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, bashkë me Nënkryetarin e degës Kujtim Gashin, mbajnë konferencë për shtyp. (Zyret e PDK-së dega në Prizren, ora 12:00)

- Në kuadër të edicionit “Flaka 2021” mbahet tryeza letrare: Opusi letrar i Beqir Musliut. (Bibliotekën e qytetit në Gjilanit, ora 13:00)

 

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit ‘’2 Korriku’’. (Stadiumi i futbollit ‘’2 Korriku’’, Arbëri - Prishtinë, ora 13:15)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit ‘’Ramiz Sadiku’’. (Stadiumi i futbollit ‘’Ramiz Sadiku’’ – Lagjja e Spitalit - Prishtinë, ora 13:45)

Ngjarjet e datës 23 janar 2021

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp. (Zyrët e sindikatës në objektin e ish Germisë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, në të cilën do të shpaloset plani i DnV-së për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)   

- Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e Shoqatës me mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë dhe mos përfshrirjen e tyre në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)  

- Federata e Karatesë e Kosovës, ndan çmimin “Karateisti më i Madh Mbarëshqiptar - Enver Idrizi”. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:30)

 

Ngjarjet e datës 22 janar 2021

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në vazhdim të përgatitjes së organizimit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 21 janar 2021

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 20 janar 2021

- Mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Dy Dëshmorët e Zhurit”. (Fshati Zhur, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Brahim Krusha për Keqpërdorimi seksual te personave nen moshën 16 vjeçare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon me moton "E para SHBA-ja" ku do të festohet inaugurimi i Presidentit të 59 të SHBA-ve Joe Biden dhe zëvëndes Presidentës Kamala Harris. (Restauranti "Liburnia" në Prishtinë, ora 12:00)   

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Albert Ramadni për çështjen penale të vrasjes së rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore në Pallatinë e Drejtësisë, 13:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë. (Brezovicë, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, takon bizneset e udhëhequra nga gratë në Komunën e Shtërpcës. (Hoteli “THE ROCK”, Shtërpcë, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 19 janar 2021

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish kryetarit te Komunës së Ferizajt, Faik Grainca për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Katedrales së Madhe të qytetit. (Pranë Katedrales, ora 13:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon ngjarjen promovuese të Master Planit të Ujitjes në Kosovë - #KIMP. (Platforma Zoom - https://zoom.us/j/96935761303?pwd=ek5QRFdZdXBCR0FKditlaTRwMWIvdz09, ora  13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (objekti i KQZ-së, ora 14:00)  

Ngjarjet e datës 18 janar 2021

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

-  Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka viziton qendrën e thirrjeve të shërbimit votues pë të parë nga afër procesin e kontaktimit përmes telefonit të aplikuesve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. (Ndërtesa e Rilindjes, hyrja kryesore, ora 15:00) 


 

Ngjarjet e datës 17 janar 2021

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare se Kosovës organizon garën e skijimit 'Kupa e Gjeravicës 2021'. (Nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit, ora 8:00 - Arritja në Bjeshkën e Belegut, ora 10:00)
 

Ngjarjet e datës 16 janar 2021

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Financimi i partive politike në Kosovë: Cilat janë problemet kryesore që po dëmtojnë transparencën dhe integritetin e financimit gjatë proceseve zgjedhore?”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 15 janar 2021

 - Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të marrë pjesë në takimin e Grupit Punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, që do të mbahet në Hotel Sirius. (Objekti i Ministrisë së Drejtësisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Nexhybe Asllani per keqtrajtim apo braktisjen e fëmijëve. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak, ora 10:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë do të bëjnë homazhe në Reçak, me rastin e 22 vjetorit të masakrës së Reçakut. (Kompleksi Memorial në Reçak, ora  10:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomsh Sunjog do të nënshkruajë tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro që sigurojnë mbrojtje sociale për grupet e cenueshme në Kosovë gjatë pandemisë së koronavirusit. (https://www.youtube.com/user/EuropeanUnionKosovo/videos, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, mban konferencë për media lidhur me programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selim do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për media lidhur më zhvillimet aktuale ekonomike të vendit. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën do të diskutohet shqyrtimi i kërkesës për angazhimin e stafit shtesë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. (Selia e KQZ-së, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 14 janar 2021

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, viziton Komunën e Malishevës. (Komuna e Malishevës, ora 09:30) 

- Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës do të bëjnë pranim dorëzimin e një donacioni nga Ambasada Gjermane. (Hapësirat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, z. Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, z. Anton Çuni dhe ministren e Financave, znj. Hykmete Bajrami, realizojnë një takim virtual me kryetarët e komunave, ku do të diskutohet për gjendjen pas vërshimeve. (FB live i Kryeministrit Hoti, ora 10:00)  

 - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore të AAK-së, ora 13:00)

 

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj mban konferecne per media. (zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)

- Me rastin e vdekjes së themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Arben Dërmaku, UKZ organizon Mbledhje Komemorative për të nderuar personalitetin dhe veprën e tij të shquar që la gjurmë të pashlyeshme në vend. (Universiteti i Gjilanit, ora 13:00)

- Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë do t’i dhurojnë donacion: pajisje dhe produkte mjekësore, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (Salla e konferencave në Administratën Qendrore të SHSKUK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj merr pjesë në takim me strukturat e degës së Gjakovës. (Hotel Pashtriku – Gjakovë, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bashkë me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati do të vizitojnë fshatin Koretin për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit. (Koretin, Kamenicë, ora 14:30)
 

Ngjarjet e datës 13 janar 2021

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti viziton Komunën e Vushtrrisë. (Te ura e lumit Sitnica afër Fabrikës së Llamarinës - Vushtrri, ora 13:30) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 15:00) 

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 12 janar 2021

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës bën prezentimin e fillimit të projektit të meanxhimit të parkingjeve publike në kryeqytet dhe mënyrat e pagesave. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 13:00)   

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet. (Pranë objektit të Newborn-it, ora 13:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-se, ora 15:00)


- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Kosovë, Cihan Dinçer ndërkaq pas takimi se bashku do t’i inspektojnë punimet që po realizohen për ndërtimin e çerdhes në lagjen Dardania. (Prizren, ora 15:30)

- Mbahet premiera e shfaqjes "Kreolët e Ballkanit" me autor dhe regjisor Enver Petrovci. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 11 janar 2021

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 192-të pa praninë e mediave. (Nëpërmjet videokonferencës, ora 10:00)

- Mbaht seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Dardan Shabani për vrasje të rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

 - Kryeministri Hoti mban konferencë për media bashkë me përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, viziton një patrullë policie bashkë me Sekretarin e  përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, zëvendësdrejtorin e  përgjithshëm të Transportit dhe Lëvizjes në Komisionin Evropian, Matthew Baldëin dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog. (Në hyrje të auto-udhës R6 (afër Shell-it në dalje të Veternikut, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, Sekretarin e përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, Zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Transportit dhe Lëvizjes në Komisionin Evropian, Matthew Baldwin dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, viziton punimet në hekurudhën 10. (Miradi, Fushë-Kosovë, stacioni i hekurudhës, ora 11:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit, pas situatës së krijuar nga vërshimet e fundit. (Dobroshec, Komuna e Drenasit, ora 12:30)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e gurthemelit në përkujtim të martirëve të rënë në masakren e vitit 1921 në Prapashticë. (Dheu i Kuq në Prapashticë, ora 13:00)

 

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 9 janar 2021

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrat Hykmete Bajrami e Besian Mustafa, takojnë përfaqësuesit e bizneseve në komunën e Prizrenit. (Hotel Premium, Prizren, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 8 janar 2021

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi do të vizitojë një biznes. (Nisja nga MTI, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurt Kastriot Islami për vrasjë në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, mban konferencë për medie. (Gjykata e Apelit në Pallatin e Drejtësisë, ora 11:30)

 

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban mbledhjen e rashes lidhur me përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. (Objekti  u KQZ, ora 14:00) 

 

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të qëndrojë për një vizitë në komunën e Malishevës ku edhe do të promovojë kodin 04 për targat e kësaj komune. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 6 janar 2021

- Kuvendi i Komunës së Podujevë mban mbledhjen e jashtëzakonshme, lidhur me arrestimin nga policia serbe të anëtarit të Kuvendit të Komunës, Blerim Maçastena. (Kuvendi Komunal i Podujevës, ora 10:00)

 

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin Armend Zemaj dhe Drejtorin e IKSHPK-së Naser Ramadani, mbajnë konferencë për media për strategjinë e imunizimit dhe planin e vaksinimit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari, ora 11:45)

- Kryetari dhe Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 5 janar 2021

- Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 4 janar 2021

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri takon Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 31 Dhjetor 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Down Syndrome Kosova. (Lagjja Pejton afër Ambasadës Norvegjeze, ora ‪10:00)

- Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani mban konferencë për media lidhur me Zbatimin e Planit Strategjik 2018-2021, me fokus të arriturat dhe rezultatet 2020. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)  

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon aktivitetin e fundvitit me Labinot Maliqi, Imam njëkohësisht drejtor ekzekutiv i  "Kosovo Center for Peace" ku për veprime të fuqishme pro amerikane Maliqi do t'ia dhurojë kryetari i shoqatës Agim Rexhepi një flamur amerikan me historiat. (Xhamia "Prof. Dr. Bedri Kamberi" mbrapa QKUK-së në Prishtinë te Eulexi, ora 13:00)

 

- Kryeministri Avdullah Hoti sonte në mesnatë, në ndë​rrimin e moteve, viziton Stacionin Policor të Komunës së Rahovecit. (Stacioni Policor, Rahovec, ora ‪00:00)

Ngjarjet e datës 30 Dhjetor 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti marrin pjesë në ceremoninë e bartjes së aseteve nga Hotel Grand. (Hotel Grand, ora 9:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Shtëpinë e Pleqve. (Shtëpia e Pleqve, Prishtinë, ora ‪10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim në distancë me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, do të mbajë konferencën vjetore për media ku do të prezantojë punën një vjeçare të KPK-së, andaj ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, rruga “Luan Haradinaj”, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ekspozitën për Gjergj Fishtën. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla do të pret në takim kortezie Ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio, me rastin e vizitës së tij në Kosovë për të përshëndetur trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:10)

- Ushtruesja e Detyres, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani do të vizitojë Forcën e Sigurisë së Kosovës, me ç‘rast do të mbajë fjalimin e fundivitit para pjesëtarëve të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të shpërndajë dekorata dhe mirënjohje për fundvit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal,ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi prezantojn raportin vjetor të punës. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 29 Dhjetor 2020

- Ushtruesja e Detyres, Presidentja, Vjosa Osmani e viziton Klinikën Infektive në SHSKUK. (Klinika Infektive, ora 9:15)

- Pas vizitës në Kliniken Infektive, Ushtruesja e Detyres, Presidentja, Vjosa Osmani mban konferencë për media. (Para Klinikës Infektive, ora 10:00)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban konferencën e fund vitit për të arriturat dhe zhvillimet e punës së KPMM për vitin 2020. (Objekti i KPMM-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dymbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zybarej”, ora 10:00)  

-  Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të mbajë konferencën e fundvitit. (Ministria e Infrastrukturës, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pret në takim sportistët të cilët i kanë sjellë medalje Kosovës. (Kabineti i Ministres Dumoshi, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Fshehja e kundërligjshme e shpenzimeve publike për mbrojtësit e speciales”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizon konferencën e fundvitit me gazetarë, ku ministri Ramë Likaj do të flasë për punën dhe aktivitetet e realizuara në sektorin e arsimit. (Ndërtesa e MASh, ora 11:00)

- Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2020, Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencë për shtyp. (Zyra Qendrore të Institucionit të Avokatit të Popullit, kati i 4, salla e konferencave, ora 11:00)

- KEDS së bashku me Klubi Alpin Prishtina organizon një aktivitet të alpinizmit urban ku pjesëtar të klubi dhe pjesëtarë të FSK-së do të bëjnë lëshime vertikale me litar nga maja e objektit të Elektrokosovës me dedikim të veçantë për personelin shëndetësor të Kosovës të cilët janë dhe vazhdojnë të jenë në krye të detyrës përballë pandemisë, posaqërisht stafit të Klinikës Infektive. (Ndërtesa qendrore të KEDS, ora 11:00)  

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të mbajë konferencën vjetore për media në të cilën do të paraqes raportin e punës gjatë mandatit të tij si Ministër i Drejtësisë. (Ministria e Drejtësisë, kati IX, salla 914, ora 11:30)

- Fondacioni Jeshil në partneritet me Miqt Pub, në kuadër të iniciativës Let’s Talk About Food Waste organizon edicionin e dytë te Disco Soup Pristina me temën “Miqtë e Ushqimit”. (Miqt Pub, ora 12:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të vizitojë Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. (Selia e OVL UÇK-së, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën përmbyllëse për media për vitin 2020, me temë "Ekonomia e Kosovës 2020-2021". (Zyret e AKB-së, Lidhja e Prizrenit, Lagja Tophane, ora 13:00)

- Iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosovës në fund të projektit "Fuqia e fjales" promovon librin me poezi dhe proze "Kufijt e pritjes" grup autoresh te verber nga Kosova dhe Shqiperia dhe revisten për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar "Fuqia e fjales". (Biblioteka Kombëtare, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të bejë shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Salla e seancave plenare, ora 14:00 - shtuhet per ora 17:00)

- Përurohet fusha e futbollit në fshatin Prelez i Muhaxherëve, komuna e Ferizajt, investim kryesisht nga bashkëatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në Zvicër. (Fshati Prelez, ora 15:00)


Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

 - Mbahet seminari i Parë Shkencorë i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në të cilin do të prezantojnë profesor dhe shkencëtarë të dalluar që janë bashkatdhetarë tanë në diasporë, si dhe studentë të studimeve master nga FIEK-u. (Përmes platformës Zoom, ora 9:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 dhe votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama mbajnë konferencë e fundvitit për media. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Banorët e fshatit Fshatin Keqekollë te Komunes se Prishtinës protestojnë rreth pakënaqësisë së tyre për një vend pune në Ambulanten e Fshatit, i cili sipas banorëve është marrë në mënyrë jo ligjore dhe jo të rregullt. (Tek Ambulanta e Fshatit Keqekollë, ora 11:00)

- Asociacioni Kosovar i Shkencave Forenzike organizojnë takimin e fundvitit me ç’rast do të prezentohen disa nga aktivitetet profesionale mjekoligjore, të realizuara gjatë vitit 2020. (Instituti i Mjekësisë Ligjore, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-se, ora 13:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit. (Fshati Krushë e Madhe, Rahovec, ora 14:00)

- Kryetari në Detyrë, njëherësh kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

- Kryetari në Detyrë, njëherësh kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 26 Dhjetor 2020

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mban konferencë për media. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Politikë e “kriminalizuar””. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi mban konferencë për medie për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 12:00)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mban konferencë për media në të cilën do të bëhet një prezantim më i gjerë i aktiviteteve të zhvilluara në periudhën qershor – dhjetor lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike rreth COVID-19. (Amfiteatri në ish-ndërtesën “Rilindja”, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 25 Dhjetor 2020

- Banorët e lagjes “Sherreti” protestojnë para Komunës së Ferizajt, për shkak të problemeve me furnizim me rrymë nga KEDS-i. (Para ndërtesës së Komunës së Ferizajt, ora 9:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetar ndaj këtyre institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Inspektorët e Inspektoratit të Tregut të MTI-së do të dalin në inspektim nëpër operatorë ekonomikë ku do të jetë i pranishëm edhe ministri Vesel Krasniqi. (Nisja nga MTI, ora 8:45)

- Mbahet mbledhja e gjashtë te rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit, të thirrur nga kryesuesi, Sulltan Badalli. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 191-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)   

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të bëjë hapjen e ekspozitës “Prezantimi i Ekspozitës për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë”. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti i Rilindjes, ora 11:00)

- Në kuadër të fushatës "T'i Japim Vendit Ngjyra", kolegji "Heimerer" do të mbjell rreth 50 drunj. (Në hapësirën e rrethrrotullimit i cili ndodhet afër qendrës tregtare "Albi Mall", ora 11:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Mosimplementim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe Shkeljes së të Drejtave të Njeriut kundër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. (Para Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton  menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Valbon Krasniqin, UD i Drejtorit të SHSKUK-së. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë QKUK, ora 11:00)

- Shoqata e cila merret me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve “SHQNGL” mban konferencën e jashtëzakonshme për media. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus nënshkruajnë Memorandumi Mirëkuptimi. (Ambientet e Rektoratit të UGJFA në Gjakovë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita vjetore e Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës e cila shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit etj, duke filluar nga fryma e introduktit real, ekspresiv, surreal, abstrakt, e deri te trendët më aktuale të artit konceptual. (Muzeun Kombëtarë të  Kosovës, ora 12:00)

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)