Ngjarjet e datës 9 Qershor 2021
- Komisioni zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve studentore në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren do të zhvilloj procesin e zgjedhjeve të studentëve për Parlamentin Studentor dhe Këshillat studentore të fakulteteve. (Universiteti i Prizrenit, ora 8:00)- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në inaugurimin e një klase të rregulluar për parafillorët në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. (Shkolla “Nazim Gafurri”, ora 10:00)
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës. (Salla C 203, ora 10:00)
- Agjencia e Statistikave të Kosovës raporton para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur më regjistrimin e Popullsisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reformat në Administratën Publike: Ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit për vitet 2019 dhe 2020?” (Hotel Sirius, ora 10:30)
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton propozimet për anëtarë të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës dhe shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)
- Lëvizja FOL vazhdon me serinë e diskutimeve në Forumin FOL Hapur me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj. (Hotel Sirius, ora 13:00)
- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi me delegacionin grek i udhëhequr Kryetari i Odës Ekonomike Greke, Constantinos Michalos. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:20)
- Institutit Kombëtar Demokratik organizon punimet e konferencës dyditore për integritetin e informacionin “Disicon”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)
- CHwB Kosovo lanson e Dy Ditarë, projekt nga Nita Deda, që shfaq dy ditarë të Vjosa Shala - Loca një vajzë e rritur në Kosovë në fund të viteve 80-ta dhe 90-ta duke përjetuar dhe dokumentuar forma të shpresës, ambicies, frikës, humbjes, shtypjes sistematike, protestave, dhunës, festave, dhe punk-ut, si elemente që formojnë historinë e saj dhe vendit të saj. (Lapidariumi i Muzeut Ndërkombëtar të Kosovës, ora 18:00)