13 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Afrim Matoshi për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë, ku do të prezantojë raportin gjashtëmujor të Komunës së Prizrenit për vitin 2021. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 8 Gusht 2021

- Federata e Notit të Kosovës organizon Maratonën e XI-të Ndërkombëtare “Kosova 2021” ku gjatësia e shtegut do të jetë 4.2km. (Liqeni i Batllavës në Orllan, ora 11:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të mbahet aktiviteti "Dita e Mërgimtarëve", në Shalë të Bajgorës. (Fshati Bajgorë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2021

- Komuna e Prizrenit organizon pritje në kuadër të edicionit të XX të festivalit DokuFest. (Oborri i shtëpisë së "Shani Efendi", pranë Kino Lumbardhit, ora 19:00)  

- Komuna e Suharekës organizon “DIAFEST 2021”. (Sheshi i qytetit të Suharekës, ora 19:00)

- Hapet ekspozita ‘Kinofigurimi: Një arkiv i hapur’, ekspozitë kjo arkivore e bazuar në historinë e Kino Lumbardhit. (Lumbardhi, ora 19:00)

 - Ramë Lahaj mban koncert. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 20:30) 

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj Arbërie Nagavci mbanë konferencën e rregullt për media. (MASHT, kati i parë, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)
 

 

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku pas mbledhjes, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2021

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim - vendimin e Qeverisë, për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit  të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtohet dhe miratohen rekomandimet për certifikim të subjekteve politike. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon hapjen solemne të Resortit të vetëm në Kosovë "Kështjella Dardanicum" me tradite te vjeter te modelit te shqiptareve te lashte ku paraqet kulturën dhe traditen tone kombetare dhe ky investim eshte bere nga bashkeatdhetaret tane nga Britania e Madhe qe kap vleren rreth 4 milion euro. (Fshatin Kukaj, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia inaguruese e Qendrës së parë për Arsim në Distanë. (Rr. "Rexhep Mala" nr. 49, Prishtinë, përballë ICK -së, ora 18:30)

 

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

 

- Kryesia e Sindikatës së Punëtoreve të ATK-së do të mbajë konferencë për media lidhur me grevën e organizuar nga Sindikata e ATK-së. (Zyra Qendrore, përballë Katedralës Nëna Terezë, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 2 Gusht 2021

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkëbisedon me mërgatën. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë si dhe shqyrton propozim-vendimin për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Organizata Lëvizja për Demokraci mban një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për të kundërshtuar nismën e Edi Ramës për krijimin e Mini Shengenit ballkanik. (Para Ambasadës së Shqipërisë, lagjja Pejton, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumeve dhe lansimit të projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”. (Hapësirat e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Dardani, ora 14:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin shtetërore te pritjes së Kampionëve Olimpikë me ç’rast mbahet edhe konferenca për media. (Aeroporti “Adem Jashari”, ora 19:50)
 
- Ardhja e Kampionëve Olimpikë në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Komuna e Vushtrrisë mban konferencë për media. (Ndërtesa e Komunës, ora 12:00)

- Në kuadër të Panairit të Librit, organizohet takim me poetin Xhevdet Bajraj. (Holli i Teatrit Kombëtar, Prishtinë, ora 13:00)

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)   

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 30 Korrik 2021

- Oda e Farmacistëve të Kosovës bën promovimin e “Revistës Farmaceutike”. (Hotel Emerald, ora 10:00)    

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për medie me temë: “Mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve dheprokurorëve: Një reflektim mbi gjendjen aktuale”. (Zyret e GLPS, ora 10:30)

- Organizuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri do te mbahet takimi me përfaqësuesit e pesë konfesioneve fetare, në funksion të kultivimit të dialogut ndër-fetar. (Zyra e Kryetarit të Gjilanit, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojnë konferencë njëditore me titullin “Planet e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, mjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm e trashëgimisë kulturore”. (Emerald Hotel, ora 13:00)
    
- Edicioni i tretë i Festivalit Evropian të Filmit në Kosovë, përfundon me një ceremoni çmimesh në Kino Armata në prani të zëvendësshefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri. (Kino Armata, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 29 Korrik 2021

 - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë viziton ministrinë e Infrastrukturës, flasin për kriteret që duhet t’i plotësojnë kompanitë e autobusëve. (Ministria e Infrastrukturës, ora 8:30)
    
- Instituti Riinvest dhe USAID organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Barometri i prokurimit publik 2020”. (Hotel Emerald, ora 10:00)  
 
- Komuna e Prishtinës dhe UNDP do të nënshkruajnë marrëveshjen për restaurimin e Sahat Kullës. (Pranë objekti të Sahat Kullës, ora 10:00)  
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin dhe programin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2021 si dhe kërkesën për ndarje buxhetore për Radiotelevizionin e Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Specializantët e ShSKUK-së protestojnë për mos pagesat e specialistantëve për kujdestaritë 24 orëshe të vikendeve dhe ditëve të festave. (Para Administratës Qendrore, ShSKUK, ora 12:00)

- Kryetari i Partisë Demokratiek të Kosovës, Memli Krasniqi, viziton komunën e Shtimës ku do të takohet me Kryetarin Naim Ismajli. (Objekti i Komunës, ora 12:30)

- Kryetari i Partisë Demokratiek të Kosovës, Memli Krasniqi se bashku me Kryetarin Naim Ismajli vizitojnë Parkun e Biznesit. (Rruga Industriale në Shtime, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratiek të Kosovës, Memli Krasniqi se bashku me Kryetarin Naim Ismajli vizitojnë Parkun e qytetit “Ahmet Shtimja”. (Rr. Ahmet Shtimja në Shtime, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 28 Korrik 2021

- Drejtori i Drejtorisë së Administratës i Komunës së Prizrenit, Osman Hajdari do të bëjë përurimin e Memorialit të Dëshmoreve në fshatin Kobaj. (Fshati Kobaj, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e 261-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës në emër të kompanisë Koshi Group organizon lansimin dhe promovimin e barkës së parë prodhuar në Kosovë të quajtur Interstellar. (Liqeni i Radoniqit në Gjakovë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban tryezë diskutimi me temën “Themelimi i Gjykatës Komerciale në Kosovë: Nevoja për themelimin e saj, sfidat dhe pritshmëritë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik me një prezantim virtual të të gjeturave kryesore. (Zoom: https://undp.zoom.us/j/87255870241, ora 11:00)  

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të behët votoj rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00)

-  Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit, hyrja nga Sheshi, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia e zyrtarizimit të kandidaturës së Kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari edhe për një mandat në udhëheqje të Skenderajt. (Restaurant “Freskia”, në Skenderaj, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 27 Korrik 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:45)

- Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Hapësira e jashtme para objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)  

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencën për medie lidhur me përmbylljen e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie” dhe prezantimin e raportit përfundimtar të zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takoht me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor për të diiskutuar për punën dhe sfidat e Odave të profesionistëve shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Nën përkujdesin e drejtpëdrejt të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shënohet 231-të i themelimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. (Teqa Bektashiane në Gjakovë, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do ta prezantojë edicionin e pestë të Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me nivelin e zbatimit të ligjit për shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)  

- Organizohet hapja solemne e Dekra Akademie në Gjilan e cila ka hapur dyert e saj për infermierët e licencuar që duan të punojnë në Gjermani. (Tek Rruga e Gjinollëve, nr.83, Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë  shqyrton Projektligjin në parim për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës s Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301 ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 26 Korrik 2021

- Sindikata e punëtorëve të Administratës Tatmore të Kosovës vazhdon grevën me orar të plotë. (Objekti i ATK-së, ora 8:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencën për media e cila o te jetë e përqendruar në prezantimin IFO-s me të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e parë të vitit 2021. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- shtyhet për nesër - Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Hapësira e jashtme para objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)  

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- shtyhet per neser - Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës s Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301 ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 Korrik 2021

- Vazhdon dita e dytë e panairit veror në të cilin do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” mbahet ‘’Mega Koncert’’ me yjet e këngës nga Deçani. (Në qendër të qytetit të Deçanit, ora 18:00)
 
 

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 23 Korrik 2021

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari, Muhedin Nushi do të marrin pjesë në inaugurimin e instalimit të tre mbushësve elektrik për vetura në hapësirën e “Prishtina Parking”. (Mbrapa pallatit të Rinisë, ora 8:45)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim tÑ‘ promovimit  të të drejtave të njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere vazhdon mbledhjen në të cilën do të shqyrtoj Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit mban konsultim publik për “Plotësimin-Ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave". (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ku do të publikohet raporti “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” i cili shpalos të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506,ora 11:00

- Komuna e Prishtinës organizon shpërndarjen e pakove mbështetëse bujqësore për fermerët në regjionin e Prishtinës. (Tek objekti i kompanisë “EuroFruti”, në Mramor, ora 11:00)

- Lidhja e Historianëve  të Kosovës ’’Ali Hadri’’ dega në Deçan, përkrahur nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj shënojnë një 100-vjetorin e kryerjes së masakrës ndaj popullsisë së Isniqit nga forcat serbo-malazeze. (Asamblea Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për media. (Ndërtesa e MAShTI, ora 12:00)  

- Mbahet takimi i radhës i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)

- Kryesia e Sindikatës së Punëtoreve të ATK-së mbanë konferencë për media lidhur me grevën që po mbahet në ATK. (Qendra e shërbimit të tatimpaguesve, sheshi Skenderbeu, ora 16:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë zyrtare te përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

- Pas inaugurimit të shtatores së Fadil Vokrrit do të zhvillohen dy ndeshje revyale të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, për nder të ditëlindjes së Legjendës në të cilën do të luajnë veteranët e dy skuadrave në të cilat ka luajtur Vokrri, Llapi dhe Prishtina, derisa më pas do të përballen veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

- Drejtoria e Inspekcionit së bashku me Policinë dhe Njësinë Speciale të Kosovës nisin aksion të gjerë në lokalet e qytetit të Mitrovicës për kontrollimin e lokaleve pas shqetësimeve dhe ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për zhurmën që po shkaktojnë lokalet e qytetit. (Mitrovicë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 22 Korrik 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Kualiteti i shkollimit universitar dhe pasuniversitar i mjekëve”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Sindikale të Auto-Taksive që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”  do të mbajnë protestë në shenjë pakënaqësie nga policia e Kosovës, Inspektorati i Komunës së Lipjanit për mos krijimin e kushteve të punës për këta  Auto-Taksi, e që numri i tyre është mbi 100 Auto-Taksi.  ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i mbajë dyert e hapura për bashkatdhetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë zbulimi i pllakës përkujtimore në Dragobil të Malishevës. (Dragobil, ora 11:00)

- ndryshim lokacioni - Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë ndërtesës "Rilindja". (Pranë ndërtesës "Rilindja", ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie rreth hapjes së edicionit të 12-të të Festivalit të Filmit të Animuar “Anibar”. (Kino “Lake” në Pejë, ora 11:00)

- Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. (oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00) 

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” protestojnë për shkak të punimeve në rrugë. (Rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ora 18:00)

 - Komuna e Gjilanit nis fazen e dytë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme. (Gjilan, ora 19:30)
 

Ngjarjet e datës 21 Korrik 2021

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te kopshti i dëshmorëve dhe te shtatorja e Shejh Myhedin Shehut te Teqeja e Madhe e Halvetive. (Rahovec, ora 9:00)

- Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, organizon takim me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”. (Holli i Kuvendit, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin   2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

 - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrime Evropiane takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim të bashkëpunimit dhe komunikimit në procesin e integrimit evropian të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Statistikave Zyrtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit do të organizojë përurimin e monografisë “Shqiponjat se braktisin folenë”, për dëshmorin e kombit Mizahir Isma, nga autori Qemajl Krasniqi. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton përgjigjen për Gjykatën Kushtetuese lidhur më rastin KO93/21. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:45)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2021

- Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban - Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe, ora 4:40)

- Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban - Bajramit do ta mbajë dr. Valon Myrta - anëtar i Kryesisë së BI, ndera namazit te Kurban-Bajramit do t'i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ndërsa Hytben - mesazhin e Kurban - Bajramit do ta mbajë Myftiu, Naim ef. Tërnava. (Xhamia e Madhe, ora 5:51)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, ditën e parë Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Për nder të Festës së Kurban Bajramit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Zyrat qendrore të BIK, ora 9:30)

- Në xhaminë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” shtrohet “Dreka Ndërfetare e Kurban Bajramit”. (Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2021

- Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës vazhdon me grevë të përgjithshme nga ora 08-16. (Në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës, ora 8:00)

- U.d i Drejtorit të Departamentit për Kufi, Kolonel Ragip Bunjaku raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)
    
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton një kërkesë të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovë vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
    
- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthimshqyrton informacionet mbi gjetjet e rekomandimeve nga Plani i Monitorimit të Procesit të Integrimit Evropian 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
    
- Instituti i Prishtinës për Studime Politike në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung prezanton rezultatet e anketës “Mendësia e qytetarëve kosovarë rreth pyetjeve politike”. (Hotel Sirus, ora 10:00)
    
- Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te lapidari i dëshmorëve në rrugën “UÇK”. (Transiti Rahovec, Malishevë, ora 10:30)

- Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava do të jap mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 11:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së. (Salla e Kuqe në Pallatinë e Rinisë, ora 11:00)
    
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

- Në kuadër të vizitave nëpër komuna, për tu informuar nga afër me pritjet që i bëhen bashkëatdhetarëve të cilët vijnë nga diaspora për pushime në Kosovë, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, do të qëndroj në Lipjan, ku do të takohet me kryetarin Imri Ahmeti. (Komuna e Lipjanit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për performancën e Kompanive Rajonale të Ujit, të ftuar Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Kompanitë Rajonale të Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:00) 

 

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media. (Pranë Pallatit të Drejtësisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 18 Korrik 2021

 - Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te vendi i betejës – Përmendorja e dëshmorëve në Fortesë. (Fortesë, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme organizon ceremoninë e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në Pikën Restelicë - Strazimir. (Pika Restelicë - Strazimir, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në Festivalin Old Timer Fest. (Shatërvan në, ora 12:00)

- Pas stuhisë së sotme në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri mban takim me emergjencat civile. (Zyra e Kryetarit, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyra e Kryetarit, ora 13:45)

- Komuna e Rahovecit do të organizojë koncert për nder të “Epopesë UÇK-së të korrikut 1998″ në Rahovec dhe mërgatës tonë,  me këngëtarët e mirënjohur Arif Vladi & Kastriot Tusha. (Parku i qytetit” Toni e Mici”- Rahovec, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2021

- Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve te Kombit organizon 23 vjetorin e rënjes heroike i Dëshmorëve të Kombit Adem Ademi nga Galica e Vushtrrisë, Ramadan Fazliu nga Dolaku i Vushtrrisë dhe Bashkim Kerolli nga Polaci i Skenderajit. (Transporti është i sigurar nga FSK-ës me dy kamiona deri te vendi i rënies te Rasa e Zogut, ora 9:45)

- Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyre për Qeverisje të Mirë  dhe Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, organizojnë fushatën sensibilizuese "Rrypi nuk është për me m’rreh " si pjesë e fushatës së ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve RriteMeDashni. (sheshin “Skenderbeu” afër objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban Konventën përgatitore për zgjedhjet e 17 tetorit, ku edhe do të zyrtarizohet kandidati për kryetar të Komunës. (Restorant “Dajti” në Gjilan, ora 10:00)
 
- Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te Muri i Pikëllimit dhe vendrëniet e dëshmorëve: Abdullah Bugari dhe Gëzim Hamza. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2021

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin me amendamente te Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

-  Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeminisrit dhe Save the Children organizojnë ryezën diskutuese “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës - një vit pas hyrjes në fuqi” që do të shërbejë për të reflektuar mbi përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët ndaj fëmijëve. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtÑ‘ e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Organizata Iniciativa për Progres publikon raportim “100 premtimet e Shpend Ahmetit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet. (Pranë ndërtesës "Rilindja", ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Mbahet konferencë për medie për “Festivalin të Filmit Evropian në Kosovë 2021”, e cila organizohet nga Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Cineuropa. (Shtëpia e Evropës, 14:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të qëndrojë për vizitë në Suharekë, ku do të takohet me kryetarin e Komunës dhe do të informohet nga afër me shërbimët dhe pritjen që kjo komunë u ofron bashkëatdhetarëve që vijnë nga diaspora gjatë këtij sezoni të pushimeve. (Komuna e Suharekës, ora 14:30)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të shpaloset raporti i tremujorit të dytë të vitit 2021 dhe çështje të ndryshme. (Objekti i Gjykatës, ora 14:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të viztiojë edhe Komunën e Dragashit, ku do të informohet nga kryetari i saj lidhur me pritjen dhe shërbimet që iu bëhen bashkëatdhetarëve tanë që vijnë nga diaspora për të kaluar pushimet në këtë komunë. (Komuna e Dragashit, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2021

- Drejtori i  Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimi në Komunën e Deçanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të vizitojë Agjencinë për Regjistrimit Civil, ku do të informohet nga afër me fluksin e kërkesave që kanë gjatë kësaj kohe nga bashkëatdhetarët që vijnë nga diaspora, si dhe shërbimet që u ofrohen atyre. (Agjencia për Regjistrim Civil, ora 9:30 - vetëm pamje)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Bankën NLB mbjellin 123 drunjë në Parkun Memorial në Velani. (Parku Memorial në Velani, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës dhe Friedrich Ebert Stiftung Prishtina hapin punëtorinë për të diskutuar për mundësitë e përkrahjes për ofruesit direkt të shërbimeve sociale në kryeqytet në kuadër të platformës “Prishtina e secilit”. (Kuvendi Komunal, ora 10:00)

-  Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zhvillimet e fundit në komunën e Deçanit.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, viziton Prizrenin ku do te takohet me profesorë, mësues dhe figura të rëndësishme të artit dhe kulturës të qytetit. (Zyrat e SH.K.A  Agimi në Prizren, ora 13:00)  

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të qendrojë në Aeroportin “Adem Jashari”, ku do të informohet për shërbimet dhe fluksin e fluturimeve nga diaspora, gjatë sezonit të pushimeve. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, 13:00 - konferenca për media, ora 14:00)


- Prokuroria Themelore në Pejë, do të mbajë konferencë për media lidhur me bastisjet e kryera në tri komuna të Kosovës gjatë ditës së sotme. (Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë, ora 15:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të takohet me kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, me të cilin do të bisedojë lidhur me pritjen që iu bëhet bashkëatdhetarëve në nivel lokal. (Komuna e Prizrenit, ora 15:30 - Deklarim për media, ora 16:00)

- Komuna e Prishtinës ndez dritat dhe hap zyrtarisht aktiviteti Akull n’Verë, që do të mbahet nga 15 korrik deri më 15 gusht të këtij viti. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 14 Korrik 2021

- Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës vazhdon grevën e pezulluar duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. (Objekti i ATK-së, ora 9:00)     

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Faruk Dakaj do të vizitojnë Nënstacionin e ri të Zjarrfikësve në fshatin Gjonaj ku do të promovojnë edhe furnizimin e Brigadës së Zjarrfikësve me një automjet të ri për zjarrfikës. (Fshati Gjonaj, ora 10:00 - nisa e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)
     
- Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezë e rrumbullakët me temë “Të drejtat dhe Siguria e pacientit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zyrës së Rregullatorit për Energji, Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti “Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia zyrtare me rastin e vendosjes së themeleve të Fabrikës së Letrës, e cila do të punësojë persona me nevoja të veçanta. (Magjistralja Prishtinë - Lipjan M25, ora 10:00)    

- Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

- anulohet - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pret në vizitë Kryetarin e Bashkësisë së Vlorës, Dritan Leli. (Kabineti i kryetarit, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes Financiare për IPA 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi përurojnë  Qendrën e Mjekësisë Familjare në Veternik. (Lagja Veternik, ora 14:00)

 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪15:00)

- Kremtimi i Festës kombëtare Franceze do të fillojë me një koncert nga Prishtina Brass Band, i hapur për të gjithë. (Platoja përballë Kino Armatës, ora 16:45)

- Me rastin e Festës kombëtare Franceze, Ambasada e Francës në Kosovë do të organizojë një pritje. (Kino Armata, ora 16:45)

- Shtëpia e Evropës organizon koncertin “Përvojë muzikore verore”. (Sheshi “Skenderbeu”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2021

- Instituti për Politika Zhvillimore në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizojnë tryezën “Dialogun për sisteme ushqimore”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  
    
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë mban mbledhje në të cilën shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
    
- Ministri Elbert Krasniqi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë të Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
    
- Ministrja Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur më planin e Ministrisë së Ekonomisë, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
    
- Opre Roma Kosova organizon aktivitetin “Rom Krenar në Kosovën e Lirë” e cila është pjesë e fushatës trans-nacionale në më shumë se 15 vende evropiane në kontekstin e regjistrime të ardhshëm të popullsisë. (Hotel Emerald, ora 11:30)
    
- Organizata Let’s Do It Peja mban ceremoninë e inagurimit të projektit “SEREC” – Promovimi i Ekonomisë Qarkore si Model i Qëndrueshëm për Zhvillimin e Ndërmarrësisë Sociale. (“Shkolla e Arteve – Odhise Paskali”, Pejë, ora 12:00)
    
- Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 14:00)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani viziton komunën e Deçanit. (Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 12 Korrik 2021

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit takohet në mënyrë virtuale me Malcolm Simmons, ish- kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506,  ora 10:00)

- Me rastine Ditës Botërore të Popullsisë, UNFPA në bashkëpunim me Komisionin për shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën "Të drejtat dhe zgjedhjet janë përgjigjja: Qoftë rritja apo zvogëlimi i numrit të foshnjeve, zgjidhja për të ndryshuar normat e lindshmërisë qendron në prioritizimin e shëndetit dhe të drejtat riprodhuese të të gjithë njerëzve". (Hotel Sirius, ora 11:00)

- GIZ Shqipëria, organizon një konferencë për media ku do te prezantoj Festivalin e aventures dhe muzikës “South Outdoor”, që rikthehet në Borsh, Himare nga data 3-6 shtator 2021. (Pranë ambientëve të Four Points by Sheraton në Prishtinë, ora 11:00)

 

- Instituti për Politika Sociale "Musine Kokalari", ju fton në konferencë për media, në lidhje me publikimin e raportit: “Ndikimi Social i Hidrocentraleve në shoqërinë tonë”. (Zyrey e Institutit: Rruga B, Residio 5, Hyrja B, Nr. 15, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik prezanton uniformën e ekipit olimpik të Kosovës për lojërat olimpike Tokio 2020. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës, që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike në Tokio. (Amfiteatri  i Parkut Gërmia, ora 20:00 - mediat duhet të jenë të pranishme në Amfiteatrin e Parkut Gërmia, ora 19:30)

 

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2021

- Grupi Drejtësi për Kujtimin organizon diskutim në panel me aktivistë nga shoqëria civile për të shtjelluar pikëpamjet e tyre për diskriminimin dhe racizmin në Kosovë si dhe dështimet e shtetit në mbrojtjen e individëve që vazhdojnë të rrezikohen çdo ditë në forma të ndryshme nga racizmi. (Kino Armata, ora 18:00)

- Oda Ndërkombëtare Rinore e Prizrenit në bashkëpunim me ShKA 'Sharski Behar' nën përkrahjen e komunës e Prizrenit organizojnë shënimin e ditën memorial: Mos harroni Srebrenicën 2021. (Para kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)