- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 11:00)
- Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, dhe kandidatët për deputetë Lumnije Mikullovci, Armend Muja, Arjeta Fejza, Edmond Pruthi, Faton Peci, Xhelal Sveçla dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri mbajnë fushatën zgjedhore në Mitrovicë. (Sheshi i qytetit të Mitrovicës, ora 11:00)
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nënshkruan marrëveshje për mirëkuptim dhe bashkëfinancim e projektit ‘’Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë” me komunat e Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ora 12:30)
- Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, kandidatët për deputetë Lumnije Mikullovci, Mentor Arifaj, Valdet Januzaj, Agime Gashaj mbajnë fushatë elektorale në Istog. (Qendra e qytetit të Istogut, ora 14:30)
- Ambasadori Gjerman, Jörn Rohde dhe rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti marrin pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve për saldim të teknologjisë së Realitetit të Shtuar për nevojat e studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në kuadër të Universitetit të Prishtinës, nga GIZ Kosova. (Qendra e Inovacionit në ndërtesën e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, rruga Muharrem Fejza, ora 15:00)
- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, mban tubim me qytetarë në Pejë. (Restaurant Koha 3 në Pejë, ora 16:00)
- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, mban tubim me qytetarë në Istog. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 17:00)
- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, mban tubim me qytetarë në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 19:30)
- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti mbanë fushatën zgjedhore në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 17:00)
- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti mbanë fushatën zgjedhore në Prishtinë. (Rest. “Beverniku”, ora 18:30)
- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti mbanë fushatën zgjedhore në Shtërpcë. (Rest. “Kantina”, ora 20:15)