13 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Maj 2021

- Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për medie lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rr. Hamdi Pogragja, Gjilan, ora 11:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 6 Maj 2021

 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla do ta pres në takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman. (Kabineti i ministres Gërvalla, ora 8:30 - vetëm pamje)
 
 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman mbajn konferencë për medie. (Kabineti i ministres Gërvalla, ora ‪9:30)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. (Kabineti i Presidentes Osmani, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të rregullt plenare në të cilën deputetët do të debatojnë lidhur me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë së virusit COVID-19. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për media, ku do të flasin për procesin e hartimit të Hartës Zonale, si dhe për rregulloren për parkingje dhe rregulloren për objekte të përkohshme. (hapësirat e Shtëpisë së Bardhë, ora 11:00)

- Oda Amerikane organizon forumin lidhur me çështjen e rritjes së punësimit të grave dhe fuqizimin ekonomik të gruas. (Forumi transmetohet drejtpërdrejt në  https://www.facebook.com/AmChamKosovo/, ora 13:00)

- Presidentja Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip S. Kosnett do të bëjn amandamentimin e Marrëveshjes së Grantit me USAID. (Kabineti i Presidentes Osmani, ora ora 14:30)

- Ministria e Mbrojtjes ogranizon konferencën për media me tematik 'Ushtrimi ushtarak “Defender - Europe 21”  dhe Kosova. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 14:30)

- Mbahet takimi për lansimin e përditësimit të platformës EDI të Administratës Tatimore të Kosovës ku hapjen e këtij takimi do ta bëjë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 5 Maj 2021

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë  takohen me  lidhur me vizitën në Bruksel. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët formimi i grupit punues për përcaktimin formatit te raportit financiar te RTK-se dhe formimi i grupit punues për hartimin e planit vjetor te punës së Komisionit për Buxhet, Pune dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale dhe Drejtori i Autoritetit Aviacionit Civil raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë lidhur me raporti vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Rifillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësor nga e tërë Kosova. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Deçanit, komuna e Deçanit mban seancë Solemne për nder të Ditës së Dëshmorëve. (Ndërtesa e Komunës se Deçanit, ora 10:00)

 - Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i MFPT, Ministri i MPB, Ministrja e ME dhe Drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të auditimit të performances “Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit në institucionet publike’.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shpallet konkursi për zgjedhjen e dy anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe një anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues i shoqërisë civile, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kolegji i Kirurgeve të Kosovës promovon botimin e revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery”. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

- Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti pret në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. Ndërsa një orë më pas dalin bashkë në konferencë për medie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 3 Maj 2021

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, studentët e vitit të tretë të Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, do të organizojnë diskutim virtual me temë “Nevoja për edukim medial në kohën e pandemisë” ku do të prezantojnë gjetjet nga hulumtimet dhe analizat e tyre lidhur me ndikimin e lajmeve të rreme tek audienca kosovare gjatë pandemisë, besueshmërinë e publikut në televizion, mediat online dhe rrjetet sociale gjatë pandemisë, qasjen e audiencës karshi vaksinës dhe besueshmërinë ndaj teorive konspirative, ndikimin e imazheve televizive rreth Covid 19 tek audienca etj. (https://meet.google.com/csq-xpdh-tzq , ora 10:00)

- Fakulteti i Studimeve Islame organizon sesionin shkencor “Ramazani dhe refleksionet e tij shumëdimensionale”. (Objekti i FSI-së, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 1 Maj 2021

- Partia Socialdemokrate mban një aktivitet në lagjen Lakrishte, afër urës në hyrje të Prishtinës. (Lagjja Lakrishte në Prishtinë, ora 10:30)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në përvjetorin e  rënies së Heroit Agim Selmanaj. (Gllogjan, ora 11:00)

- Më rastin e ditës ndërkombëtare  të punëtorëve Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të protestoj për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

Federata e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova organizon protestë për largimin nga puna të disa punëtorëve nga KEDS. (Para ndërtesës së KEDS-it, ora 11:30)

 - Shënohet 31-vjetori i Tubimit Gjithëpopullor për Faljen e Gjaqeve në Verrat e Llukës në Deçan. (Llukë e Epërme në Deçan, ora 12:00)
 
 

Ngjarjet e datës 30 Prill 2021

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e komunës  së Skënderajt, Bekim Jashari dhe me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, vizitojnë Kullën e Ilaz Kodres. (Prekaz, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. (Marinë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit lidhur me përgatitjet për seancë plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Mbahet seanca ndaj rastit të ministrit Liburn Aliu. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 10:00)

- Infermierët protestojnë për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe për të rënët në Vërboc të Drenasit. (Vërboc, ora 10:00)

 - Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Dimitrije Raciceviq për vepren penale 'Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422/1 të KPRK-së degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet seanca e radhës në Speciale ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit me rastin e publikimit të Raportit të Anketës për Mbrojtjen e Sinjalizuesve si pjesë e projektit “Fuqizimi i sinjalizuesve në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në institucionet publike”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, mban konferencë për medie ku do të  prezantojë  të dhëna për sigurinë dhe shëndetin në punë. (Zyret e Institutit, rruga B, ora 13:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës Jazz, Komuna e Prishtinës dhe Kino Armata organizojnë një koncert me shumë shpirt për muzikën që nuk kufizohet e ka aftësi të depërtojë në skutat më të thella të shpirtit. (Kino Armata, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 29 Prill 2021

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takim me kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi. (Ndertesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të shqyrtohet raporti informues mbi gjendjen e bujqësisë, raporti i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme për përgatitjet për ofrimin e shërbimeve për qytetarë në gjendjen civile gjatë sezonës së verës, etj. (Salla e Kuvendit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Inagurohet platforma “Bëhu Zëri Im”, që do të shërbejë si pikë referente në përfaqësimin e interesave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takim me drejtorin e OJQ Konsumatori, Selatin Kaçaniku. (Ndertesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takim me kryetarin e Odës e Hoteliersë dhe Turizmit e Kosovës, Hysen Sogojeva. (Ndertesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- I ftuar Avokati i Popullit, Naim Qelaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me ankesat dhe propozim-vendimin e per zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndertesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

- OEGJK bashkë me Shoqërine e Avokatëve “Vokshi&Lata”, organizon një takim në prezencë për të biseduar rreth regullativës ligjore që rregullon shitjet online dhe masat që një kompani duhet t’i ndërmerr për të operuar në këtë formë, duke përfshirë përmbajtjen e “terms and conditions”? (Linku për t'u qasur në event: https://bit.ly/3tW4ZVc, ora 13:00)

- Organizata truAktiv dhe 7 Arte te mbështetur nga Ambasada Holandës organizon Natën e filmit dhe dhurimit të librit në Mitrovicë. (Bibloteka e qytetit në Mitrovicë, ora 17:00)

- Filharmonia e Kosovës do të prezantojë koncertin premierë të Korit të Filharmonisë së Kosovës në kuadër të sezonit 2020/2021. (Kisha katolike “Shën Katarina” në Pejë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 28 Prill 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës si dhe shqyrton Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-qershor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi miraton fushëveprimin e Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bordi dhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it si dhe bordi dhe menaxhmenti i ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli'' raportojnë para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e KOSTT dhe “Kosova Thëngjilli''. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 17:30)

- Nisma WeBalkans.eu, në bashkëpunim me Ambasadorët e Rinj Evropianë, organizon takim online, me disa nga drejtuesit e rinj më të shkëlqyer të Evropës, me titull “Fuqia e një Thurjeje (Hashtag)”. (Platforma Zoom, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 27 Prill 2021

- Ministri i Shëndetësis, Drejtori i ShSKUK-së, dhe Drejtori i Fondit të sigurimeve shëndetësore raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e auditimit të performances, zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit pÑ‘r trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Kryeministri Albin Kurti bëjnë nderime te memoriali për të Pagjeturit. (Para ndërtesës së Kuvendit, hyrja e parë, Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00)

- Klubit të Prodhuesve të Kosovës organizon panelin e diskutimit “Rritja e Eksportit përmes Private Label”. (Hotel Nartel, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 198-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të 27 Prillit, Ditës kombëtare për persona të zhdukur në Kosovë udhëheqësit e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, së bashku me një numër të familjarëve të personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike, do të vendosin lule tek memoriali i personave të zhdukur dhe njëkohësisht do t’u drejtohen mediave në një konferencë të shkurtër. (Para objektit të Kuvendit, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Ministrja e Ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli, bordi dhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT si dhe bordi dhe drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit raportojn para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me shqyrtimin e kërkesës së KOSTT dhe situaten aktuale e privatizimit në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Meje te Gjakovës, ora 13:00)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë diskuton lidhur me detyrat, prioritetet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton ankesat lidhur  me procedurat e zgjedhje sÑ‘ pesë zëvendësve të Avokatit tÑ‘ Popullit si dhe propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna nÑ‘ Familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Në Ditën e të Pagjeturve, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjnë inaugurimin e fillimit të punimeve për Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Krushë të Vogël. (Krushë e Vogël, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 26 Prill 2021

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban konferencë ku do të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2020. (Përmes https://zoom.us/j/92746466140, ora ora 9:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë në të cilën do të diskutohet për situatën epidemiologjike dhe sigurimin e vaksinës anti-Covid. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, do të vizitojnë Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren, ku do të marrin pjesë në ceremoninë mikpritëse të bizneseve të para të këtij parku. (Parkun e Inovacionit, ora 15:30 - mediat duhet të jenë të pranishme në ITP deri në ora 15:00)

Ngjarjet e datës 23 Prill 2021

- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës ku do të pritet në takim bilateral nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla. (Kabineti i ministres Gervalla ora 8:40 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla mbajnë konferencë për medie. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 9:20)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- KOMF publikon raportin e monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”.  (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e radhës ndaj ish-komandatit të UÇK-së, Pjetër Shala. (Hagë, ora 11:00)

- Qendra për Zhvillim Multikulturor - Impact, shënon diten vëndore të përkujtimit të viktimave në kumunikacionin rrugorë ku do të zhvillohën përformancat në vendkalim të këmbësoreve në tri lokacione në Prishtinë. (Përbrij Hotelit Grand, Para Hotel Sirius dhe para New Born, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyre se drejtorit të AKI-së  raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës  organizon aktivitetin me rastin e shënimit të Ditës së Tokës. Të pranishëm do të jenë: Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z.Selim Pacolli, përfaqësues të Ambasadave, përfaqësues të Institucioneve vendore dhe Dekan të Fakulteteve. (Lagjja Dardania, afër marketit Eli Ab, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 21 Prill 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Bleron Ramusholli për vepren penale 'Dhunimi'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00) 

Ngjarjet e datës 18 Prill 2021

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe Kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani. (Velani, ora 10:00)

- Me pas Presidentja Osmani dhe Kryetari Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Makoc.

Ngjarjet e datës 17 Prill 2021

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, njëherësh nënkryetari i partisë, Shaqir Totaj mban konferencë për media, lidhur me skandalet korruptive në Komunën e Prizrenit, arrestimet e fundit dhe tema të tjera. (Para zyrave të Degës së PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë dhe Poklek. (Çikatovë, Drenas, ora 11:30) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Selia Qëndrore, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 16 Prill 2021

 - Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbaj një konferencë virtuale në të cilën do të publikohet raporti: “Cënimi i integritetit të Këshillave nga Këshillat-Raporti i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2020”. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Xhemajl Demiri për vepren penale 'Falsifikim i rezultateve të votimit '. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Cihan Dinçer do të bëjnë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, të dhuruara nga TIKA. (Gjimnazi “Gjon Buzuku”, ora 11:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga Sheshi. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga Sheshi, ora 11:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajë një konferencë për media në lidhje me banimin kolektiv në rrugën "Ardian Zuranxhiu''. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 14:00)

- Anulohet - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës mban konferencën për media të thirrur nga ministri Liburn Aliu. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, ora 15:30)

 

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021

- Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 14 Prill 2021

- Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj - Bujupi dhe Besa Baftiu. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00)  

- Mbahet seanca e katër ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve  të UÇK-së për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit, do të mbajë mbledhje urgjente me rend dite “Kërkesë për shtyrjen e vendimit për ekzekutim të largimit nga zyrat partitë politike”. (Salla e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutimin virtual me temën "Strategjia Kombëtare për Zhvillim: arritjet, ngecjet dhe pritshmëritë”. (https://zoom.us/j/95302971166?pwd=L2txdW5NSklnc0JPZDBRaTJweW1HQT09, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërdarjen e kompjuterëve dhe të llaptopëve të dhuruar nga KFOR-i Italian, për nxënësit e shkollës në fshatin Mushnikovë. (Fshati Mushnikovë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës së bashku me UN Women të organizojnë lansimin e raportit më të ri “Një ulëse në tryezë: Kontributi i grave në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe pritjet e tyre nga këto procese”. (Përmes https://zoom.us/j/93253313475, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe  Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bën publikimin e raportit “E drejta për të vërtetën  viktimat pa emër”. (https://us02web.zoom.us/j/83534803431?pwd=SjhrZmhNZVRyUVdEanZIMmxLZTlOZz09, ora 13:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qëndrore e Partisë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:30)



 
 

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ish-Presidentët: Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe  Behgjet Pacolli. (Kabineti i Presidentes, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

 

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 9 Prill 2021

- Në 22-vjetorin e Betejës së Koshares bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”. (Koshare, ora 10:00)     

- Në 22-vjetorin e Betejës së Koshares, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarë të Kryesisë, bën homazhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”. (Koshare, ora 11:00)

- Në 22-vjetorin e Betejës së Koshares, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”. (Koshare, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prizren, ora 11:00)

- Në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”   të Mbretërisë së Bashkuar, mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve në te cilen dy kadetë të FSK-së do të diplomohen. (Ceremonia mund të ndiqet: https://www.facebook.com/RoyalMilitaryAcademySandhurstora, ora 11:45)
    
- Pronarët e bizneseve që operojnë në qendrat tregtare në qytetin e Gjilanit, do të mbajnë protestë paqësore. (Para Komunës së Gjilanit, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 8 Prill 2021

- Fillon vaksinimi i personave mbi 85 vjeç kundër Covid-19. (Salla 1 Tetori, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e tretë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes i Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të publikoj raportin” Performanca e Prokurorisë në Luftën Kundër Korrupsionit 2020”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kandidatët e pranuar për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës. (Rektorati i UP-së, ora 12:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë një konferencë për media, ku do të flasë për objektet komunale, që janë në shfrytëzim të partive politike. (Shtëpia e Bardhë, ora 12:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:00)

- KESCO nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Qatar Charity. (Swiss Diamond Hotel, ora 15:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës. (Nëpërmjet ekranit në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 7 Prill 2021

- Drejtoresha e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave, Leonora Çerreti do të mbajë një konferencë për media, ku do të njoftojë në lidhje me vendimin për faljen e një pjese të obligimeve të krijuara për taksa komunale për biznese, taksa për shfrytëzimin e pronës komunale dhe hapësirave publike. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, mbajnë konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 13:30) 

 

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet në sheshin "Skënderbeu". (Pranë Teatrit Kombëtar, ora 22:00)

 

Ngjarjet e datës 6 Prill 2021

- Me arritjen e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në Presidencë dhe paraqitjen e trupave të Togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes Osmani. (Përballë Kuvendit, hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Kompaninë Evrotarget & Evroenergie zyrtarizon bashkëpunimin në kuadër të fushatës ’’A po m'sheh’’ që përfshin mbështetjen e shërbimeve terapeutike për periudhën një vjeçare. (Ndërtesa e Evrotarget, ’’Rr. Isa Kastrati, nr. 214, Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet shqyrtimi fillestar në rastin ndaj ministrit Liburn Aliu. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë. (Kabineti i Presidentes, salla C-101, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit Atomi. (Kabineti i Presidentes, salla C-101, ora 11:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë. (Salla “1 Tetori”, ora 12:45)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova. (Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, ora 13:15)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës. (Oborri i Kuvendit, hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova, ora 13:30)

-  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”. (Sheshi i heroinave, ora 13:40)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 14:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,  gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së. (Kabineti i Presidentes, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 5 Prill 2021

- Komuna e Deçanit do të bëj perurimin e Objektit të Emergjences pranë QKMF-së në Deçan. (Deçan, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të organizojnë homazhe në nderim të të rënëve të masakrës së Rezallës. (Kompleksi Memorial në Rezallë, ora 11:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe pranë lapidarit të varrezave në fshatin Rezallë të Skenderajt. (Rezallë, ora 11:30)

 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪15:00)

Ngjarjet e datës 4 Prill 2021

- Vazhdon seanca e Kuvendit në të cilën do të behët zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 3 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit lidhur me kërkesen e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës  së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 15:00)

 

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në të cilën do të behët zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 2 Prill 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi, do t’i vizitojnë shtëpitë e ndërtuara nga DPMS për përfituesit e thirrjes publike të kësaj drejtorie për “Ndërtimin e 30 shtëpive të formës – Pika Jashtë”. (Prizren, ora 9:00 - transporti i organizuar nga ana e Komunës nga Shtëpia e Bardhë, ora 8:45)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të bëhet formimi i komisioneve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Me rastin e fillimit të vaksinimit te punëtorëve shëndetësorë mbahet takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Qendra e Studentëve ne Gjilan,  ora 10:00)
 
- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të mbajë konferencë për media, për të vazhduar më pas me procesin e vaksinimit. (Qendra e Studentëve ne Gjilan,  ora 10:10)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj do të vizitojnë aktivitetin e vaksinimit kundër Covid-19 i stafit shëndetësor të Spitalit Regjional të Prizrenit. (Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 11:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës bën publikimin dhe promovimin e Revistës “Mjeku”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- ETEA organizion manifestimin “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”. (Biblioteka Hivzi Sulejmani, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyres se Presidentit te Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, znj. Vjosa Osmani, me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi si dhe me ministren për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arbërie Nagavci, në Ditën Botërore të Autizmit, do të presin në takim udhëheqësit e shoqatave të autizmit në Kosovë, duke përfshirë prindër dhe fëmijë me autizëm. (Kabineti i Presidentit, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet nisma legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”. (Kuvendi i Kosovës  15:00)

- Grupi Parlamentar i LV-së mban konferencë për media në të cilën flet u.d e kryesuesit të grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila. (Holli i Kuvendit, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪16:00)

 

- Kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 20:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)