13 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 prill 2023

- Në kuadër të "Ditëve të Gjuhës Gjermane 2023" organizohet dita e dyerve të hapura në Gjimnazin Loyola që është shkollë partnere gjermane në Prizren me ç’rast prezanton aktivitete të ndryshme artistike, sportive dhe muzikore të përgatitura me dashuri nga nxënësit. (Shkolla e mesme Loyola në Prizren, ora 10:00)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës organizojnë tryezën "Zhvillimi i turizmit kulturor si formë e kontributit në rritjen lokale ekonomike të vendbanimeve". (Hotel “Dodona” në Bajgorë, Komuna e Mitrovicës, ora 11:00)

- Society for Education and Entrepreneurship Development publikon raporton “Eksplorimi i orarit të punës, pauzës, dhe të drejtës për pushime në sektorin e Outsorcing në Kosovë”. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 28 prill 2023

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Kryeshefi Ekzekutiv të NP “Termokos”, Fisnik Osmani, në një ceremoni rasi do t’përmbyllin sezonin më të gjatë ngrohës në historinë e ndërmarrjes. (Lokalet e NP “Termokos” në lagjen “Dardania”, ora 8.15)

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale prezanton analizën “Procesi i buxhetimit në komuna -qytetarët afër apo larg”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2023”. (Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 10:00)

- Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizon punimet e konferencës “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”. (Ndërtesa e ASHAK, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund organizon tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve” ku edhe do të publikohet edhe raporti me titull: “Dobët: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, si rezultat  i monitorimit sistematik që IKD i ka bërë punës së Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Iniciativa Kosovare për Stabilitet organizon ngjarjen 'Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë’. (Tek Objekti i Fakultetit të Shkencave Matematiko - Natyrore, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të granteve me organizatat përfituese të raundit të parë për aplikime për Grante për Iniciativa Lokale, Grante për Media dhe Grante Kreative, në kuadër të projektit rajonal SMART Balkans. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm Agron Llugaliu dhe Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuriya do te mbajnë një konference për shtyp. (Drejtoria e Doganës në Emshir, ora 10:30)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e MASHTI, ora 10:30)

-  Sindikata e KEK-ut proteston për ngritjen e pagave për të gjithë puntorët. (Para zyrave të KEK-ut në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal vazhdon mbledhjen. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Për të shënuar Ditën Nderkombërate të Vallëzimit Shkolla e Muzikes Prenk Jakova shfaq program të përgatitur nga nxënësat e drejtimit te baletit. (Salla e edukates fizike në shkollen e mesme te mjeksisë "Dr Ali Sokoli", ora 12:00)

- Ministria e Kulturës dhe Komuna e Ferizajt organizojn koncertin Grupit 403. (Teatri "Adriana", ora 20:00)

Ngjarjet e datës 27 prill 2023

 - Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për planifikimin e  vizitave në institucione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)
    
- Ministri i Financave, Hekuran Murati takohet me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivel master ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)
    
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. (Përmendorja përballë Kuvendit, ora 10:00)  
    
- Mbahet dita e dytë e edicionit të 15-të të Panairit Ndërkombëtar të Edukimit. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci merrë pjesë në lansimin e Sistemit Informativ të Kosovës për kërkime shkencore, platformë kjo për menaxhimin e informatave mbi kërkimet shkencore, e mbështetur nga HERAS Plus dhe ResearchCult. (Hotel Sirius, ora 10:15)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në përvjetorin e 24-të të masakrës së Mejës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë, ora 11:00)

- Mbahet hapja solemne e edicionit të 19-të të Panairit të Turizmit dhe Sportit. (Salla “1 Tetori”, ora 11:00)
    
    Fillojnë punimet e rrugës “Jim Xhema” e njohur ndryshe si rruga A. Merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Rruga A, Prishtinë, ora 11:00)

- Organizata “EC Ma Ndryshe”, për nder të shënimit të Ditës së Tokës organizon disa aktivitete përgjatë rrugëve “Eqrem Çabej” dhe “Bingeni”. (Lagja “Ortakoll” në Prizren, ora 11:30)
    
- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)  
    
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë. (Mejë, komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës përuron romanin e Bardhyl Mahmutit "Eskadronët e Vdekjes.  (Lokalet e LSHK-së, Mahalla e Muhaxherëve, ora 12:00)
    
- Bëhet promovimi i librit “Kujtesa e Llaushës, histori, rrëfime e dëshmi 1981-1999”, të autorit të ndjerë, Demush Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës, Malishevë, ora 15:00)
    
- Evolution Dance organizon një program kulturor me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 17:30) 

Ngjarjet e datës 26 prill 2023

- Mbahet konferenca e asistentëve profesionale e cila sjellë Smart Events International, ofrues i trajnimit me 5 yje në Evropë, SHBA dhe Kanada. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Në Klinikën e Urologjisë, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë, realizohet Nefrektomia radikale dhe Cista parapielike të veshkës. (Klinikën e Urologjisë, ora 9:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, do të mbajnë konferencë për media lidhur me masën për kursimin e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet konferenca “Vajzat në TIK 2023”, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, edicioni i 9-të me radhë, të cilin IPKO Foundation  e organizon në bashkëpunim me R.I.T Kosovo dhe Women in Tech Kosovo. (R.I.T Kosovo, Kampusi Gërmia, ora 9:30)
    
- Fondit Kosovar për Garanci Kreditore lanson dy skema të reja garantuese – dritareve të FKGK-së: “Gratë në biznes” dhe “Startup”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)
    
- Shoqata “Organika”, në 10-vjetorin e themelimit, organizon “Konferencën e  Ndërkombëtare për Bujqësinë Organike në Kosovë”. (Hotel Emerald, ora 9:30)
    
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton për Rishpalljen e Konkursit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
    
- KRU “Prishtina” nis shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit në të gjitha kategoritë e konsumatorëve për shkak të mospagesave. (Nisja bëhet nga KRU “Prishtina”, ora 10:30)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, mbajnë  tryezën “Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, domosdoshmëri për reformën”. Merr pjesë dhe ministrja Albulena Haxhiu. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Bëhet hapja solemne e panairit ekonomik në Kosovë “Prishtina 2023”. (Prishtina Mall, ora 11:00)
    
- Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit, drejtorit të KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane- PLE, Veton Berisha bashkë me  Zv.Kryesuesin e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë z. Bashkim Krasniqi dhe Nënkryetarin për Komunitete në Fushë Kosovë Suhat Ademi mbajnë konferencë për medie. (Objekti i ri i komunës së Fushë Kosovës, , ora 11:00)
    
- Organizata Turistike e Ulqinit organizon konferencë në kuadër të Panairit të Turizmit. (Hotel Sirius, ora 11:00)
 
- YIHR KS mban aksion rrugor për nder të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur, me qëllim solidarizimin me familjet dhe kërkimin e përgjegjësisë për fatin zbardhjen e fatit të 1621 personave të pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova” para Memorialit të Personave të Zhdukur, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 25 prill 2023

- Zyra e Këshillit të Evropës mban tryezën e diskutimit për prezantimin e rekomandimeve nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”. (Hotel Emerald, ora 9:00)
    
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)
    
- Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
    
- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me rastin e ditëve të Inovacionit dhe Pronësisë Intelektuale, do të organizojë ceremoninë “Java e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
    
- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N506, ora 11:00)

- Zyra e BE-së lanson fushatën “Made of Us EU-Western Balkans Road Trip”, e dizajnuar që të ndihmojë për ngritjen e vetëdijesimit për mundësitë e krijuara nga partneriteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. (Shtëpia e Evropës, ora 12:00)
    
- Parku Shkencor dhe Inovativ i UBT-së e viziton Dr. Yehuda Hamovitz, ekspert dhe konsulenti i vlerësuar ndërkombëtarisht për menaxhimin ekzekutiv, hartimin e strategjisë dhe zgjidhjen e krizave. (UBT, Lipjan, ora 12:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin për gjendjen e natyrës 2018-2021, si dhe kërkesat e qytetarëve me dy peticione rreth parkingjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:15)
    
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)
    
- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon tryezë diskutimi për draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028 ku edhe do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja Arbërie Nagavci dhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Myzafere Limani. (Amfiteatri, ish-Rilindja, ora 14:00)
    
- Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë dhe Muzeu “Macedonian Struggle and Modern History of Macedonia” organizojnë hapjen e ekspozitës periodike të fotografive “Yiannis and Miltos Manakia. Njerëzit prapa objektivit”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 24 prill 2023

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon konferencën e parë STEMinists. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, ora 9:00)     

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)      

- Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, dhe Zeinah Salahi, drejtoreshë e Misionit të USAID-it, do të marrin pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë. Marrëveshjet do të nënshkruhen ndërmjet Universitetit të Iowas dhe Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, Shefja e Zyrës së UNICEF në Kosovë Nona Zicherman dhe Drejtoresha ekzekutive, Rrjeti CSR në Kosovë Zana Bajrami Rama do të marrin pjesë në ventin e sotëm me temën “Të rinjtë e komuniteteve tregojnë për impaktin e iniciativës KGenU”. (Hotel Sirius, ora 12:30)    

- Përurohet libri poetik “Akullorja në shi” te poetes dhe profesoreshës znj. Bedrie Bajokut. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 23 prill 2023

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban konferencën e parë në lidhje me hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok; si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave Zveçan dhe Leposaviq. (Ndërtesa e KQZ-së, rr. “Migjeni”, rruga Migjeni, nr. 21 në Prishtinë, ora 8:00)      

    Konferenca e dytë për medie e KQZ-së në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)  
    
-  Konferenca e tretë e KQZ-së lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)    

- Konferenca e katërt e KQZ-së lidhur me pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 dhe mbylljen e vendvotimeve. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 19:30)   

Ngjarjet e datës 20 prill 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të grupit avokues të prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara në Handikos. (Ndërtesa e Kuvendit salla N302, ora     9:00)    

 - Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 229-të . (Objekti i KPK-së, ora 9:00)
    
- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
    
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 10:00)
    
- Myftiu i Kosovës Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)
    
- Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, në prag të festës së Fitër Bajramit do të bënë shpërndarjen e 50 pakove ushqimore dhe higjienike të dedikuara për pjesëtaret e komunitetit jo shumicë. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, ora 12:00)
    
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström. (Objekti i MPJD-së, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 19 prill 2023

- Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 10:00)
    
- Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të ciën do të votohet raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
    
- Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci merr pjesë në venien e gurëthemelit të çerdhes “Qarku 1” në Gjilan. (Rruga Qarkore, afër restorant “Astoria” në Gjilan, ora 10:00)    

- Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me KOMF, mban konferencën për prezantimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

- Me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares, Presidentja Vjosa Osmani dhe Shoqata e ish Brigadës 138 Agim Ramadani organizojnë shqyrtimin shkencor "Faleminderit Luftëtarë" ku do të shpaloset një trajtim i të dhënave statistikore për invalidët e Betejës së Kosharës. (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)
    
- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Demokraci 2022.  (Mensa “Ramiz Sadiku”, ora 14:00)

- Diana Jup Kastrati bashkë me Fabio Rocchi-n, studiuesin e letërsisë italofone shqiptare, do të bisedojnë me shkrimtaren Ornela Vorpsin rreth letërsisë së saj, konstanteve artistike të narrativës së saj, të jetuarit mes shumë gjuhëve, transportimit tematik të një Shqipërie të së kaluarës kryesisht “al femminile” në Perëndim etj.  (Shtëpia e Europës, ora 18:00)

- Mbahet seanca e parë gjyqësore për lejet dhe lisencat e Kelkosit ku qytetaret e deçanit, Faton Selmanaj, Xhavit Kuçi, Muharrem Lulaj, OJQ Pishtarët dhe GLPS do te jenë në mbrojtje të mjedisit dhe interesit te popullit, ndërsa Ministria e Mjedisit, ZRREja dhe Kelkosi, në mbrojtje të lejeve dhe lisencave famkeqe, që u lëshuan në rrethana te ërreta, në Nëntor 2020. (Gjykata Themelore në Prishtinë)

Ngjarjet e datës 18 prill 2023

- Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 9:00)  
    
- Instituti Riinvest mban diskutim rreth Draftprogramit kombëtar të shkencës 2023-2028. (Instituti “Riinvest”, ora 11:00)  

- Partia Socialdemokrate dorëzon padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 11:00)  
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
    
- Mbahet forumi me temë “Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës – për dhe kundër” në të cilën merr pjesë Aleksander Jabllanoviq – kryetar i Partisë serbe të Kosovës dhe kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)
    
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)
    
- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal voton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 16 prill 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në kompleksin memorial në Poklek e më pas, viziton edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek. (Poklek, Drenas, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër të komunës së Drenasit, me rastin e 24- vjetorit të masakrave. (Poklek, ora 11:15)  

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër. (Çikatovë e Vjetër, Drenas, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 15 prill 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. (Kabineti i Presidentes, ora 9:40 - vetëm pamje)

 - Federata e Pingpongut të Kosovës organizon kampionatin individual të Kosovës për U9 dhe U13. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Dështimi i drejtësisë në luftimin e korrupsionit” raport ky si rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Prokurorive dhe Gjykatave në trajtimin e korrupsionit gjatë vitit 2022. (Hotel Sirius, ora 12:15)

- Komuna e Lipjanit organizon akademi përkujtimore për shënimin e 24-vjetorit të rënies së martirëve të kësaj komune. (Salla e Kuvendit Komunal të Lipjanit, ora 15:00)  

- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, takohet me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri. (Kabineti i kryetari, ora 15:40)
 

Ngjarjet e datës 14 prill 2023

 - Kryetari i Kryeqytetit Perparim Rama mirëpret në vizitë Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç bashkë me delegacionin e tij. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 8:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq me ç'rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore ndërmjet dy vendeve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it dhe Bashkimin Evropian, organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Nga politika në praktikë: Transformimi i Arsimit përmes Mësimit Digjital”. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare Bizneseve me rastin e vizitës së Kryeministrit të Qeverisë së Mali të Zi Dritan Abazoviq do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Qeverisë së Mali të Zi dhe AKB-së me qëllim të rritjes së mundësive për investimet potenciale për të dyja vendet. (Zyret e AKB-së., Lagja Tophane, ora 10:00)

- UNFPA prezanton raportin “Të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues me fokus në Qasjen në informata dhe shërbime kontracepsioni, në abort dhe kujdes pas abortit, si dhe kujdesin për shëndetin e nënës”.  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit lanson raportin përkitazi me “Të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

-  Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq viziton Kolegjin Universum ku edhe do të promovohet libri i tij më i ri dhe njëherit do të mbahet edhe një ceremoni ku kryeministri do të nderohet me çmimin " Doctor Honoris Causa". (Kolegji Universum, ora 12:00)

- Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit - Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Zyra e Prsidencës organizojë një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me delegacionin nga Mbretëria e Danimarkës i cili përbëhet nga Ministri i Drejtësisë dhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion në Parlamentin e Danimarkës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:30)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, do të nënshkruajnë Programin e punës në zbatim të Marrëveshjes së bashkëpunimit shkencor mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.  (MASHTI, ora 13:30)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins”, organizojnë tryezën në lidhje me Marrëveshjen Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e e BE-së dhe ShBA-së, dhe çfarë mund ta bëjë atë të funksionojë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 14:45)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pret sot në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 15:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Ngjarjet e datës 13 prill 2023

 - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard dhe Komisionin për Legjislacion të Parlamentit të Danimarkës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Dhomat e Specializuara vazhdojn procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 9:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve në në konfernecën për media ku do të shpaloset vizita e kryeministrit të Malit të zi z. Dritan Abazoviq në Kosovë. (Zyrat e AKB-së, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohen raportet me tituj “Keqadministrimi i sistemit prokurorial” dhe “Sfidat në administrimin e gjyqësorit”, raporte këto që janë si rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në vitin 2022. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me organizatën VORAE dhe Projektin KOSINT, organizojnë takimin sektorial me ministritë e linjës dhe shoqërinë civile që punojnë dhe përkrahin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

 - Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. (Selia Qendrore, ora 11:00)

- Komiteti Paralimpik i Kosovës promovon librin “Gjithëpërfshirja në Edukimin Fizik”, të autorit Ahmet Mahmutaj. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 11:30)  

- Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit – Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me Zyrën e Presidentes të Republikës së Kosovës organizojë një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Nisja bëhet nga Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)

 

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e MASHTI, ora 13:00)

 

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, BE-ja në Kosovë dhe Ambasada Gjermane do të shfaqin sonte në “Kino Armata” në Prishtinë filmin “Pongo is Calling”. (Kino Armata, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 12 prill 2023

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban dÑ‘gjim publik legjislativ lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna nÑ‘ Baza Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe dhe nderime për dëshmoren Aferdita Ukshini. (Varrezat e dëshmorëve në Rahovec, ora 10:00)

- Instituti EdGuard se bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do të prezantojnë zyrtarisht fillimin e procesit te Rishikimit te Teksteve Shkollore. Merr pjesë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë organizon një marsh simbolik në shenjë pakënaqësie dhe revolte ndaj menaxhmentit të UP-së, për mosndëshkimin e profesor Bekim Bejtës. (Nisja para Fakultetit të Filologjisë deri te Rektorati, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Istogut mban mbledhjen solemne për nderë të “Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Istogut.” (Salla e Kuvendit te Komunës së Istogut, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe dhe nderime në Potoqan të Ulët. (Varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në fshatin Potoqan, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate mban aksion simbolik. (Tek zyret e Agjencionit për Informim dhe Privatësi, ora 14:00)

- Kosova luan kundër Polonisë  në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023 në hendboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 20:15)
 

Ngjarjet e datës 9 prill 2023

- Drejtuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve - Shkup dhe Fondacionit “Hasan Prishtina” - Prishtinë vendosin lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99” me rastin e 24-vjetorit të eksodit të popullatës shqiptare. (Bllacë, kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut, ora 10:00)  

- Kisha Protestante 'Bashkësia Ungjillore e Mesisë' organzon sherbesën e festes së Pashkes nga Kisha Protestante. (Pranë Pishines së Germiss, ora 11:00)  

- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare, me rastin e 24-vjetorit të Betejës së Koshares. (Koshare, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 8 prill 2023

- Federata e Pingpongut të Kosovës do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për  U11 dhe U15. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)
    
- Opre Roma Kosova shënon Ditën Ndërkombëtarë të Romëve. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 7 prill 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës viziton Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK. (Klinika e Neurokirurgjisë në QKUK, ora 9:00)

- Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe komunave të Republikës së Kosovës, mbahet takimi i radhës i përbashkët me Kryeministrin Albin Kurti, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Zëvendësshefin e Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi dhe Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës Gjykata Kushtetuese do të organizojë aktivitetin e radhës “Dita e Gjykatës së Hapur”. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

- Ministrija e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla Schwarz raporton para Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me Planin e punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Bëhen homazhe në nderim dhe përkujtim për të gjithë Deshmorëve dhe Martirëve të fshatit Polac të komunës të Skenderajit. (Kompleksi Memorial në qendër të fshatit Polac, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtimës organizon aktivitete që kanë për qëllim zhvillimin e shëndetësisë në Kryeqytet, si dhe promovimin e rëndësisë së shëndetit për qytetarët e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Mbahet panairi i dasmave dhe ngjarjeve në Kosovë. (Golden Imperial në Prishtinë, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Raportin vjetor të punës të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Korporata Energjetike e Kosovës dhe General Electric organizojnë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B në Obiliq, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Propozimet për Guvernator të Bankës Qendrore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 6 prill 2023

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë  lidhur me procesin e dialogut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme mbanë konferencën “Strategjia e e-Qeverisjes në funksion të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me raport amandamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe shqyrton ndryshimin dhe plotesimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Riinvest në kuadër të  “Debate në Riinvest”  trajton dy dokumente lidhur me politikat industriale: Drafti i strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesit 2030 dhe Towards Effective Industrial Policy in the Western Balkans, të publikuar nga Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare. (Instituti Riinvest, ora 10:00)

- Zyra e UN Women në Kosovë prezanton hulumtimin “Siguria dhe Shëndeti në Punë: Një studim i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës në Kosovë në sektorin publik dhe Privat. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Punëtorët e gazetës “Rilindja” protestojnë para ndërtesës së AKP-së për mos shpërndarjen e 20 për qindëshit. (Para objektit të AKP-së, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Hapet ekspozita “ç’ nuk dija që e kisha ditë…” e artistes Lala Meredith Vula. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 18:00)

- Ambasada e Hungarisë në Prishtinë dhe Kino ARMATA fillojnë me partneritet për t'i sjellur audiencës në Prishtinë dhe Kosovë disa prej punëve më të rëdësishme dhe relevante të autorëve hungarez ku fillojnë me shfaqjen e filmit të vitit 2017 "Bet on Revenge". (Kino ARMATA, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 5 prill 2023

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Njëra nag sindikatat e QKUK-së proteston në lidhje më pakënaqësitë për koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor. (Para hyrjes së Administratës qendrore të ShSKUK-së, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Verëra. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton dhe kordinon aktivitetet e komisionit të mbetura në proces. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

 

- Policia e Kosovës mban konferencën e organizuar në të cilën do të marr pjesë Nënkolonel Jeton Rexhepi-Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor ku do të prezantohet raporti dhe statistika analitike mbi gjendjen në trafikun rrugor. (Stacioni policor "Qendra" Prishtinë, ora 11:00)

-  Organizatat për të drejtat e grave organizojnë aksion protestues para Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili vërtetoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë. (Para Këshillit Prokurorial të Kosovës, Newborn, ora 11:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 4 prill 2023

- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 9:00)  

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës bën përurimin e dy veprave të autores Afërdita Salihu: "E bija e qerrexhiut", tregime dhe "Magjia e jastëkut me zile", përralla për fëmijë. Për librat flasin krijues e kolegë shkrimtarë. (Lokalet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në Mahallen e Muhaxherëve, Kulla e zotnisë, ora 12:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret për vizitë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)


Ngjarjet e datës 3 prill 2023

- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës do të hapet gjykimi kundër Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë. (Përmes transmetimit në faqen e DHSK-së, ora 9:00)

- Oda Ekonomike e Kosovë në bashkëpunim me Këshillin mbikëqyrës për licencimin e vlerësuesve të pronave të paluajtshme organizojnë trajnimin një ditor me temë “Kodi i etikës”. (Hotel Afa, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rural takohet me znj. Irene Khan - raportuese speciale e OKB-së për lirinë e mendimit dhe shprehjes në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 12:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Instituti për Aksion Afirmativ mban diskutim me temën “Historia e lëvizjeve politike e shoqërore në Itali përgjatë shekullit XX”. Diskutimi do të udhëhiqet nga Leonard Simoni, student i Shkencave Politike në Universitetin e Milanos. (Zyrat e IPAA-së, rr. Bajram Kelmendi, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 31 mars 2023

- Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, mbanë konferencë për media. (MAShTI, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së,  ora 12:30)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 30 mars 2023

 - Mbahet seanca përfundimtare gjyqësore e Elvedina Hajdarit e mbijetuar e dhunes në familje në ndjekjen e me ish burrin e saj. (Tek Pallati i Drejtësisë në Hajvali tek ndërtesa A-126, ora 9:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mbajnë konferencë për media në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës. (Ministria e Mbrojtjes, ora 9:00)

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me Planin e Përformancës së ZRRE-së për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Fakulteti i Edukimit organizon punëtorinë përmbyllëse te projektit “Ndryshimet klimatike në kurrikulat e arsimit të lartë”. (Fakulteti i Edukimit, ora 10:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët me temën “Gjykimi i krimeve të luftës në mungesë - Veprim i duhur? ”në të cilën do të bëhet edhe prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë gjatë vitit 2022. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e tretë. (Salla e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Kolegji Universum kremton partneritetin strategjik mes Arizona State University dhe UNI - Universum International College. (Klan Arena, ora 11:00)

- Platforma e Ndërtimit të Besimit në Kosovë organizon ngjarjen “5 Vjet e Ndërtimit Besimit: Ceremonia e Çmimeve të Ndërtimit të Besimit në Kosovë 2023” të cilën e udhëheq Caroline Ziadeh, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën dhe Shefja e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. (Shtëpia e BE-së, ora 12:00)

- Labinot Azemi si aktivist për luftimin e Bullizmit, ndër vite i bullizuar dhe i trajtuar në Klinikën e Pediatrisë të Qendrês Klinike Universitare të Kosovës do të shpërndajë dhurata për fëmijët që po trajtohen nga sëmundje të ndryshme. (Klinika e Pediatrisë, ora 12:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale, për të pestin vit me radhë ka realizuar Studimin mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë. (Selia e Odës Ekonomike Amerikane, ora 13:30)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN Kosova në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve. (Biblioteka Kombëtare, ora 17:00)

- Promovohet libri “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i autores Dr. Julie Smith. (Libraria “Dukagjini”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit trepalësh mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos të Kosovës. (Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 28 mars 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial në Izbicë. (Fshati Izbicë, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19 në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me Thirrjet elektronike të dërguara nga gjykata themelore në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e KGJK -së, rr. “Luan Haradinaj”, ora 9:30)

- Kryeshefit Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe dhe nderime për dëshmorët Enver Duraku dhe Shefki Thaqi. (Të vendi rënies në malet e Gallushes, mbi fshatin Dobërdolan, ora 11:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të vizitojnë BSPK-në dhe Kryetarin e saj, Atdhe Hykolli. (Selia e BSPK, ora 11:00)

- Federata e Xhudos së Kosovës organizon demonstrimin e xhudos në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë, i cili ka për qëllim promovimin e këtij sporti si aktivitet jashtëshkollor në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. (Shkolla “Qamil Batalli” në Prishtinë, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me punën e deritanishme tÑ‘  Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, si dhe aktivitet dhe sfidat e këtij komisioni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, do të vizitojnë Aleancën Kosovare të Bizneseve dhe Kryetarin e saj, Agim Shahini. (Aleanca Kosovare e Bizneseve, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit zhvillon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e teatrit. (Kabineti i ministrit Hajrulla Çeku, ora 14:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)

- Kombëtarja e Republikës së Kosovës mban konferencë për media dhe me pas mbahet stervitja. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)
 
- Kombëtarja e Andorrës mban konferencë për media dhe me pas mbahet stervitja. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:15) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)