Ngjarjet e datës 7 nëntor 2022
- Nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës mbahet Samiti i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në hapjen e Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, që organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:30)
- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon hapjen e ekspozitës "Lufta e ORCA-s kundër plagjiaturave". (Zyret e ORCA-s, ora 10:00)
- Komisioni Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me Rekomandime për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në publikimin e librit në gjuhën shqipe “ Ekonomiksi Gjinor” të autores Joyce P. Jacobsen, organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Fakulteti Ekonomik, Amfiteatri i madh, ora 11:00)
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe raportin financiar të Zyrës së Rregullatorit për energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton dinamiken e zbatimit të Planit të Veprimit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)
- Ministria e Punëve të Jashtme bën lansimin e Programit për Diplomaci Qytetare ku merr pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwar. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)