Ngjarjet e datës 28 qershor 2022
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Gjykimet Speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:30)
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton vendimin e Kuvendit në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Pronarët e autobusëve me autobusët e tyre dhe së bashku me punëtorët e tyre do të protestojnë para Komunës së Mitrovicës për shkak të mos krijimit të kushteve për punë gjegjësisht pengesa nga “Kombit ilegal”. (Para Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)
- Ministrija e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me investimet strategjike në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
- Rektori i Universiteti te Prishtinës, Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitojnë Postën e Kosovës. (Objekti qendror i Postes se Kosovës, ora 15:30)