- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias. (Kabineti i kryetâarit, ora 9:00)
- Zyra e UNFPA-së dhe Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve së Kosovës organizojnë një tryezë të rrumbullakët mbi temën “Të shohësh të padukshmen”, duke shqyrtuar çështjet që lidhen me autonominë trupore dhe shtatzënitë e adoleshentëve në Kosovë. (Hotel “International”, ora 9:00)
- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
- Kryesues i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
- AGORA Energiewende në Gjermani dhe Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë organizojnë tryezën me temën ‘Marrëveshjet e blerjes së energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor- Mundësitë dhe pengesat’. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Bashkimi Evropian së bashku me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit, mbajnë një aktivitet në kuadër të Javës së Evropës. (Shtëpia e BE-së, ora 10:00)
- Minstrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 3", i cili do të informoj rreth sfidave me të cilat është përballë Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyra e ORCA's 11:00)
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)
- OJQ EC Ma Ndryshe organizon prezantimin e hulumtimit publik “Parkingjet brenda Qendrës Historike të Prizrenit”. (Shadërvan në Prizren, ora 11:30)
- Shkolla Fillore në Pjetërshticë organizon zbulimin e bustit të Idriz Ajetit. (Shkolla e fshatit Pjetërshticë, ora 12:00)
- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, zhvillon një aktivitet me të rinjtë e Dragashit, në kuadër të Javës së Evropës. (Dragash, ora 12:00)
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton propozim vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit tÑ‘ Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për turizmin, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)
- Kosovo 2.0 organizon edicionin e radhës të programit tonë Volume Up, për të cilin do ta mirëpresim në Prishtinë gazetaren meksikane, laureate e disa çmimeve, Marcela Turati. (Rruga Ferhat Dragaj nr 25, prapa Furrës Qerimi 1 në lagjen Bregu i Diellit, ora ora 14:30)
- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon Sallonin e së Martës me temën “Mospajtimet në relacionin BE-Kosovë dhe integrimi në Bashkimin Evropian”. (Libraria “Dukagjini”, ora 17:00)