23 Nëntor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Ne kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë organizon hapjen e Qendrës Mobile për testim me ç’ rast Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku do të vizitojnë këtë qendë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesat buxhetore të institucioneve që i raportojnë Komisionit, lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës organizon një panel diskutimi me temë “Barazia - Dita Botërore e HIV/AIDS” me akterët relevant të kësaj teme. (Salla e amfiteatrit në objektin e Qendrës së Studenteve, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitare nga ZRRE për periudhën 2013-2017 dhenga KEK për periudhën 2018-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zhvillon një vizitë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas. (Objekti i Agjencisë, ora 13:00) 

- Forumi i Gruas i LDK-së mban konferencë për medie. Tema e konferencës është vrasjet e grave dhe nevoja urgjente për reagim institucional e shtetëror. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zhvillon një vizitë në Strehimoren në Prizren. (Strehimorja në Prizren, ora 14:30)

- Kolegji AAB organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime, politikanes së njohur gjermane, ish deputete në Parlamentin Evropian, zonjës Doris Pack. (Teatrin AAB “Faruk Begolli”, ora 15:00)

- Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 16:00)

- Galeria 17 organizon hapjen e ekspozitës "In the making", nga Yll Xhaferi dhe DYVO. (Galeria 17, ora 18:00)

- Mbahet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” edicioni i 3 -të. (Kino Armata, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 30 nëntor 2022

- Iniciative për Drejtësi dhe Barazi INJECT dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS organizojnë diskutimin publik për iniciativat e reja ligjore për Mbrojtjen e Grave. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kosova Women 4 Women  në bashkëpunim me Departamentin e Punës Sociale të Universitetit të Prishtinës organizon konferencën "Politikat në veprim kundër dhunës në baza gjinore". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton kërkesën për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në Projektligjin për Buxhet për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Fabian Salvioli raportues special i OKB-së për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mospërsëritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim me GIZ Kosova, Universitetin e Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizojnë ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Institutit për Politika Zhvillimore organizon edicionin e dytë të Forumit të OZhQ-ve me titull ‘Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030'. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon konsultimin publik me qytetarë për planin e Mobilitetit Urban në Rahovec. (Hotel Park Plaza, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, nga fushëveprimi që mbulon Komisioni për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban Kuvendin e VIII Zgjedhor Qendror. (Hotel Amazona, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit​ të Republikës së Kosovës në të cilën do të paraqitet në interpelancë me kryeministrin, Albin Kurti për çështjen: "Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport mesituatën e krijuar në vend". (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Komunën e Kamenicës me ç ‘rast do të​ takohen me Kryetarin, Kadri Rahimaj. (Komuna e Kamenicës, ora 12:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët, "Xhavit Ahmeti" në fshatin Hodonoc, Komuna e Kamenicës. (Objekti i Shkollës në fshatin Hodonoc, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të jenë afër grave që udhëheqin biznese, znj. Ibadete Sadiku, znj. Kadrije Mustafa dhe znj. Emine Kërhanaj. (Kamenicë, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 29 nëntor 2022

- Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore i Kuvendit se bashku me OSBE-në organizon punëtori për Reformën Zgjedhore në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, shoqëruar nga Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott do të vizitoj Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, që udhëhiqet nga znj Kadire Tahiraj.  (Objekti i Qendërs në Drenas, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik mban konferencën për Integritetin e Informacionit nën temën e përgjithshme “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?”. (Klan Arena, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planin Kombëtar të Radio - frekuencave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban konsultimit publik me qytetarë për Projekt planin e punës së kryetarit të komunës dhe qeverisë komunale 2023. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zhvillon takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të akredituar në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban seancë dëgjimore lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit si Ministria e Ekonomisë; Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; ARKEP; ARRU AKP; AKRK; KPMM dhe ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes - Seancë dëgjimore për buxhet mban seancë dëgjimore lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton buxhetin e ZKA-së i ndarë në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 ku e ftuar është edhe Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu do të jenë pjesë e tryezës me Policë, Mbrojtësit e Viktimave, Strehimoret dhe Qendrat për Punë Sociale. (Hotel Dukagjini në Komunën e Pejës, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim rural, Projektligjin për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, Projektligjin për Rregullat e trafikut rrugor, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Programi “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, bashkëfinancuar nga BE dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe zbatuar nga FAO, do t’i dorëzojë Agjencisë Pyjore të Kosovës kontigjentin e parë të pajisjeve përfshirë gjashtë vetura fushore pick-up dhe pajisje për monitorim të pyjeve, kamera, GPS, dylbi. (Vendgjuetia me rëndësi të veçantë "Blinaja", afër aeroportit të Pristinës , ora 14:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot do ta vizitojë Telekomin e Kosovë ku së bashku me u.d. kryeshefen e Telekomit, Burbuqe Hana, do të mbajnë konferencë për media. (Telekomi i Kosovës, ora 16:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal diskuton me Institucionet që bien në fushëveprim të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në lidhje me kërkesat buxhetore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 16:00)

- Ambasadori Michael Carpenter, Përfaqësues i Përhershëm i SHBA në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i cili do të japë përditësime mbi luftën e Rusisë në Ukrainë dhe rolin e OSBE-së në paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin. (Online - https://www.eventbrite.com/e/online-press-briefing-with-us-ambassador-to-osce-michael-carpenter-tickets-472470180027, ora 17:30)

- Mbahet dicioni i katërt i festivalit "Lahuta, Okarina Polifionia". (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:00)

- Shfaqet premiera e filmit tim të parë dokumentar “Përtej Territ”, që trajton temën e abuzimit dhe dhunës ndaj grave. (Kino Armata, në ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 28 nëntor 2022

 - Me rastin e 110 vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar tek busti i Gjergj Kastriotit Skenderbeu. (Busti i Skenderbeut në Prishtinë, ora 9:00)

- Komuna e Malisheves vendos buqeta me lule të Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Maliishevë, ora 9:00)

- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit i Universitetit të Prishtinës do të jetë nikoqir i një delegacioni nga Universiteti i Tiranës ku së bashku me Federatën e Sportit Universitar të Kosovës dhe atë të Shqipërisë, do të organizojnë program artistik, për shënimin e përvjetorit të 110-të të Pavarësisë së Shqipërisë. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të objektit të ri të Komunës së Lipjanit. (Objekti i ri i Komunës së Lipjanit, ora 10:00)

- Në Ditën e Flamurti behën homazhe të Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

- OJQ Aktiv mban konferencë për media ku do të publikoj dy raporte vjetore për pozitën e komunitetit serb në Kosovë, sfidat dhe perspektivat. (Hoteli Opera në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahen homazhe të Kulla e Isa Boletinit në Mtirovicë. (Kulla e Isa Boletinit, ora 11:00)

- Grupi Besa Besë do ti drejtohet masës. (Tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz, ora 11:00)

- Zhvillohen vizita në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për nder të shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. (Prizren, ora 11:00)

- Klubi i Atletikës Qendra nga Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin 'Vrapojmë dhe Festojmë'. (Rrethi i fushës me bari sintetik në Gjilan, ora 11:00)

- Për nder të shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë bëhet parakalimi i Togut Ceremonial të FSK-së në sheshet e kryeqytetit. (Nisja nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Hapet ekspozita personale 'Vetë në një Stuhi' e artistit Arijon Krasniqi. (Muzeu i qytetit "Jahir Mazreku" në Malishevë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:00)

 - Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e inaugurimit të objektit të stacionit veriu në Prishtinë. (Lagjja Arbëria me qasje nga Rr. Toni Bler dhe Rr. Ismail Qemaili në Prishtinë, ora 13:00)

- Komuna e Vushtrrisë organizon akademi solemne për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri ora 13:00)

- Komuna e Gjlanit organizon koncert për femijë nga Dancin House "Festojmë kuq e zi". (Teatri i qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Organizata Jo Qeveritare Me Dhe Për Kulturën organizon “Festivalin e Plisit”, që synon promovimin e kulturës kombëtare shqiptare, sidomos te të rinjtë. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 13:30)

- Mbahet finalja e turnirit në futboll të feemrave. (Stadiumi i qytetit "Liman Gegaj" në Malishevë, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia dhe performanca për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë nga Ansambli "Shota". (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Komuna e Gjlanit organizon koncert festiv për nderë të ditës së flamurit nga Ansambli i Këngëve dhe valleve. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, organizohet manifestim kulturo-artistik për nder të 110-vjetorit të Flamurit Kombëtar Shqiptar. (Shtëpia e Kulturës “Imri Curri”, Hani i Elezit, ora 17:00)

- Kryeministri Albin Kurti organizon pritje me rastin e Ditës së Flamurit. (Menza Ramiz Sadiku, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 26 nëntor 2022

- Për nder të ditës së flamurit Federata e Pingpongut do të organizoj dy aktivitete duke filluar të me turneun e veteraneve. (ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

- UN Women dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nisin fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” e cila do të lansohet nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në tubimin me vajza e Gra të Komunës së Gjilanit. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu viziton Panairin e Grave në Komunën e Gjilanit. (Sheshi i qytetit të Gjilanit, ora 13:30)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu së bashku me zëvendësministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vizitojnë Klubin e Basketbollit “ United Basketball” dhe Klubin e Hendbollit “Drita” në Komunën e Gjilanit. (Gjilan, ora 14:00)

- Në kuadër të shënimit të festës së 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim kryetarët e Komunave dhe kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Kosovës Lindore, përfshirë edhe ata të AZHR – lindje, Likovën e Kumanovën. (Vali Ranch, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 25 nëntor 2022

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Shkollën Fillore "Faik Konica". (Shkolla Faik Konica në Prishtinë, ora 8:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të bëjë prezantimin e Udhërrëfyesit të financimit të bazuar në performancë të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe banorët e lagjes “Gëzim Sahiti” në Ferizaj organizojnë performancën që ka të bëj me shprehjen e pakënaqësisë karshi neglizhencës së institucioneve shtetërore lidhur me kërkesat e banorëve të kësaj lagje. (Rruga “Gëzim Sahiti” në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Komuna e Malishevës organizon ligjeratë për trashegiminë kulturore me të rinjtë e Malishevës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënon 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë - Ditën e Flamurit, përvjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit dhe Ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari. (Lokalet e LSHK-së, Kulla e zotnisë, Mahalla e Muhaxherëve, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vihet gurthemeli e shtatores së heroit  të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, tribunit të kombit, Ramiz Cernica. (Para objektit të zyrës së krytarit, ora 12:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të Rexhep Selimit “Në garë me botën gri”. (Hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me reformën dhe agjendën legjislative në MPJD. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:00)

- Komuna e Malishevës përuron librin "Dora e Shpresës" e autorës Lule Telaku. (Salla e Kuvendit Komunal në Malishevë, ora 15:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aksion simbolik. (Pranë objektit të ish-Rilindjes, ora 16:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bënë hapjen e ceremonisë së fushatës globale“16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. (Tek Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 24 nëntor 2022

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 per mbrojtjen e konsumatorit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora, salla N10, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare do të votohet propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetues. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Grupi “Besa Besë” viziton fabrikën “KB Krusha” pas cilit takim së bashku me Farie Hotin pronare e KB Krusha mbajnë konferencë për media. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 11:00)

- Promovohet libri “Kohëra të trazuara: Si do të duhej të reagonte Kosova ndaj krizave të shumëfishta me të cilat përballet?”. (Qendra për Praktikë Rrëfyese, ish-Biblioteka Hivzi Sylejmani, 11:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mban konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja, ora 12:00)

- EULEX-i do ta prezantojë raportin e tij të tretë publik për Monitorimin e Drejtësisë, i cili përfshin gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet kosovare lidhur me disa çështje sistematike dhe tematike, përfshirë anti-korrupsionin, ndjekjen penale të rasteve të terrorizmit, krimet kundër gazetarëve, krimet sipas të drejtës ndërkombëtare, dhunën në baza gjinore, si dhe drejtësinë për të mitur. (Swis Diamond Hotel, ora 12:45)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Vazhdon seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon panel diskutimi me temë “Diplomacia sportive: A mund ta forcojë Kosova pozitën e vet ndërkombëtare përmes sportit?” (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)
 
 

Ngjarjet e datës 23 nëntor 2022

 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton raportin financiar të Akademisë së Drejtësisë, të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Autoritetit të Aviacionit Civil si dhe shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntë mujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- UNDP organizon ceremoninë përmbyllëse për të shënuar përfundimin e Projektit për Ndihmë Humanitare të financuar nga BE. (Klan Arena në Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun si dhe Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i veprimtarit të madh, Xhemail Mustafa me rastin e 22 vjetorit të vrasjes së tij. (Fshati Gllamnik në Podujevë, ora 10:00)

- Zëvendës Shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Z-nja Alyson Grunder do të administroj betimin solemn të shërbimit për 17 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë si dhe do të mbajë fjalë rasti. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 10:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon konferencën rajonale ku do të publikojë hulumtimin rajonal “(Pa) Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Malishevës do të mbaj mbledhje solemne, ku do të shpallen “Qytetar Nderi” të Komunës së Malishevës disa personalitete. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Instituti Albanologjik mban konferencës shkencore “Një komb një gjuhë”. (Objekti i Institutit, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Konfliktet Administrative, Projektligjin për Ekspertet Gjyqësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston Vedi Yesilkilic, Kryeshef, Ekzekutiv i KEDS 2013-2014, George Karagutoff, Ekzekutiv i KEDS 2013-2019, Alper Erbas, Kryeshef Ekzekutiv i KEDS 2019-2021; Alpin Dogan, aktualisht Kryeshef Ekzekutiv i KEDS dhe Serhat Mesut Dinc, aktualisht Kryeshef Ekzekutiv i KESCO. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

-  Mbahet ceremonia e dekorimit të poetit të njohur shqiptar z. Visar Zhiti, nga Kryetari i Kryeqytetit z.Përparim Rama. (objekti i Komunës së Vjetër, ora 14:00) 

- Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi prezantojë buxhetin para qytetarëve të Mitrovicës. (Teatri i Qytetit të Mitrovicës, ora 17:00)

- Ambasada e Francës në kosovë organizon mbrëmjen Beaujolais Nouveau, mundësi kjo për t'i shijuar verërat e shoqëruar me djathra francezë. (Hotel Sirius, ora 19:00)

- CHwB Kosovo organizon shfaqejn e filimit të Berta Hazirajt 'Sytë e duert e juaja duhet të shifen kudo'. (Bunkeri të fontana në Ulpianë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2022

- Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, ministrat Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Hajrulla Çeku marrin pjesë në konferencën për Rininë me moton Drejt një politike kombëtare. (Parku i inovacionit dhe trajnimit në Prizren, ora 9:15)

- Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup dhe është pjesë e panelit të diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”. (Hotel Alexander Palace në Shkup, ora 9:45)

- Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, Fakulteti i Filologjisë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënon tridhjetë vjetorin e themelimit të tij me një konferencë shkencore me titullin: Perspektiva e studimeve të Gjermanistikës në Evropën Juglindore. (Fakulteti i Filologjisë, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Statistikave Zyrtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti merr pjesë në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. (Parku ITP në Prizren, ora 13:00)
 
- Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës nga klubi i Sigal Prishtinës. Marrëveshja nënshkruhet nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Blerand Stavileci, u.d. i kryetarit të Klubit të Sigal Prishtinës. (Zyrat e FBK-së, ora 13:00)

- Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Financave Hekuran Murati dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të komunës së Prizrenit. (Prizren, Salla Dokukino, ora 15:00)

- Qeveria e Republikës së Kosovës fillon takimet me qytetarë të Komunave të Kosovës për ta prezantuar Buxhetin për vitin 2023, njëherit buxheti më i madh në histori të vendit. (Salla Dokukino, Prizren, ora 15:00)

- Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto pritet me ceremoni ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ku më pas do të ketë takime dhe konferencë për media. (Ministria e Mbrojtjes, ora 15:15)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani si dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto. (Kabineti i Presidentes, ora 16:50 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik me qytetarë për Projekt Rregulloren për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 17:30)

- Kryeministri Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikë së Italisë, Antonio Tajani dhe Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, Guido Crosetto. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00 - Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit)
 
 

Ngjarjet e datës 21 nëntor 2022

- Komuna e Rahovecit mban konsultim publik me qytetarë për Planin e transportit rrugor lokal. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me organizatën Vatra. (Kabineti i kryetarit, ora 11:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit. (Kabineti i Presidentes, ora 12:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
 
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres. (Kabineti i kryetarit, ora 13:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës fotografike "Ukraina në 10 orë, nga Ben Blushi", organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë dhe Qendra për Hapje dhe Dialog në Shqipëri, me mbështetjen e Muzeut Kombëtarë të Kosovës. (Muzeu Kombëtarë i Kosovës, holli - Lapidariumi", ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 20 nëntor 2022

- Me rastin e Ditës  Botërore për të Drejtat e Fëmijëve mbahet takimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

në është paraparë të organizohet turneu i pingpongut TOP 8 U21 më të mirë të Kosovës për vitin 2022 ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj ora 10:00)

- Grupet e udhëhequra nga fëmijët “Respect Our Rights ROR” dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve të mbështetur nga Save the Children organizojnë hapjen e Ekspozitës së Artit të Ricikluar. (Qendra për Praktikë Rrëfyese, ish-Bibloteka “Hivzi Sylejmani, ora 10:30)  

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ambasadorja e Republikës së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv dhe Përfaqësuesi i Komunitetit Hebraik, Votim Demiri si dhe ambasadorë tjerë të akredituar në Republikën e Kosovës do të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve Restauruese në Qendrën Hebraike Kulturore në Prizren. (Adresa “Pal Paluca” në Prizren, ora 12:00)

- Asociacioni Kosovar i Motorizimit zhvillon aktivitetin përfundimtar për nder të Ditës Botërore të Përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor për këtë vit ku është planifikuar edhe vendosja e instilacionit në përkujtim të aksidentuarve në trafikun rrugor. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2022

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ditën e dytë të punimeve të Konferencës Ndërkombëtare "Arkeologjia e Ballkanit". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 9:30)

- Në kuadër të Ditës së Kujtimit të viktimave të trafikut rrugor Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizon tryeza me temë "Drejtësia për aksidentet në Kosovë". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezën e diskutimit “Momentumi i ri në raportet Kosovë - Serbi: Cila është rruga përpara?”, në një bashkëbisedim të hapur me përfaqësues politik dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga organizatat shqiptare e serbe si dhe me pjesëmarrës nga misionet ndërkombëtare. (Hotel Opera, ora 10:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, e shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, do të flasë në ngjarjen nismëtare të Këshillave Sektorial për Fuqi Punëtore, si pjesë e aktivitetit të USAID-it Zhvillimi i Fuqisë Punëtore i Udhëhequr nga Sektori Privat. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitaret nga bordi i ZRRE-se për periudhën 2008-2013. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Qendra Ditore për fëmijët në situatë rruge në Prishtinë organizon një program me aktivitete, me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve me moton “Le të dëgjojë bota dëshirat dhe kërkesat tona!”, fëmijët e kësaj qendre do të bëjnë thirrje për gjithëpërfshirje. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

- Ambasadori i Francës, Olivier Guérot viziton Institutin e Trajnimit Profesional të KTC-së. (Instituti i Trajnimit Profesional KTC në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Gjilanit mban takimin kulturor për Adem Demaçin. (Salla e kuqe e Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës në Klinë, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet, Transfere dhe Punë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:15)

 

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot do të mbajë konferencë për media lidhur me masat për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për Qytetarët – Thirrja e Dytë. (Ministria e Ekonomisë, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

- Organizata ‘Oaktiv’ organizon lansimin e projektin ‘Ec me këmbët e tyre!’, i mbështetur nga programi ReLoAReLOaD2. (Sheshi i Qytetit të Podujevës, ora 13:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media lidhur me masat për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për Qytetarët - Thirrja e Dytë. (Ministria e Ekonomisë, ora 13:00)

- Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës në Gjakovë, ora 14:00)

- Kombëtarja e Ishujve Faroe mban konferencë për media dhe me pas zhvillon stervitjen. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 16:00)

- Kombëtarja e Republikës së Kosovës mban konferencë për media dhe me pas zhvillon stervitjen. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 17 nëntor 2022

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon punimet e Konferencës Ndërkombëtare "Arkeologjia e Ballkanit". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 9:00)

- Fakulteti Filozofik organizon konferencën e XIII ndërkombëtare për Ditën Botërore të Filozofisë me titull: "Sfida postfenomenologjike - Raporti i Njeriut me Teknologjinë" ku do të marrin pjesë shumë filozofië dhe mendimtarë të huaj dhe vendorë. (Hapësirat e Fakultetit Filozofik, salla 014, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:15)

= Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  organizon ngjarjen “Ndërmarrësia dhe Rritja e Qëndrueshme Ekonomike”. (Venus Hotel, magjistralja Prishtinë - Lipjan afër QMI-së, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, ku do të prezantohet Analiza për Projektligjin për Paga në sektorin publik: Tendencë për nivelizim apo ndërhyrje. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe në bashkëpunim me komunën e Hanit të Elezit do të mbajnë takim në një aktivitet në kuadër të fushatës për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. (Shkolla Fillore “Veli Ballazhi”, fshati Gorancë në Komunën e Hanit të Elezit, ora 10:00)

- Kuvendi i Repulikës së Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të bejë shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Akademia Tempulli organizon aksionin për dhurimin e gjakut, në shënimin e Ditës Botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor. (Ambientet e Akademisë Tempulli, rruga Eduard Lir, nr. 158, Arberia në Prishtinë, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës Globale të ndërmarrësisë Kosova 2022 Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Qendrën e Inovacionit të Kosovës organizon tryezë debatuese me temën: “Mundësitë për ndërmarrësit pas pandemisë Covid 19”. (Universiteti i Gjilanit, ora 11:00)

- Në konferencën Ndërkombëtare "Arkeologjia e Ballkanit" prezantohen të dhëna të reja për qytetërimin e epokës së bronzit në Kosovë, kërkime Arkeologjike Nënujore në Liqene, etj. (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:30)

- Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv Miodrag Milliqeviq mban konferencë për media lidhur me incidentin pranë bazës së njësive speciale afër Jarinjes. (Hotel “Opera”, rruga Fehmi Agani në Prishtinë, ora 13:00)

- EULEX-i dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës do ta prezantojnë filmin e shkurtër “Ndryshimi”, i cili e përshkruan rrugëtimin rehabilitues të një të mituri në konflikt me ligjin ku pas lirimit të tij, arriti të riintegrohet me sukses në shoqëri. (Kino Armata, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës organizon diskutime publike me qytetarë për të krijuar hapësirën për sugjerime e ide të reja të përbashkëta në identifikimin e zgjidhjeve efektive për qytetarët dhe sektorin e Gastronomisë. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 17:30)

-  Hapet ekspozita ‘Më lër brenda, më lër jashtë’ e cila është një bërtimë e fuqishme, shpesh e ngjyrosur me një pëlhurë të empatisë, e personave me aftësi të kufizuara të cilët i mungojnë diskursit publik në Kosovë. (Grand Hotel, ora 19:00)

- Linja e Jetës shënon përvjetorin e 3-të që nga themelimi. (Bubble Pub, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryetarin e Odës së mjekëve për punën dhe sfidat e Odës së Mjekëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike mbanë konferencën e katër ndërkombëtare shkencore më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”. (Hotel Emerald, ora 10:00 - ndryshim, ora 9:30)

- Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës organizojnë diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”. (Shtëpia e Evropës, ora  10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban nesër (e mërkurë), konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Salla e Asamblesë në Kaçanik, ora 12:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Pozita dhe problemet e personave me aftësi të kufizuara në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim mban konferencë për shtyp, përmes të cilës do të bëhet denoncimi i një kandidati për rektor për plagjiaturë. (Para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 13:00)

- Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, organizon tryezën e diskutimit me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023, Ligji i Pagave”.  (Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla S-1, ora 13:00)

- Ministria e Shëndetësisë mban konferencë për shtyp për shënimin e Javës Botërore të ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës në Han të Elezit, ora 14:00)

- Ambasada e Francës në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës Belgjikës dhe Aleancën Franceze organizon edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. (Kino Armata, ora 18:30)

 
 

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2022

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të Komisionit të Partneritetit për Demokraci të Kongresit të SHBA-ve. (Kabineti i kryetarit, ora 9:20 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ambasadori i BE-së, Tomáš Szunyog, si dhe Mimika Dobroshi nga Zyra e Erasmus + do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie, ku do të flasin për rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional si dhe projektet nga Kosova që janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian. (Ndërtesa e MAShTI, ora 10:00)

- Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara organizon tryezë diskutimi rreth Perspektivës Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme. (Kuvendi i Kosovës​, salla N 506, ora 10:00)   

-  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, merr pjesë dhe mban fjalim në Tryezën lidhur me Perspektivën Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme, të organizuar nga Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA). (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 10:00)

- Islamic Relief organizon një ceremoni të shpërndarjes së granteve ku të ftuar kemi edhe donatorët nga IR Deutschland, ambasadën gjermane dhe ambasadën britanike në Kosovë, përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe përfaqësues tjerë të komunave përfituese. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Riinvest mban diskutimin me temën “Bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e energjisë: Si të përfitohet më shumë nga komplementariteti?” në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”. (Zyrat e Institutit “Riinvest”, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e MASHTI. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban diskutim me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)  

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Planit vjetor të Auditimit për sezonin 2022-23. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media dhe me pas zhvillon stervitjen zyrtare. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)

- Kombëtarja e Armenisë mban konferencë për media dhe me pas zhvillon stervitjen zyrtare. (stadiumi “Fadil Vokrri, ora 17:30)   

- Në kuadër të projektit "Së bashku pa duhan“ do të transmetohet një bisedë e drejtpërdrejtë me kardiologun e mirënjohur në Zvicër, Dr. Florim Cuculin, me temën "Mbrojtja nga tymi i duhanit dhe lënia e duhanit“. (htttps://youtu.be/WFEQY-fH-8E, ora 19:00)



 

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2022

- Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj sot në Kosovë. (Qendra Rinore në Vushtrri, ora 10:00)

 Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport organizon dëgjim publik lidhur me Projektligjin pÑ‘r edukimin në fëmijërinë e hershme. (Hotel Afa, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve në  Autoritetin e Aviacionit Civil për të diskutuar çështjen e kërkesës të pesë grave – zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon bisedën e titulluar “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit”. (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës organizon tryezën me temën “Adresimi i nevojës dhe rëndësisë për raportimin e të dhënave të turizmit nga bizneset në Agjencinë e Statistikave të Kosovës”. (Hotel “Nartel”, ora 10:30)

- Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në Pejë shënon 11-vjetorin e themelimit. (Teatri “Istref Begolli”, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor Financiar të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

 - Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj sot në Kosovë. (Diakonia në Mitrovicë, ora 12:00)

- Programi Up to Youth i USAID-it ndajnë përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj sot në Kosovë. (Qendrën Rinore në Skenderaj, ora 14:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takon partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. (Ndërtesa e Kuvendit dhe Presidences, salla C 301, ora 14:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Mbahet seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepi. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 15:00)
 
- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë lanson aktivitetet e Javës Globale të Ndërmarrësisë, me një diskutim për Programet e Mbështetjes së Startupeve me Dajana Berisha, Leonora Kusari dhe Shaqir Palushi nga Frutex. (Zyrat e Odës Amerikane, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2022

 - Ambasada Britanike në Prishtinë organizon ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar ku do të përkujtohen 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë. (Pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar, sheshi Edit Durham, afër Hotel Grandit, ora 10:30)

 - Qendra Kinematografike e Kosovës organizon shfaqjen e filmit “Fusha e Mëllenjave”, të regjisores Arzana Kraja, në përkujtim të saj, në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta. Me këtë film do të hapet Muaji Evropian i Filmit. (Kino Armata, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2022

- Anëtar të Kuvendit Kombëtar të Alpeve bëjnë homazhe të Kompleksi Memorial 'Adem Jashari'. (Prekaz, ora 8:00)

- Mbahet Kuvendi Kombëtar i Alpeve për Kosovën Dardane, Sanxhakun, Luginen e Preshevës. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 11:00)

- Shoqata e Intelektualëve “Jakova” do të shënojë 20-vjetorin e themelimit me një Akademi Solemne. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 11 nëntor 2022

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takon anëtarët e Komisionit me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve në  Autoritetin e Aviacionit Civil lidhur me çështjen e peticionit të pesë grave zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organzon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. (Kazerma e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministria e Financave në bashkëpunim me Zyren e BE-së organizon "Prezantimin e Vlerësimit të fundit të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare për Kosovën​". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni i Pavarur i Mediave, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe odat tjera ekonomike që veprojnë në Kosovë, Komisioni Qendror i Regjistrimit marrin pjesë në konferencën “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës shqyrton kërkesën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj për shtyrjen e datës për intervistim nga Komisioni hetimor parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ambasada e Gjermanisë dhe Ambasada e Francës organizojnë ceremoni ushtarake me rastin e përkujtimit të armëpushimit të 11 nëntorit 1918 i cili i dha fund luftës së parë botërore. (Varrezat e krishtërëve në Arbëri, ora 11:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës do të bënë tërheqjen e shortit për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. (Selia e FFK-së, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike intervistonë Drejtorin Menaxhues në KEK për periudhën 2008-2012 Arben Gjukaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon konferencën ndërkombëtare ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në modelimin e shoqërisë”.

Ngjarjet e datës 10 nëntor 2022

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, ora 10:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës me mbështetjen e UNFPA-së mban ditën e tretë të konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës të cilin e gjeni të bashkangjitur. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim” zhvillon aksion simbolik në kampusin e Universitetit të Prishtinës. (Mbi parkingun nëntokësor, ora 14:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist së bashku më studentë e aktivistë do të organizojnë një aksion simbolik si revoltë kundrejt privatizimit të hapësirës publike studentore nga bizneset dhe korporatat. (Tek kompleksi i ri biznesor në Kampusin e Universitetit të Prishtinës përkatësisht tek HEB dhe Missini,ora 15:00)

- Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe “Makerspace”. (Innovation Center në Prizren, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 9 nëntor 2022

- Mbahet sjysmë Maratona Gjilani 2022 'Vrapojmë shtigjeve të Agimit'. (Stadiumi ndihmes me bari sintetik në Gjilan, ora 9:00)

 - Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës me mbështetjen e UNFPA-së mban ditën e dytë të konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
 - Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për tubime publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe në bashkëpunim me komunën e Gjilanit  do të mbajë takim  me  banorët lokal dhe me përfaqësuesit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. (Shkolla Fillore “Agim Ramadani” në fshatin Zhegër, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
 
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremoninë për ndarjen e çmimeve vjetore të konkursit për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston: Arben Gjukaj - Drejtor Menaxhues në KEK, Fadil Çitaku - Kryesues i Bordit të KEK-ut dhe anëtaret e bordit të KEK-ut, Agim Nika, Flamur Keqa, Ismail Januzi, Mujë Rugova dhe Izet Ibrahimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, viziton Aleancën Kosovare të Biznesit ku do të pritet nga kryetari Agim Shahini. (Zyrat e AKB-së, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Ukrainë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 17:00) 

Ngjarjet e datës 8 nëntor 2022

- Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:00)

- Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë cakton dhe organizon punëtorinë e radhës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrtion raportin plotësues me  rekomandim për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga Komisioni funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me Rekomandime për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)   

- Kuvendit i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara organizon konferencë për Javën e Regjistrimit të Popullsisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizatat partnere të KOSINT, Syri i Vizionit, Balkan Sunflowers Kosova, Roma and Ashkali Documentation Center dhe Voice of Roma, Ashkali and Egyptians në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal mbajnë konferencën “Buxheti komunal i planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në implementimin e buxheteve komunale. (Vila Germia, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të bejë shqyrtimin e Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, etj. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në përmbylljen e Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor mbahet konferencë për media. (Hoteli Swiss Diamond, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet simbolik. (Pranë sheshit "Skënderbeu", ora 12:00)

 

 -  Mbahet një konferencë për media rreth koncept dokumentit për shëndet mendor dhe kërkesave të mbi 20 organizata të shoqërisë civile mbi hapat e radhës. (Para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, ora 16:00

Ngjarjet e datës 7 nëntor 2022

- Nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës mbahet Samiti i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në hapjen e Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, që organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:30)
 
- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon hapjen e ekspozitës "Lufta e ORCA-s kundër plagjiaturave". (Zyret e ORCA-s, ora 10:00)

- Komisioni Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me Rekomandime për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në publikimin e librit në gjuhën shqipe “ Ekonomiksi Gjinor” të autores Joyce P. Jacobsen, organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Fakulteti Ekonomik, Amfiteatri i madh, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe raportin financiar të Zyrës së Rregullatorit për energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton dinamiken e zbatimit të Planit të Veprimit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të  Mediave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

 - Ministria e Punëve të Jashtme bën lansimin e Programit për Diplomaci Qytetare ku merr pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwar. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 6 nëntor 2022

 - Federata e Pingpongut të Kosovës organizon turneun TOP 8 i U 17 më të mirë të Kosovës për vitin 2022.  (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon homazhe pranë shtatoreve të Tonit e Micit dhe pranë varreve të heronjeve në varrezat e dëshmorëve. (Parku i qytetit të Rahovecit, ora 11:00)

- Ministria e Ekonomisë do të inauguroj Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës, merrë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë, etj. (Parku për Inovacion dhe Trajnime, Prizren, ora 13:00)

- Nën patronazhin e krytarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi mbahet tubim përkujtimor për dëshmorët e Rahovecit. (Salla e qendrës së kulturës "Mensur Zyberaj", ora 13:00)

Ngjarjet e datës 5 nëntor 2022

- Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari bëhen homazhe te varri i tij. (Varrezat në Dragodan, ora 9:30)   

- Trailblazer Community Kosova dhe Leadership Development Association Balkan organizojnë konferencën amerikane DREAMin’ Kosovo 2022, e cila trajton temat e Inovacionit dhe Teknologjisë Globale. (Administrata Qendrore e Universitetit të Prishtinës, ora 9:45)

- Federata e Pingpongut të Kosovës organizon turneun TOP 8 i U11 më të mirë të Kosovës për vitin 2022.  (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

 - Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari dhurohet gjak. (Selia e Vetëvendosjes në Prishtinë, ora 11:00)
    
- Platforma për verifikim të fakteve hibrid.info prezanton raportet mujore lidhur me gjendjen e keqinformimit në Kosovë, kur paraqiten trendet më aktuale mbi zhvillimet e fundit politike, si ato që përshkruajnë raportet Kosovë-Serbi, grevën e BSPKS-së, liberalizimin e vizave, etj. (Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës, ora 11:15)

- Mbahet protestë me kërkesë për votimin e Projektligjit për lejimin e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti. (Para Qeverisë, ora 12:00)    
    
- Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari mbahet diskutimi “Përjetimet me Astritin si aktivist i Lëvizjes, student, shok e familjar i përkushtuar”. (Holli i Bibliotekës Kombëtare, ora 14:00)

- Qendra për Edukim dhe Përparim mban konferencën për media lidhur me takimin e Këshillit Kombëtar Shkencor në të cilon është diskutuar softueri për gjuhën, Kulla e shqipes dhe Libri i madh i gjuhës shqipe. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 14:00)
    
- Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari mbahet diskutimi “Aktiviteti i Astrit Deharit në qendrën e Pejës, përvojat e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve me të”. (Zyra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, ora 17:00)    

- Mbahet ceremonia e shfaqjes së premierës së dokumentarit “I arti i Prishtinës” që i kushtohet jetës dhe veprës së ish-futbollistit, e më vonë edhe trajnerit të futbollit Abdyl Bellopoja. (Hotel Emerald, ora 20:05)

Ngjarjet e datës 4 nëntor 2022

- Vazhdon sesioni i dytë i punës i Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asocim BE - Kosovë në të cilin do të diskutohet dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit; bashkëpunimi rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 8:30)

- Mbahet takimi me kryetar të shoqatave të sektorit privat ku do të mirët vendim për hyrjen, apo mos hyrjen në protesta për punëtorët e sektorit privat te Kosovës. (Zyrat e sindikatës së sektorit privat të Kosovës, ora 9:30)

- Përurohet kompleksi memorial si dhe behët zbulimi i pllakes përkujtimore në nderim të 86 dëshmorëve dhe martirëvete të fshatit Polac të rënë në luftën e lavdishme të UÇK-se në vitin 1998/1999. (Kompleksi memorial në fashtin Polac, komuna e Skenderajt, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ymer Fejzullahun, Kryesues i Bordit nga Zyra e Rregullatorit per Energji dhe Sylejman Hajdini, ish-Drejtor Menaxhues i Kosova Thëngjill. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Instituti Riinvest mban diskutimin me temën “Strategjia e energjisë e Republikës së Kosovës” ku do të diskutohet rreth draft strategjisë së energjisë në kontekstin aktual dhe karshi zotimeve që dalin nga Agjenda e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor. (Zyrat e Institutit Riinvest, ora 10:00)

- Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojërat sportive të cilat mbahen në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrë në rajonin e Pejës. (Fshati Radavc, restorani Shpella e Bobit, salla e sportit, ora 10:30)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve kryesore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella mbajnë konferencë për media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 11:30)

- Organizata Roma in Action organizon aktivitetin për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome aktivitet ky i cili ka për qëllim ndërgjegjësimin qytetar mbi gjuhën rome në Komunën e Gjakovës. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 13:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, raportin me amendamente i Grupit Punues për Projektligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, 14:00)

 

- Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe shefi i misionit për Kosovën nga FMN-ja, Gabriel Di Bella mbajn konferencën për media. (Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 3 nëntor 2022

- Shoqata e Bankave te Kosoves organizon konferencën e 20 vjetorit të ShBK-së me temë “Pershpejtimi dhe nxitja drejt një të ardhmeje me te qendrueshme për Kosovën: Roli i bankave dhe financimit”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Këshilli Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora9:00)

- Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë solemne të ndarjes së titullit “Qytetar Nderi” i qytetit të Mitrovicës, për Halil Kastrati, në shenjë mirënjohje për kontributin e rëndësishëm dhe të veçantë për qytetin dhe qytetarët e Mitrovicës. (Muzeu i qytetit në Mitrovicë, ora 10:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton lidhur me organizimin e tryezave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë,  Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 12:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim eurodeputetët pjesëmarres në Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, të kryesuar nga Romeo Franz.  (Kabineti i kryetarit, ora 14:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston Lutfi Zharku, ish Ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Ahmet Shala, ish Ministër i Ekonomisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 15:00)

- Fillon punimet takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. (Kuvendit i Kosovës, ora 16:00)

  

Ngjarjet e datës 2 nëntor 2022

- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë organizon konferencë për media lidhur me vendimin e Qeverisë lidhur me ndarjen e mjeteve dhe kushtëzimi për punëtorët e sektorit privat. (Zyret e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, në Breg të Diellit, tek Xhambazët, ora 10:00)

- Fondi Monetar Ndërkombëtar prezanton perspektivën ekonomike rajonale të FMN-së për Evropën. (Amfiteatri i Madh i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. ora 14:00)

- Misioni i Bashkimit Evropian EULEX bën mbjelljen e drunjëve në Kampusin e Qendrës së Studentëve. Marrin pjesë kryesuesi i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark; Arbërie Nagavci  ministre e Arsimit dhe Faton Peci ministër i Bujqësisë. (Qendra e Studentëve, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)


- Komuna e Vushtrrisë organizon “Festivalin e Patates”. (Para Kalasë në Vushtrri, ora 18:00)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)