- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin pÑ‘r Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)
- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)
- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje diskuton rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Verërat, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-060 për Mbeturinat, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:45)
- Organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children dhe në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione nisin fushatën sensibilizuese "Unë kam një Ligj që më mbron”. (Sheshi “Skenderbeu” afër Qeverisë, ora 10:00)
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu merr pjesë në një aktivitet në Kooperativën Bujqësore "Krusha", ku EULEX-i do të dorëzojë donacion për kooperativën. (Krushë, ora 10:50)
- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon konferencë për shtyp pas dorëzimit të ankesave të ORCA-s për pesë plagjiatura të reja, të verifikuara dhe konfirmuara nga Këshilli i Etikës. (Para ndërtesës së Rektoratit në Universitet të Prishtinës, ora 11:00)
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, do të takohet sot me mërgimtarë në Parkun e Qytetit në Gjakovë, në kuadër të kampanjës, "Karvani i Diasporës" Shijo Kosovën. (Pakru i qytetit të Gjakovës, ora 19:00)