30 Prill 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 maj 2019

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviziton Kryetarin e Sindikatës së Pavarur së PTK-së, Lamih Balaj pastaj Arsim Gjinovcin nga ish Departamenti Kundër Mashtrimeve, Muhamet Xhemajlin nga ish Departamenti Kundër Mashtrimeve dhe Shkelzen Blajakj nga ish Departamenti Kundër Mashtrimeve në PTK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:00)

- Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës organizon kongresin ndërkombëtar me Shoqatën Oftalmologjike të Evropës Juglindore. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Në shenjë simbolike për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i dorëzon detyrën Olti Suliqit, ndërkaq për një ditë edhe fëmijët tjerë do të ushtrojnë pozitën e nënkryetarit, shefit të Kabinetit e kryesueses së Kuvendit. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me të cilin do të nënshkruajnë memorandume bashkëpunimi për projekte të ndryshme ku edhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. (Zyra e krytarit Haskuka, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezë me temë diskutimi “Mbrojtja e Konsumatorëve në Sektorin Bankar”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesës së Grupit për Studime Juridike dhe Politike për pjesëmarrje në Grupin Këshillëdhënës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës organizon konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C 301, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë nxënësit e klasëve të nënta, të cilët do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë në ambientet e gjimnazit “Skenderbeu” në Kaçanik.  (Gjimnazi “Skenderbeu” në Kaçanik, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me donatorët bëjnë inaugurimin e tri shtëpive për familjet në nevojë. (Zyra e kryetarit, ora 11:00)

- Drejtoresha për Zhvillim Ekonomike Komunës së Gjilanit, Valbona Tahiri mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën fillore “Idriz Seferi” në Kaçanik. (Shkolla fillore “Idriz Seferi” , ora 11:30)

- Për nder të Ditës Botërore Kundër Duhanit, “Let’s Do It” do të organizojë aksion për mbledhjen e filterave të cigareve, shpërndarje e broshurave, ekspozim i figurave të punuara nga filterat e cigareve si dhe shpalosje e statistikave për ndotjen e shkaktuar nga duhani. (Mbledhja e vullnetarëve bëhet në sheshin “Nënë Tereza”, ora 11:45)

- Njësia e të Drejtave të Njeriut dhe Barazisë Gjinore, në bashkëpunim me Asamblenë Komunale të Fëmijëve te Prizrenti organizojnë programin e organizuar për nder të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve. (Shtëpia e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore në ditën e rënies së Heroit, Xhemajl Fetahaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, që organizohet nën patronatin e Kryeministrit. (Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Aleanca Koosvare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "Kontrabanda, Fajdet dhe Korrupcioni a po e shkatërrojn Kosovën?". (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të “Epopesë së Gorozhupit”, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me zyrtarët komunalë do të bëjnë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve në fshatin Gorozhup. (Fshatin Gorozhup, ora 13:00)

- Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën Prizrenit do të organizojnë aktivitete vetëdijesuese dhe sensibilizuese me rastin e “Ditës Botërore Kundër Duhanit”. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marr pjesë në përurimin e shtëpisë së Katarina Josipi në Zym të Prizrenit. (Fshati Zym, ora 13:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media. (Objektet e Komunës së vjetër të Prishtinës, ora 13:30)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha raporton para komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2019. (Ndërtesa Kuvendit, salla N 302, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare dedikuar “Shëndetit, Mirëqenies dhe të Drejtave të Fëmijëve”, në shënim të 1 Qershorit -  Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi zbulon pllakën përkujtimore për vëllezërit Bytyqi. (Afër shkollës “Abdyl Frashëri”, Ortakoll, Prizren, ora 15:00)

-  Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban takim me strukturat e Forumit të Rinisë. (Selia e LDK-së, ora 15:00)

- Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve organizon konferencën ndërkombëtare dedikuar “Shëndetit, Mirëqenies dhe të Drejtave të Fëmijëve”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 15:00)

- Kosovo 2.0 sjell filmin “Tri dritare dhe një varje’’ për të nisur diskutimin e parë në kuadër të Programit të Lokomotiva i cila synon të përfshijë të rinjt e të rejat në diskutim kuptimplotë rreth gjinisë, etnisë, religjionit dhe racës. (Hapësira e Kosovo 2.0, ora 16:30, kurse diskutimi fillon prej ora 18:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e shtëpisë së pleqve në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës. (Fshati Gjinoc i Komunës së Suharekës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 30 maj 2019

- Banorët e fshatit Kusar si dhe fshatrave për rreth organizojnë protestë paqësore për ndalimin e gurthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut, e cila është zonë e mbrojtur me Planin Zhvillimor të Komunës së Gjakovës. (Para Kuvendit Komunal të Gjakovës, ora 9:00)

- Nxënësit e shkollës shqipe të Sllovenisë do vizitojnë Ministrinë e Diasporës. (Ministra e Diasporës, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e pestë për vitin 2019 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë  ora 10:00)

- Mbahet seanca e e pestë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimi me temën: Ushqim dhe produkte më të sigurta. (Salla e konferencave të ABC group, përballë shkollës fillore  “Thimi Mitko” në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, bëjnë inaugurimin e investimeve në “Lura Agroturizëm”, donacion ky nga Bashkimi Europian. (Stanishor, ora 10:45)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Të rikujtojmë të dukshmën - Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”. (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

- Nxënësit e shkollës shqipe të Sllovenisë do vizitojnë shkollën e Mushtishtit të Suharekës. (Shkolla e fshatit Mushtisht, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të bëjë publikimin e raportit “Paraja publike e shpenzuar në medie 2018”. (Qendra Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Drejtori i Shërbimeve Publike i Komunes se Gjilanit, Naser Korça mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi merr pjesë në përurimin e shtatoreve të heronjve Rasim Kiçina dhe Bedri Shala. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Qendra për zhvillimin e bashkësive organizon konferencën Grat në Media në të cilën do të prezantohet deklarata e përbashkët e grave në gazetari. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon Konferencën e parë DiGiDay 2019. (Ambientete e Vali Ranch, ora 13:00)

- Mbahet konventa e studentëve të Prishtinës e cila mbahet për herë të parë në Republikën e Kosovës, me ç ‘rast do të miratohen një Rezolutë lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit  dhe Kryeministrit të  Republikës së Kosovës. (Amfiteatri i Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 13:00)

- Nxënësit e shkollës shqipe të Sllovenisë do të udhëtojnë për në Prekaz në Memorialin “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 14:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit organizon hapjen e ekspozitës me punimet e realizuara në kuadër të Kurseve të Aftësimit Profesional. (Ambientet e Institutit Yunus Emre në Prizren, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 29 maj 2019

- Bëhet inaugurimi i Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë - Hani i Elezit. (Gazetarët, kameramanët dhe fotografët e akredituar duhet të jenë te hyrja e Kuvendit të Kosovës, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj te shoqëruar nga Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Zhvillim të komunitetit malazez. (Lagja Arbëria, rr. Eduard Lir, 4, ora 9:30)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për shërbime. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)
 
- Presidenti Thaçi merr pjesë në konferencën “Njëzet vite pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi dhe votimi i rekomandimeve për Raportin e Auditimit të raporteve vjetore financiare dhe atyre të deklarimit financiar të fushatës së subjekteve politike për vitin 2017, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302,ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Kryeministrin e Malit të Zi, SH.T.Z. Dushko Markoviq ku pas takimit do të ketë prononcim të përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:25)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 10:30)

- Grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate organizon tryezën me temën "Vettingu - hapi drejt forcimit të gjyqësorit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit". (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

- Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit, Shpresë Hajdari, mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Këshillin Ekonomiko-Social dhe amendamenteve të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenies Sociale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaC 203, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së segmentit R6 të autostradës "Arbën Xhaferi". (Hani i Elezit, ora 12:00)

- Transmetohet drejtpërdrejtë nga Brukseli konferenca për shtyp nga Përfaqësuesesja e Lartë, Federica Mogherini, dhe Komisionari për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. (Shtëpia e Evropës, Rruga e UÇK-së, ora 12:45)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova mban konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, Rruga e UÇK-së, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadoren Nataliya Apostolova, me rastin e pranimit të Raportit për Kosovën për 2019 nga Komisioni Europian. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 15:00)

- Nënshkruhet “Memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes policisë së Kosovës dhe policisë së shtetit Shqiptarë ne territorin e Republikës se Shqipërisë”. (Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ora 16:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të mbajë një takim me strukturat e PDK-së, dega në Prizren.  (''Nafron Exclusive'' në Arbanë, ora 16:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, me rastin e pranimit të Raportit për Kosovën 2019 i Komisionit Europian ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit të gjashtë  të  festivalit “Mirëdita, dobar dan!”. (Beograd, ora 19:00)
 


Ngjarjet e datës 28 maj 2019

- Banka Botërore organizon konferencën me temë “Punojmë së bashku për të rritur mundësitë e punësimit për të rinjtë në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit për ri-shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamenti i Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë një konferencë për media për të prezantuar raportin "Pavarësia, efikasiteti, llogaridhënia dhe integriteti i Këshillave”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” organizon punëtorinë me qëllim të diskutimit të politikave mjedisore dhe sfidat në zbatimin e tyre. (Restaurant “Golden”, lagjja Ulpiana, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, kryetarja e Komunes se Ranillukut, Vladica Aritonoviq dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari raportojn para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me kërkesën e disa punëtorëve të arsimit të Komunës së Ranillukut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri dhe përfaqësuesi i BERZH’it, nënshkruajnë marrëveshjen multimilionëshe për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 10:00)

- INC (Rrjeti i Radiove Lokale) organizon konferencë/ takim në mes të mediave në Kosovë dhe atyre në Serbi me temën Gjuha e urrejtjes në media dhe si mundë të ndihmojnë mediat në procesin ri-pajtimit. (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe përfaqësues të 15 bizneseve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Shoqata për personat me fibrozë cistike me rastin e muajit të senzibilizimit të fibrozës cistike do të bëjë mbjelljen e 65 trendafilave, pasi qe 65 trendafilat janë pseudonim i fibrozes cistike. (Oborri i Repartit të Pediatrisë në QKUK, ora 11:00)

- Drejtori për për Shëndetësi i Komunes se Gjilanit, Selami Xhemaili mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave - ARH për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti mban konferencën për media për aktivitetet 20/20 që do të mbahen përgjatë muajit qershor përr nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës, kabineti i Kretarit, ora 11:30)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do të merr pjesë në nisjen e punimeve të inkubatorit të bizneseve në Malishevë. (Malishevë, afër stacionit të autobusëve, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit e thirrur nga kryesuesi i KPF-së dhe i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi. (Salla e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për të rënët gjatë operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 27 maj 2019

- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic pritet me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes ku edhe do te takohet me Gjeralin e FSK-se Rrahman Rama. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 9:00)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ngjarjen e nisjes të fazës së dytë të projektit Harmonizimi i Arsimit me Tregun e Punës. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në hapjen e ditës Olimpike në Ferizaj. (Ferizaj, ora 9:30)

- Në organizim të Komitetit Olimpik të Kosovës e në bashkëpunim me DKRS-në dhe me Drejtorinë e Arsimit të komunës së Mitrovicës do të organizohet Dita Olimpike e Kosovës dhe me këtë rast do të mbahet një vrapim në të cilin do të marrin pjesë të gjithë nxënësit e moshës 11 vjeçare të shkollave fillore të qytetit të Mitrovicës. (Sheshi “Adem Jashari” në Mitrovicës, ora 9:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 9:35)

- Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha takohet me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic. (Kabineti i Ministrit të Mbrojtjes, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala shqyrton Plotësim-ndryshimin e kërkesës për buxhet si dhe formimin e grupeve hetuese në kuadër të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën N 303, ora 10:00)

- 25 kompani vendore që kanë dhënë shërbimet në ndërtimin e autostrades Arben Xhaferi protestojnë për shkak të mos kryerjes se pagesave ndaj këtyre kompanive për punën që kanë kryer. (Para kampit Bectel & Enca në Ferizaj

-  Kuvendi Komunal në Deçan mban mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës  Kushtetuese dhe pasojat për Zhvillimin  Ekonomik të Komunës së Deçanit. (Salla e Asamblesë Komunale, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Këshillit Gjyqësor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin nga North Atlantic, të prirë nga zv.presidenti ekzekutiv Damon Wilson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:10 - vetëm pamje)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të zhvilloj vizitë në Komunën e Ferizajit me ç’rast do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve kapitale. (Komuna e Ferizajt, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mban konferencë për media. (Ambientet e Komunës, ora 11:00)

- Drejtori për Buxhet dhe Financa i Komunes se Gjilanit, Zijadin Maliqi mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, bashkë​ me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për herë të parë në Kosovë, të Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në nivel vendi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Përurohet sheshi me emrin e dëshmorit të UÇK-së “Mentor Retkoceri”. (Lagja Dardani në Prishtinë, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashk me kryetarin e Komunës së Ferizajit Agim Aliu, vizitojnë punimet e Qendrës Multifunksionale në fshatin Greme. (Fshati Greme, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik. (Fshati Planejë, Komuna e Prizrenit, ora 12:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të dëshmorit Mentor I. Retkoceri mbahet akademi përkujtimore për nder të dëshmorit. (Instituti Albanologjik, ora 12:15)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa takon deputetët nga radhët e LDK-së. (Selinë e LDK-së, ora 12:30 - vetëm pamje në fillim të takimit)
 
- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ambasadori Christian Heldt do të mbajnë fjalë rasti gjatë inaugurimit të Katedrales së Novobërdës të restauruar rishtaz. (Novobërdë, afër Kalasë, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së Shtabit Lokal. (Baran- Komuna e Pejës, ora 16:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së Betejës së 29 Majit. (Vranoc, ora 16:50)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së betejës së 29 Majit. (Kryshec, ora 17:10)

Ngjarjet e datës 26 maj 2019

- Klubi i vrapimit “XTrailers - fun run” organizon Maratonen 42 kilimetershe Germi Badofc. (Parki Gërmisë, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bën homazhe te varr i dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Varrezat e Dëshmorëve në Viti, ora 10:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të Masakrës së Tusuzit, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të organizohet akademi përkujtimore. (Pranë Kompleksit Memorial të Martirëve të Masakrës së Tusuzit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti merr pjesë në përvjetorin e dytë, Jubilarë, te rënies heroike te dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Sheshi 'Bafti Haxhiu' në Viti, ora 11:00)

- Behet zbulimi i shtatores se dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Sheshi 'Bafti Haxhiu' në Viti, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 25 maj 2019

- Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë 'Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it. (Objekti i OEK-ut, ora 9:15)

- Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ish kampi i KFOR-it, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vushtrisë organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora në Komunën e Vushtrisë. (Vushtrri, ora 12:15)

- Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto. (Ciao Berto, Magjistralja Pishtine - Mitrovice, kilometri i dytë, ora 14:25)

- Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic. (Objekti i kompanisë Tiki MosaicMagjistralja Prishtinë - Ferizaj, afër Grand Strore, ora 15:30)

- Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa. (Objekti i kompanisë Bini, magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 16:15)

Ngjarjet e datës 24 maj 2019

- Nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesoret të qytetit të Deçanit Rrugës së  Qendrës konkretisht rrugës 'Luan Haradinaj' dhe 'Dëshmoret e Kombit'. (Në afërsi të pikës së karburantit Agonisi Gas në Carrabreg, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për raportet financiare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të rrugës së qytetit të Deçanit. (Sheshi i qytetit në Deçan, ora 10:00)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike i USAID-it në Kosovë, Brian Martalus, do të mbajë një fjalim në hapjen e Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa - B2B. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- “Let’s Do It” mban aksion pastrimi në disa fshatra të Hasit, me moton “Për një Has të pastër”. (Fshati Gjonaj tek Ura e Drinit të Bardhë, ora 10:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e prezantimit të gjashtë video udhëzuesve për e-prokurim. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesës së Grupit për Studime Juridike dhe Politike për pjesëmarrje në Grupin Këshillëdhënës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të shënojnë së bashku Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim me një konferencë shtypi. (Ambientet e UNDP-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” bën homazhe në Fshatin Kodrali. (Fshati Kodrali, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Abdullah Tahiri. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Prokuroria Themelore e Pejës organizon konferencën për media ku temë diskutimi do jetë ngritja e dhjetëra aktakuzave për rastin e njohur në opinionin publik si “veteranët e rrejshëm”. (Objekti i Prokurorisë Themelore të Pejës, rruga “Hasan Cermaxhija”. ora 12:00)

- 44 nxënës nga klasa 7 deri në klasën 9, nga të gjitha regjionet e Kosovës do të takohen për të garuar në finalen e garës së tretë vjetore të gërmëzimit.  (Biblioteka kombëtare, ora 13:15)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes  së çmimeve “Nikete Dardani”. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 13:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës, mban aktivitet në Prizren, te Komuna, lidhur me qeverisjen lokale në Prizren dhe kundër korrupsionit si dukuri negative. (Te Komuna, Prizren, ora 14:00)

 - Shënohet 19 vjetori i themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë. (Pallati i Kulturës” Asim Vokshi” , Gjakovë, ora 18:00)

- Organizuar nga Ministria e Diaspores dhe Investimeve Strategjike dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare mbahet konferenca ekonomike e diasporës shqiptare nga Evropa më B2B. (Hotel Emerald, ora 20:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa, organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare. (Hotel Emerald, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 23 maj 2019

- Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës organizon konferencën "Politika  e Kosovës në këndveshtrim shkencor." (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Riinvest organizon konferencën “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseveve”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2018. (Ambientet e objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 10:00)

- Themelohet Shoqata e Inovacionit Financiar, nga institucione financiare jo-bankare. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Anulohet - Forumi Ballkanik organizon tryezën rajonale "Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës të titulluar Indeksi i Zhvillimit të Sektorit të Prodhimit, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- E Ngarkuara me Punë Coleen Hyland do të flasë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të partnerit implementues të USAID-it Qendrës për Arsim të Kosovës dhe 7 komunave. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të organizojë ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për sportistët dhe trajnerët. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck - Ahliny. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Aleanca Kroosvare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "Taksa 100% a është ekonomike a politike kundër Serbisë". (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut. (objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 22 maj 2019

- Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, me të cilin do të diskutojnë mbi bashkëpunimin mes dy ministrive në fushën e mjedisit. (Kabineti i ministrit Matoshi, ora 9:00)

- Mbahet takimi i Grupit të Vecantë për Reformën e Administratës Publike GVRAP. (Ministrinë e Administratës Publike, salla e takimeve kati 18, ora 9:30)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, do të takohet me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, i cili do të jetë i shoqëruar nga  kryetarët e Bashkive të Vlorës dhe Himarës, përkatësisht Dritan Leli dhe Jorgo Goro, si dhe nga një grup operatorësh turistikë. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë, ora 10:30)

- Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Fatmir Matoshi takohet me një grup të studentëve të Universitetit të Berlinit- Gjermanisë, ku do të diskutohet për fillimin e projektit mbi analizimin e situatës së mbeturinave nga ndërtim-demolimi në Kosovë,  që GIZ së bashku me këta studentë dhe studentë të Universitetit të Prishtinës do të realizojnë, (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Shefi i Komandës së Bashkuar të  Aleancës në Napoli, admiralit James Foggo viziton Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:15)

- Grupi i asambleistëve të Prishtinës, mbajnë konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Policia e Kosovës në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore - Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, lanson fushatën vetëdijesuese “Të gjithë jemi këmbësorë”.  (Në udhëkryqin në afërsi të Hotel Grand, që lidhë rrugën Garibaldi me rrugën Gjorgj Bush, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projektligjin për Referendum. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim më MASHT, Universitetin e Prishtinës, komunën e Dragashit, OJQ- të mjedisore  do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Kampingu “Limth”, në hapësirat e Parkut Kombëtar “Sharri”, komuna e Dragashit, ora 12:00)

- Në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët dhe të gjithë ata që përjetuan masakrën në burgun e Dubravës më 1999 mbahet tubimi përkujtimor për shënimin e 20 vjetorit të kësaj masakre. (Hapësirat e burgut të Dubravës, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e 20-vjetorit të masakrës në burgun e Dubravës. ​(Burgu i Dubravës, ora 12:00)

- Zyra e Koordinatores Zhvillimore të OKB-së, së bashku me Komunën  e Obliliqit dhe Let’s do it Kosova organizojnë aktivitet të mbjelljes së fidanëve në Ditën Ndërkombëtare të Biodiverzitetit. (Banesat e Plemetinës në fshatin Plemetinë, Komuna e Obiliqit, ora 14:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon Ditët e Kuvendit me qytetarët e Lipjanit. (Kuvendi Komunal i Lipjanit, orën 14:00)

 

Ngjarjet e datës 21 maj 2019

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e pestë të rregullt në të cilen shqyrton Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Avokati i Popullit raportojnë para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë organizon konferencën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”, konferencë kjo e cila do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur. (Hotel Tirana International në Tiranë, ora 10:30)

- “Let’s Do It” organizon aksion për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh. (Fshati Dydesh, ora 10:30)

-  Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimime temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Kamenicës, ora 10:30)

- Mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të përkujtohet 20 vjetori i Masakrës në Burgun e Dubravës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Prizren, Podujevë, Shtërpc, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova pret në takim zëvendës ambasadorin bullgar në Kosovë ku do të bëje nënshkrimin e një marrëveshjeje për financimin e një projekti në qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog. (Zyra e krytarit Rugova, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e katër librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit ne UKZ: “Poetika e këngës epike historike”  autore Nevrije Bislimi-Ismaili, “As engjëlli, as djall” autor  Merxhan Avdyli, “Kurrikula dhe të menduarit kritik” autor Mensur Neziri dhe libri “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit” i autorit Faton Krasniqi. (Salla A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e parkut dhe këndit të lojërave për fëmijë. (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës. (Fshati Topanicë, rruga Crep - Kamenicë, kilometri i parë, ora 15:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik 16:00)


Ngjarjet e datës 20 maj 2019

 - Vazhdimi i Seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike. (Ndëresa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politik dhe Financa i Komunes se Pejes. (Salla e takimeve, zyra e kryesuesit Islam Husaj, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi dhe Koordinatori i testit nacional Rexhep Hoti raportojn para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me testin e organizuar në shkollat e Kosovës. (Ndëresa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)
 
- Shoqata Down Syndrome Kosova mban konferencë për media për të njoftuar lidhur me sjellën në Kosovë të grupit te vallëzimit “Larondina” nga Britani e Madhe. (Hotel Parlament në Prishtinë, ora 18:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Enver Topalli. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 19 maj 2019

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencen e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të vendovitimeve. (Salla e mbledhjeve në ndërtesen e KQZ-së në Prishtinë, ora 8:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencen e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në votimet dhe ecurin e procesit zgjedhor deri në orën 11:30. (Salla e mbledhjeve në ndërtesen e KQZ-së në Prishtinë, ora 11:00) 

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban mbledhjen e radhës të Këshillit të Qendrës. (Hotel Grand, ora 11:15)

- Në 20 vjetorin e rënies së kolosit të kombit, Abdullah Tahiri bëhën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. (Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet konferenca e parë për media e Domokracia në Veprim lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe daljen në zgjedhje deri në ora  13:00. (Zyrat e organizatës ACDC, në adresën “Čika Jovina 3”, në Mitrovicën e Veriut, ora 12:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencen e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votimet dhe ecurin e procesit zgjedhor deri në orën 15:00. (Salla e mbledhjeve në ndërtesen e KQZ-së në Prishtinë, ora 15:30) 

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në 20 vjetorin e rënies, vihet gurthemeli i shtatores së kolosit të kombit, Abdullah Tahiri. (Rr. Abdullah Tahiri, afër objektit të FSK, ora 16:00)

- Mbahet konferenca e dytë për media e Domokracia në Veprim lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe daljen në zgjedhje deri në ora 18:00. (Zyrat e organizatës ACDC, në adresën “Čika Jovina 3”, në Mitrovicën e Veriut, ora 17:00)  

 - Mbahet akademi përkujtimore Në 20 vjetorin e rënies së kolosit të kombit, Abdullah Tahiri. (Salla e teatrit të qytetit, ora 17:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencen e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votimet dhe mbylljen e vendvotimeve. (Salla e mbledhjeve në ndërtesen e KQZ-së në Prishtinë, ora 20:00) 

- Mbahet konferenca e dytë për media e Domokracia në Veprim lidhur me daljen në zgjedhje. (Zyrat e organizatës ACDC, në adresën “Čika Jovina 3”, në Mitrovicën e Veriut, ora 20:30)   

Ngjarjet e datës 18 maj 2019

- Hapja solemne e garave te Olimpiadës gjithëshqiptare të Matematikës. (SHMP “Fehmi Agani” në Klinë, ora 9:00)

- Në kuadër të projektit “T’i fuqizojmë vajzat!” organizata TOKA, organizon konferencë motivuese për vajzat e klasave të 10-ta dhe 11-ta të zonave rurale, që ka për qëllim rritjen e vetëbesimit dhe reziliencës së tyre nga presioni i shoqërisë. (Kino Armata, ora 10:50)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Keqpërdorimi i Rezervave Buxhetore: Një këndvështrim mbi vendimmarrjen e Qeverisë”. (Qendra e konferencave Orion, ora 11:00) 

- Mbahet Kuvendi i Punës i Lidhjes Demokratike tnë Kosovës, (Restorantin “Miracle”, zona industriale në Prishtinë, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia e Vetëvendosjes, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 17 maj 2019

-  Ambasadori Kosnett do të flasë në konferencën e cila shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. (Hoteli Sirius, ora 9:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish Kryesheftin Ekzekutiv të PTK-së Adnan Merovci dhe ish Kryesheftin Ekzekutiv të PTK-së Shyqeri Haxha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e certifikimit të zyrtarëve policor të Njësisë Speciale Operative të cilët me sukses kanë përfunduar një trajnim javor. (Kampi Vrella i Njësisë Speciale Operative, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shënon Ditën Botërore të Metrologjisë, ku prezent do të jetë edhe ministri Endrit Shala. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics and Political Science në Kolegjin Riinvest organizojnë debatin e parë Talk The Talk në të cilen do të diskutohet Projektligji për Qeverinë. (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 10:00)
 
- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Panelit përzgjedhës për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryeministri Haradinaj bën homazhe me rastin e 20 -vjetorit të Çlirimit të Shqiponjës, organizuar nën patronatin eZyrës së Kryeministrit. (Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Shqiponjë të Gjakovës, ora 10:30)

- Jahjaga Foundation organizon ceremoninë përmbyllëse të projektit: “Roli i mediave në avancimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje”. (Auditoriumi i Bibliotekës Universitare – Ndërtesa e Institutit të Historisë, ora 10:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon manifestimin tradicional  “Festa e Abetares”, në cilin një fjalë rasti do të mbajnë, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, të Shqipërisë, Besa Shahini. (Salla e Sporteve “Sezai Surroi”, në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në manifestimin e organizuar për nder të “Festës së Abetares”. (Qendra sportive “Sezai Surroi”, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
 
- Kryeministri Haradinaj merr pjesë në Manifestimin Përkujtimor me rastin e 20 -vjetorit të Çlirimit të Shqiponjës, organizuar nën patronatin eZyrës së Kryeministrit. (Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Shqiponjë, Ish Jabllanica e Dushkajës, Gjakovë, ora 11:00)

- Disa organizata të shqërisë civile do të organizojnë konferencën për media, në lidhje me shqetësimet e shoqërisë civile rreth Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media, me temën ‘Shkelja e Ligjit të Punës nga ana e Institucioneve të Kosovës’. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në përmbzlljen e projektit Roli i Mediave në Promovimin e Pjesëmarrjes së Grave në Qeverisje. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tryezën profesionale “Korrupsioni i profilit të lartë”. (Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla C405, ora 12:00)

- Drejtoria Komunale e Shëndetësisë e Komunes se Prizrenit do të organizojë aktivitetin vetëdijesuese me rastin e Ditës Botërore të Hipertensionit në të cilin do të bëhet matja e shtypjes së gjakut, peshës e të gjatësisë. (Sheshi Shatërvan në Prizren, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Rifat L. Berisha. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mirëpret në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett. (Selia e LDK-së, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 16 maj 2019

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu viziton vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Parkingu tek ndërtesa e re e Qeverisë, ish-Rilindja, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj do të dorëzojë lumin “Lepenc” tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi’. (Kyçja në Doganaj, Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet dita e dytë e konferencës ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi IV. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Zyra e BE-së organizon ngjarjen përmbyllëse të projektit të binjakëzimit të BE-së 'Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit'. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri merr pjesë në takimin përmbyllës të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i Formulimit te Politikave dhe Hartimit të Legjislacionit’’, i menaxhuar nga Zyra e BE-së dhe i realizuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe Shkencore me rastin e 20- vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti. (Oborri i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prizren, ora 11:45)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Politike dhe Shkencore me rastin e 20- vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Abaz Thaçi. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi do të marrë pjesë në  Diskutimin Publik me qytetarët e Kamenicës për Projektin “Hidrosistemi Kikë - Kremenatë”. (Ambientet e Komunës së Kamenicës, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin mes qytetarëve dhe kryetarëve të komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë, rreth deponisë regjionale të mbeturinave në Koshtovë, komuna e Mitrovicës. (restaurant “Ibri” Koshtovë në Mitrovicë, ora 14:00)

- Promovohet libri “Marketing Politik” i autorit Mustaf Pllana. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë punë në Policinë e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ora 15:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Rexhep Hoti, do të mbajë konferencë për media. (Salla për media e Kryeministrisë P32, ora 15:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës Unusual Message e cila shpalos krijime të 72 artistëve e njëkohësisht profesorëve të 12 Universiteteve të ndryshme të botës. (Galeria Qahili, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 15 maj 2019

- Mbahet mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në të cilën do të behët finalizimi i listës së dëshmitareve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 në të cilën do të behët miratimi i draft-raportit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt nënshkuajnë marrëveshjen implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare.  (Ndërtesën e Qeverisë, salla P-32, ora 9:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (Selia e KQZ-se, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ceremoninë solemne të promovimit të doktorëve të shkencës. (Biblioteka Qendrore Universitare, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Hapen punimet e Konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi IV. (Hote Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit do të organizoj konferenca për shtyp, ku do të flasin kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Skender Susuri, për më të rejat në Drejtorinë e Arsimit dhe qeverisjen komunale. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Promovohet libri “Shënime mbi shtetndërtimin: paqartësia, pavarësia dhe qeverisja në Kosovë” të autorit Adem Beha. (Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës,  Salla 201, ora 11:00)

- Banorët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Lipovec, Race dhe Moglicë organizojn protestë në mbrojtje të natyrës nga eksplatuesit e gurthyesve pra dëmtuesve të pyjeve dhe natyrës në përgjithësi. (Shpella e Kusarit, rruga Kusar - Goden në Gjakovë, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet në nevojë. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj bashkë me ministrin e MTI-së, Endrit Shala, vizitojnë Fabrikën e Mobileve “Elnor”. (Fabrika “Elnor”, Zona Industriale Prishtinë - Ferizaj, km. 8, ora 11:30 - Transporti i gazetarëve është siguruar dhe nisja nga MTI, ora 11:15)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton lokacionin ku do të ndërtohet Memoriali i dëbimit. )(Stacioni i trenit në Prishtinë, ora 12:15)

-  Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Skenderaj, Deçan, Istog dhe Viti, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, pret në takim Përfaqësuesit e Shoqatave të Pagjeturve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 14 maj 2019

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.​ (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2019, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Mbahet debati me temën 'Ku janë miliona eurot e investuar në veriun e Kosovës' me panelistë Adrijana Hodžić, Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatmir Gashi, zëvendës i Ministrit të financave, Sanja Sovrlić, bashkë-autorja e hulumtimit "Ku janë investuar 32 milione euro në veri të Kosovës"  dhe Ksenija Božović, deputete në kuvendin e komunës së Mitrovicës së Veriut. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet Vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ambasadori Britanik, Ruairi O'Connell viziton shkollën fillore "Faik Konica" me rastin e suksesit të treguar në garën rajonale në Beograd. (Shkolla “Faik Konica”, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton lokacionin ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit. (Ish-Tjegullorja në Prishtinë, ora 11:30)

- Delegacioni i Lutjeve të Mëngjesit, në kuadër të qëndrimit të Kosovë, do të zhvillojë vizitë në Prekaz. (Prekaz, ora 12:00)

- Departamenti i Muzikës në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës  mban konferencë për media me rastin e Premieres se Operes se parë bashkëkohore në Kosovë "GOF". (Kino Armata, ora 12:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës po organizon ceremoninë e mbylljes së projektit "Përmirësimi i Policimit të të Drejtave të Njeriut në Kosovë". (Ministria e Punëve të Brendshme, dhoma P01, ora 12:00)

- Delegacioni i Lutjeve të Mëngjesit, do të vizitojë Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. (Objekti i Qendres në Drenas, ora 12:40)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin për financimin e subjekteve politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

-  Kryetari Isa Mustafa mirëpret në takim presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Mitchell. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Presidenti, Hashim Thaçi marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Komandantit të Brigadës 162 "Agim Bajrami". (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, Kaçanik, ora 14:30)

- Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj mbahet akademi përkujtimore në nderim të 107 të rënëve te fshatit Pavllan, Qyshk, Zahaq dhe Llabjan. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj marrin pjesë në Akademi në Përkujtimore në 20 vjetorin e masakrave në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan. (Salla e Kuqe e Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 16:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim delegacionin “Lutjet e Mëngjesit” nga SHBA-të, të shoqëruar nga deputetë të Kuvendit të Kosovës. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 16:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton shoqatën “Zëri i prindërve” ku do të takoj përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve. (Zyrat e Shoqatës “Zëri i prindërve” - Mitrovicë, ndërtesa e Muzeut të qytetit, ora 17:30)

- Mbahet Gala mbrëmja “Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit në Kosovë” përmes së cilës studentët e talentuar të RIT Kosovo me mjete financiare të kufizuara do të mund të përkrahen financiarisht. (Emerald Hotel, ora 19:00)


 

Ngjarjet e datës 13 maj 2019

- Mbahet takimi i radhës i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike (KMRAP). (salla e takimeve kati 18 MAP, ndërtesa e qeverisë ish Rilindja, ora 9:30)

- Sindikata e Pavarur e RTK-së do të takohet me Avokatin e Popullit Hilmi Jashari ku do te bisedohet lidhur me parregullsinë e zgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së nga ana e Bordit të saj. (Objekti i Avokatit te Popullit, ora 10:00)

- Instituti EPIK do jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë - Serbi”. (Objekti i shtepisë së Evropës, përball Zyrës së BE-se),  ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën me temën ‘’Rregullimi Ligjor i Punës Praktike në Kosovë’’, në një diskutim me deputetë, përfaqësues të qeverisë e shoqërisë civile. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt organizon homazhe për Tahri dhe Nebih Mehen. (Prekaz, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesise se Kuvendit te Republikes se Kosoves. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt dhe bashkësia lokale e fshatit Polac organizojnë akademi përkujtimore të tre dëshmorëve Liman Koca, Naim Xani dhe Xheledin Kabashi. (Pallati i Rinisë 'Hasan Prinshtina' në Skenderaj, ora 12:00)

- Mbahet akademi Përkujtimore për Tahir e Nebih Meha dhe 20-vjetorin e rënies së Malush Ahmetit dhe 31 dëshmorëve. (Shtëpia e Kulturës, Skenderaj, 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Tubimin Përkujtimor kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë. (Memoriali i Martirëve në Korishë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së Bibliotekës Austriake në Universitetin e Prizrenit. (Amfiteatri i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin e Prizrenti, ora 12:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, ku është paraparë edhe certifikimi i listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj. (selia e KQZ-së, ora 13:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mirëpret në takim kongresmenin, Randy Hultgren. (Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prishtinë mban konferencë për media në vendin ku sot ka pasur rrëshqitje të dheut. (Afër shkollës "Naim Frashëri, ora 15:30)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon hapjen e ekspozitës ‘Na ishte një herë që kurrë mos qoftë’ e cila i kushtohet fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë, e realizuar nga FDHK dhe kuruar nga Blerta Hoçia. (Biblioteka e Qytetit “Hivzi Sulejmani”, ora 18:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban diskutim me temën “Punësimi dhe tregu i punës në Kosovë”. (Zyra e Vetëvendosjes, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 12 maj 2019

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton analizën “Taksa 100%: a po e ndihmon apo dëmton ekonominë e Kosovës?”. (Zyret e Institutit GAP, ora 10:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Kuvendin zgjedhor të Degës në Prishtinë, ku do të zgjedhet kryetari i ri i Degës dhe Këshilli Drejtues. (Hotel Emerald, ora 10:30)  

- Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, lidhur me misionin vëzhgues të DnV-së, për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, Rr. ”Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 11 maj 2019

- Mbahet Gara Nacionale e Diturisë për të gjithë nxënësit dhe shkollat e Komunës së Gjilanit ku do të jetë i pranishëm në hapje edhe kryetari Lutfi Haziri dhe drejtori i Arsimit, Nazim Gagica. (Shkolla “Selami Hallaqi”, ora 10:00)

- Kolegji Heimerer do të organizojë një aktivitet simulues të një situate të jashtëzakonshme me studentët e infermierisë ku do të bëhet evakuimi komplet i ndërtesës së institucionit. (Kolegji Heimerer, ora 10:20)

- Nën kryesimin e kryetarit Mustafa, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kongresistin amerikan Ed Case. (Kabineti i Presidentit, ora 15:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kongresistin amerikan, Ed Case. (Ndërtesa e Qeverisë - 16:00 - vetëm pamje) 

Ngjarjet e datës 10 maj 2019

- Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim UNDP do të mbajë tryezë të rrumbullakët mbi kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë. (Ndërtesa e Ministrisë se Punëve të Brendshme, salla P02, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës, së bashku me Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, organizon konferencën e inovacionit me titull “Inovacioni për një të Ardhme të Qëndrueshme”. (Biblioteka Qendrore Universitare, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në programin e organizuar për nderë të ditës së Shkollës Fillore dhe e Mesme e Ulët “Maxhun Çekaj”, në Irzniq. (Fshati Irzniq në Deçan, ora 10:00)

- Trupi Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut, me përkrahjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Lëvizja e Lirë e Mallrave” lanson ueb-faqes për raportimin e produkteve të rrezikshme - RAPEX Kosova. (Shtëpia e Evropës, afër ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 167-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët  Shqyrtimi i Projektligjin për financimin e subjekteve politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon garën për thyerjen e rekordit “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”, me zhonglerët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti. (Kampusi para Bibliotekës Kombëtare, ora 10:30)

- Në kuadër të edicionit të parë të festivalit të vizatimeve komike dhe romanit grafik 'GranFest', Aleanca Franceze e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës organizon takim me artisten franceze Aude Samama. (Aleanca Franceze e Prishtinës, ora 11:00)

- Dega e Partisë Demokratike në Fushë Kosovë mbanë konferencë për media. (Zyrat e Degës së PDK-së, Rruga Dardania, Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike "Tempulli" dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit "AMRKS" për herë të shtatë organizojnë garat tradicionale të nxënësve me biçikleta. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 12:00)

- Dega e Partisë Demokratike në Fushë Kosovë mban konferencë për media, në lidhje me manipulimin që bëri komuna e Fushë Kosovës me pronën shoqërore në fshatin Miradi e Eperme, si dhe arrestimin e dy zyrtarëve të komunës së Fushë Kosovës drejtorin e Urbanzimit Abdullah Prebreza dhe zyrtaren Antigona Sadiku Konjusha, për dhënien e lejes së ndërtimit një objekti në Fushë Kosovë, në kundërshtim me kriteret e ndërtimit. (Zyrat e Degës së PDK-së, Rruga “Dardania”, Fushë Kosovë, ora 12:00)

- Prokuroria Themelore e Pejës mbanë konferencë për arrestimin/ ekstradimin/paraburgimin  e një personi të dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1989 në komunën e Deçanit. (Objekti i Prokurorisë Themelore të Pejës, rruga “Hasan Cermaxhija” pa nr., ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës organizon hapjen e ekspozitës së vizatimeve komike "Spirou4rights". (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 17:00)

- Mbahet Koncert i violinistit Olen Cesari dhe orkestrës ndërkombëtare klandestine. (Amfiteatri i Ri i Universitetit të Bibliotekës Qendrore, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 9 maj 2019

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Pesë dështimet e Qeverisë në rrugën e integrimit Evropian”. (Zyrët e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 10:30)

- Mbahet konferenca për media me rastin e hapjes së dy festivaleve ndërkombëtare, Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë Polip, dhe Festivalit Ndërkombëëtar të Romanit Grafik GRANFest. (Kino Armata, ora 11:00)

- Në kuadër të shënimit të Ditës së Europës organizohet Panairi i Ditës së Europës me Shtetet Anëtare. (Sheshi Adem Jashari në Prishtinë, ora 11:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës, nesër, më 9 maj 2019, organizon një aksion simbolik, kushtuar Ditës së Evropës, në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 11:45)


- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 21 vjetorit të rënies së Heronjve të Kosovës, Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, e cila mbahet nën patronatin e Kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pas Akademisë Përkujtimore bën homazhe te varret e Heronjve të Kosovës, Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, pas Akademinë Përkujtimore)

- Partia Socialdemokrate shënon 1 vjetorin e riorganizimit të saj. (Salla e Kuqe në Prishtinë, ora 18:30)

- Me rastin e Dites se Evropës organizohet pritja dhe shpallja e Çmimit Europian të Vitit nga Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova. (Menza Ramiz Sadiu në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 8 maj 2019

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni dhe ish Drejtorit të AKI-së, Driton Gashi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 9:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Parlamentare, do të mbajë një takim lidhur me Komunikimin në Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë, rolin e shoqërisë civile dhe medias. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405​, ora 9:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Klubin e Prodhuesve të Kosovës konferencën “E ardhmja dhe sfidat e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Dialogu Kosovë - Serbi pas Samitit të Berlinit”, në një diskutim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, me përfaqësuesit e shoqërisë civile, medias dhe korit diplomatik. (Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tryezën e diskutimit me shoqërinë civile me temë "Dialogu Kosovë - Serbi pas takimit të Berlinit", të organizuar nga KDI. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet takim koordinues në mes të krerëve të sistemit të drejtësisë së Kosovës për themelimin e Taskforcës dhe Trupit monitorues të Strategjisë së krimeve të luftës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim organizon tryezën mbi fuqizimin e komunitetit përmes angazhimit, kreativiteteti dhe inovacionit të rinisë. (Restorant Rings, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian, në Drenas diskuton temë 'Promovimi i vlerave të BE-së, Rëndësia e gjithëpërfshirjes në procesin integrues'. (Holli i Shkollës së Mesme "Fehmi Lladrovci" në Drenas, ora 10:30 - transporti është i siguruar, nisja për Drenas, ora 9:00)

- Organizata për Cilësinë në Arsim organizon një aksion ku do shpaloset informacion ekskluziv për rastin e profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të denoncuar nga ORCA si Supermenë për numrin e madh të botimeve brenda një viti në revista me cilësi të dobët. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

-  Lëvizja FOL organizon Forumin FOL Hapur, ku i ftuari i radhës do të jetë Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O'Connell. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Punëtorët teknik të shkollave te Gjilanit :Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, ”Musa Zajmi” , Shkolla Ekonomike, Shkolla Teknike, Gjimnazi Shoqëror, Gjimnazi “Zenel Ajdini‘’, Shkolla Ilirija, Shkolla e Mesme “Mehmet Isai”, dhe Shkolla “Skënderbeu” do të mbajn protestë lidhur me pagesen e pagave për Janar dhe Shkurt 2019. (Mes të Gjimnazit Natyror dhe Shoqëror në Gjilan, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Selia qendrore e PSD-së, në lagjen Arbëria, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.46. (Hoteli Grand”, ora 12:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit në Dragash. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë, hap ekspozitë për qytetin e Prishtinës. (Para objektit të Komunës së Prishtinës, ora 16:30)

 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbanë takimin e Këshillit Drejtues. (Hotel Emerald, ora 17:00) 
 

Ngjarjet e datës 7 maj 2019

- Mbahet konferenca e shtatë ndërkombëtare 'World Asthma Day'. (Salla e konferencave në Prishtinë, ora 9:00)

- Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike do të organizojë një konferencë me temën: Mbikëqyrja Parlamentare e Financave Publike, marrin pjesë kryetarë të komisioneve parlamentare dhe auditorë gjeneral nga Shqipëria, Maqedonia  Veriore, Serbia, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe nga Kroacia. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Unionin Evropian te Shahut. (Objekti i Qeverisë, salla P37, ora 9:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala do të hartoj listë së dëshmitareve që do të dëgjohen në Komision. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Instituti Riinvest organizon prezantimin e raportit ‘Indeksi i konkurrueshmërisë së komunave’. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën “Mbi kushtetutën federale të Konfederatës Zvicerane”. (Salla e konferencave 'Orion', ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit, mbështetur edhe nga UNDP-ja, organizon tryezë pune me temë 'Rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në raport me zbatimin e rekomandimeve të Institucionit të Avokatit të Popullit, adresuar institucioneve publike gjatë vitit 2018'. (Hotel 'Emerald', ora 10:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë organizon ngjarjen përmbyllëse për projektin "Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë". (Hoteli Swiss Diamond

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim një delegacion nga Iowa - SHBA. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë në të cilën do të shqyrtohet Draft-rezoluta për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
 
- Ministria e Integrimit Evropian diskuton temën: Promovimi i vlerave të BE-së, Rëndësia e gjithëpërfshirjes në procesin integrues, marrin pjesë:Ministrja Dhurata Hoxha, Ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck-Ahliny,  kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe Diellza Mujaj. (Shtëpia e Kulturës në Kamenicë, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Në kuadër të shënimit të Ditës se Evropës, Përfaqësuesja Special e BE-së, Natalia Apostolova merr pjesë në nisjen e fushatës ekonomike. (Zyrat e Gjirafës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor, Timothy Orr. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta vizitojnë fabrikën për prodhimin e veshjeve TexCo. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, kilometri i 3, rruga “Gjergj Fishta”, ora 12:00)

- Organizata Etea bën publikimin e raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat e mesme të ulëta publike të Komunës së Prishtinës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjën Dardania, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesës së deputetit Arban Abrashi dhe anëtares së bordit të RTK-së Naile Demiri në lidhje me Interpretim të normave ligjore të Ligjit të RTK-së që lidhet me zgjedhjen e Drejtorit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të bëjë përurimin e objektit të ri të Ambulantave të reja specialistike në QKUK. )Objekti i ri i Ambulantave Specialistike - QKUK, ora 13:00)

- Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Zyra e UN Women në Kosovë organizojnë punëtorinë "Barazia Gjinore në Media". (Hotel, Sirus, ora 13:15)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në vënien e gurëthemelit të Muzeut të Natyrës. (Fshati Sllatinë në Parkun “Te Pishat., ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Betejës së Çabratit. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 17:00)

- Në kuadër të shënimit të Ditës se Evropës shfaqet filmi Stranger in Paradise. (Shtëpia e Evropës, ora 18:00)

- Me rastin e 86 vjetorit të lindjes së këngëtares se mirënjohur Nexhmije Pagarusha, ambasada e Shqipërisë në Kosovë do të organizojë një mbrëmje muzikore me pjesëmarrjen e këngëtarëve nga trevat shqiptare, të cilët do të këndojnë edhe disa nga këngët më të bukura të repertorit të saj. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 18:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen e organizuar për Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor, Timothy Orr. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 6 maj 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të partive opozitare nga Republika e Shqipërisë të kryesuar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00 - vetëm pamje)

- Presidenti Thaçi takon arbëreshët e Italisë. (Presidenca e Kosovës, ora 09:00)

- Grupi i arbëreshëve do të takohet me Kryetarin e Komunës së së Prizrenit. (Prizren, ora 9:00)

- Në kuadër të Javës së Pestë për Siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara, Kolegji Tempulli shpalos aktivitete dhe publikohen broshura për siguri në rrugë. (Kolegji Tempulli, ora 10:00)

- Zëvendës Shef i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri mban konferencë për shtyp në të cilën do të shpalos programin e ngjarjeve për Ditën e Evropës dhe shpall konkursin e fushatës ekonomike. (Shtëpia e Evropës, rr. UCK nr. 90, Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi i arbëreshëve do të bëj një vizitë në Qendrën dhe monumentet historike të Prizrenit. (Objekti i qendrës në Prizren, ora 10:00)

- Nisë Turniri në futsallë në nderim të Gjeneral Major Luan Haradinaj. (Palestra e sporteve 'Ereniku' në Junik finalja, ora 10:00)

- Hapet Java Ndërkombëtare për Kosovën, ngjarje kjo e cila do të ketë në fokus aktivitete të cilat kanë në thelb rrjetëzimin, gjatë së cilës pjesëmarrësit e 30 Universiteteve partnere nga Evropa, mund të paraqesin insitucionet e tyre perkatëse. (Kampusi i ri i kolegjit Universum, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim një delegacion të partive opozitare nga Shqipëria. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:00)

- Në 22-vjetorin e rënies në fushën e betejës përkujtohet Heroi i Kombit Luan Haradinaj , dhe  Veprimtarit i çështjes Kombëtare Ismail Haradinaj, merr pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj. (Homazhe të shtatorja e Heroit Luan Haradinaj në Deçan, ora 10:30)

- Me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së Akademik Fehmi Agani, anëtarë të Kryesisë të LDK-së bëjnë homazhe dhe vendosin kurora lulesh te varri i tij. (Varri i Fehmi Aganit në lagjen Arbëria, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën e rradhës për media ne te cilen do te prezantoj rezultatet e Klimës së Biznesit dhe problemet me energjin elektrike në Kosovë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Në 22-vjetorin e rënies në fushën e betejës përkujtohet Heroi i Kombit Luan Haradinaj , dhe  Veprimtarit i çështjes Kombëtare Ismail Haradinaj, merr pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj. (Homazhe në Kompleksin Memorial 'Dëshmoret e Kombit' në Gllogjan, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Nisja e grupit të arbëresheve nga Prizreni për në Itali. (Prizren, ora 13:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Takimin Gjithëpërfshirës për Lansimin e Themelimit të Tribunalit për Krimet e Serbisë në Kosovë. (Salla e seancave plenare, ora 14:00)

- Me rastin e Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian, do të zhvilloj një tryezë diskutimi me temë diskutimi: Potenciali i Rinisë së Kosovës drejt BE-së. (Modelarium i Fakultetit te Arkitekturës, ora 15:00)

- Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor dhe Projekti i Bashkimit Evropian për fuqizimin e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokuroriaorganizojn mbajtjen e aktivitetit rekreativ - ndeshje futbolli mes ekipit të Gjyqësorit të Italisë dhe ekipit të sistemit të drejtësisë të Kosovës. (Stadiumi i Qytetit të Prishtinës 'Fadil Vokrri', ora 17:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova organizon hapjen zyrtare te Shtëpisë së Evropës në Prishtinë në të cilën do të hapet një ekspozitë fotografike 'Perspektiva e ndryshme' nga Agon Nimani dhe ekspozita e Qeramikës 'Flakërim i dashurisë' nga Gresa Islami. (Shtëpia e Evropës, rr. UCK nr. 90, Prishtinë, ora 18:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës personale të piktores Jeta Kalaveshi, e titulluar “Velloja e Kujtimit si Dramë”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Mbahet nata finale dhe  mbyllja e Festivalit 'Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen'. (Pallati i Kulturës  “Jusuf Gervalla” në Deçan, ora 19:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në natën finale të festivalit “Eshkë e Ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar heroit Luan Haradinaj. (Pallati i Kulturës "Jusuf Gërvalla", Deçan, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 5 maj 2019

- Grupi i arbëreshëve do ta vizitojë katedralen "Nënë Tereza" n ëPrishtinë. (Katedrala “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e XXXVII-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje! (Hotel International Prishtina në Veterrnik, ora 10:30)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, në Prishtinë, ora 11:00)

- Grupi i arbëreshëve do ta vizitojë Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësinë Islam, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në minimaratonën 5 km, me moton “Vrapo edhe Ti”, në mbështetje të fëmijëve me autizëm. (Nisja nga Hoteli Grand, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 5 majit - Ditës së Dëshmorëve, merr pjesë në Tubimin Përkujtimor në nderim të 183 dëshmorëve të Komunës së Pejës. (Sheshi në qendër të Pejës, ora 14:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Përkujtimor në nderim të 183 Dëshmorëve të Komunës së Pejës. (Sheshi në qendër të Pejës, ora 14:30)

- Grupi i arbëreshëve do ta vizitojë Kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe do te bej vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Skenderaj, ora 15:00)

- Grupi i arbëreshëve do ta vizitojë do të bëjë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe te Rezidenca e Presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e Festivalit 'Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen'. (Pallati i Kulturës  “Jusuf Gërvalla” në Deçan, ora 19:00)

 

 

Ngjarjet e datës 4 maj 2019

- Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Ping Pongut të Kosovës dhe nën patronatin e Kuvendit Komunal të Ferizajt - Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon turneun e XX përkujtimor ndërkombëtarë “Ahmet Hoxha 2019”, për nder të veprës dhe kontributit të Heroit të Kosovës –“Ahmet Hoxha”. (Palestra Bill Klinton në Ferizaj, ora 9:30)

- Organizata Toka organizon konferencën e parë të vullnetarizmit edukativ “Vullnetarizmi Edukativ për Fuqizim të Rinisë“. (Hotel Sirius, ora 10:15)

- Grupi i arbëreshëve do të takohet me me Kryetarin e Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Dega e Alternativës në Gjakovë do të mbajë konferencë për media mbi punësimet familjare dhe politike që po behën nga qeverisja e AAK-së në Komunën e Gjakovës. (Zyret e Alternativës në Çarshin e Jupave në Gjakovë, ora 11:00)

- Mbahet tubimi perkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Njazi Rexhepi, në Betejen e Kosharës si dhe me rastin e ditës së shkollës në fshatin Sllatinë e Eperme - Komuna e Vitisë, e cila mbane emrin e deshmorit "Njazi Rexhepi". (Lokalet e shkollës në Sllatinë të Eperme në Viti, ora 11:00)

- Grupi i arbëreshëve vizitojnë Muzeun e Kosovës, New Born, memorialin Heroina, në sheshin ‘’Skënderbeu’’ dhe sheshin -‘’Ibrahim Rugova’’. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)

- Organizata Toka organizon Panairi i projekteve të klubeve te Vullnetarizmit Edukativ. (Hotel Sirius, ora 12:10)

- Defile festive në qendër të qytetit të Deçanit nga grupet pjesëmarrëse në Festivalin “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. (Deçan, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon 19 vjetorin e themelimit. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj mbahet cermeonia e hapjes se edicionin e 9-të më radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. (Pallati I Kulturës 'Jusuf Gërvalla' në Deçan, ora 19:00)

- Mbahet performancë nga Ansambli i Arbëreshëve dhe “Shota”. (Sheshi ‘’Zahir Pajaziti’’, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 3 maj 2019

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të organizojë një instalacion artistik të vendosur në qendër të qytetit që do të përcojë mesazhin e fjalës së lirë. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 9:30)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi raportojn para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e përurimit  të “Dhomës së dëshmive të IPK-së” donacion nga OSBE. (Ndërtesa e IPK-së në Hajvali, ora 10:00)

- Fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës nacionale përgjatë gjithë qytetit të Vushtrrisë Nadakovc - Smrekonicë. (Tek semaforat në hyrje të Vushtrrisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, studentët e vitit të tretë të Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës do të bëjnë prezantimin e të gjeturave nga analiza e teksteve shkollore, kulturës së popullarizuar, rrjeteve sociale dhe mesazheve tjera masive duke i nxjerr në pah vlerat që i transmetojnë ato. (Fakulteti i Filologjisë, salla e Dekanatit, ora 10:00)

- Në ndërim të vepres së heroit Agim Ramadani kur edhe shënon dita e tretë e organizimeve pas aktiviteteve sportive dhe orës letrare ne behen homazhe para shtatores se Agimit ne qender të Gjilanit për të vazhduar pastaj me zbulimin e figures se Agimit te pergatitur nga gezhoja te mbi 300 mije fyshekeve te armeve te ndryshme. (Gjilan, ora 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të organizojë një tryezë debati për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve me përfaqësues të medieve, shoqërisë civile dhe të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e nënshkrimit të protokollit të Manifesta 14 e cila është Bienalja e Evropës Nomadike, e mbajtur në një qytet pritës të ndryshëm çdo dy vjet. (Modelariumin e Arkitekturës prapa Ministrisë së Arsimit, ora 10:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në kompaninë ELKOS. (Objekti i kompanisë në Zahaq, Pejë, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (objekti i KQZ-së, ora 13:00)

- Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, K2.0 lanson kampanjën “Jo Pyetje Pa Përgjigje”. (Hapësira e Kosovo 2.0, ora 13:00)

- Në kuadër të “Ditëve te Arbëreshëve në Kosovë” grupi i arbëreshëve do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha. (Kabineti i ministrit Berisha, ora 13:00)

- Fillojnë punimet në rrugën Babush - Tërn - Luboc - Koshare - Slivovë, Ferizaj. (Fshati Babush i ri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Projektligjit për mbrojtjen e femijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarë të degëve të LDK-së. (Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 14:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet mbledhje ye veçantë në kuadër të “Ditëve te Arbëreshëve në Kosovë” . (Salla e seancave plenare, ora 15:00)
 
- Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me kryetarë të degëve të LDK-së mban konferencë për media. ((Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 15:30)

- Në vendlindjën e Agim Ramadanit mbahet tubimi qendror “I këndojmë Agimit”, ku do të ketë pjesëmarrje masive në nderim te Heroit, Agim Ramadani Katana. (Fshati Zheger, ora 16:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të bëjë  aderimin anëtarëve të rinjë në Degën e Prishtinës ku do të jetë prezent edhe Kryetari i AAK-së, Kryeministri Ramush Haradinaj. (Salla e Kuqe në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë, ora 18:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj organizon pritje për delegacionin e komunave të Arbëreshëve të Italisë. (Hotel Emerald, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 2 maj 2019

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me IAFeS organizon hapjen  e konferencës ndërkombëtare NETTIES e cila mbledh studiues dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës. (Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në koordinim me përfaqësuesit e Policisë, Prokurorisë së Shtetit, Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon Programin Orientues te Sigurisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, merrë pjesë në panairin “Ditët e Promovimit të Asparagut”, i cili organizohet nga MBPZHR-ja dhe programi i USAID-it “Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO).(Sheshi “Nëna Terezë”, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë  ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-203, ora 11:00)

- Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me hidrocentralet dhe problemet tjera mjedisore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në shënimin e 20-vjetorit të masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë dhe bën homazhe në Kompleksin Memorial te varrezat e 117 martirëve. (Kompleksi Memorial në Studime në Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të bëjnë përurimin e objektit të ri të Ambulantave të reja specialistike në QKUK. (Objekti i ri i Ambulantave Specialistike - QKUK, ora 13:00)

- Pas rinovimit të tërësishëm përurohet tuneli në hyrje të Mitrovicës. (Mitrovicë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë në të cilën do të shqyrtohet Draft-rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)

- Bëhet hapja zyrtare e Panairit të automjeteve “Prishtina International  Autoshow”. (Salla e Panaireve në Shkabaj, ora 15:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)