Ngjarjet e datës 23 shkurt 2023
- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 9:30)
- Oda Ekonomike Amerikane mban tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi i arnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)
- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancen e radhes. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)
- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
- Shfaqet filmi “#DamBusters - The Start of the Riverlution”, në përpjekje për të ngritur vetëdijen për restaurimin e lumenjve ku më pas do të organizohet një diskutim lidhur me digën e Mirushës, komuna e Malishevës. (FShMN, salla “Idriz Ajeti”, ora 10:00)
- Vihet gurthemeli për ndërtimin e ndërtesës së re për Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore të Universitetit të Prishtinës, projekt i financuar nga BE-ja, UNOPS dhe UP-ja. (Zona e Fakultetit Teknik, Bregu i Diellit, ora 10:30)
- Drejtori i Shëndetësisë Izet Sadiku, në cilësinë e Kryesuesit të Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organzon takimin e radhës, të Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që ka për qëllim diskutimin e temave aktuale në kuadër të zhvillimit të veprimtarisë së Kolegjiumit. (Vila Gërmia, ora 11:00)
- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 227-të. (Përmes platformës online Zoom, ora 13:30)
- Profesori i Antropologjisë Sociale, Ger Duijzings nga Universiteti i Regensburgut nga Gjermania mban ligjëratë publike lidhur me pushtimin e 'makinave' për strukturën urbane të qyteteve. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 13:30)
“ICT for Kosovo’s Growth” organizon eventin “Awards’ Certificate Ceremony - Round 5”. (Termokiss, Prishtinë, ora 13:45)
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruan memorandume bashkëpunimi me 31 biblioteka komunale të Kosovës. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)