Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2019
- Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së bashku me Ambasadën Britanike do të organizojnë një punëtori dyditore me temën “Pastrimi i parave - riparimi i aseteve”. (Hotelin Sirius, ora 9:00)- Koalicioni i OJQ-ve “Pro Open” organizon panairin “Ekologji(k)a kosovare” ku edhe do të prezantohet një ekspozitë me një numër fotografish dhe disa filma të shkurtër dokumentar që e pasqyrojnë degradimin e mjedisit në vitet e fundit. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)
- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Handikosin organizojnë konferencën vjetore me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)
- Organizatat e shoqërisë civile Voice of Roma Ashkali and Eygptians, BSFK – Balkan Sunflowers Kosovo, Vizion-02, Terre Des Homes, Roma and Ashkali Documentation Center dhe Syri i Vizionit organizojnë iniciativen avokuese për shtyrejen e implementimit të Udhëzimit Administrativ për regjistrimin dhe funksionalizimin e qendrave mësimore. (Para objektit të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ora 10:00)
- Komiteti Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara i Komunës së Prishtinës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të PAK organizon debat të hapur tematik lidhur me realizimin e të drejtave ligjore të PAK në nivelin local, si dhe për obligimet institucionale për zbatimin e atyre të drejtave. (Salla e Prokurorimit, kati II, në Komunën e Prishtinës, ora 10:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mban një konferencë për media në të cilën do të bëjë publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018. (Ambientet e MASHT, ora 11:00)
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nënshkruan marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore. (Kabineti i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)
- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë​, Marie-Christine Butel. (Ambasada e Republikës së Francës në Kosovë, ora 11:30)
- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të lansojë raportin me titull “Vlerësim i kthimit vullnetar në Kosovë” dhe filmin dokumentar mbi kthimin me titull “Të jesh në vendin tënd”. (Hotelin Swiss Diamond, ora 13:00)
- Handikos do ë të mbajë konferencën vjetore ‘’Promovimi i pjesëmarrjes dhe lidershipit të personave me aftësi të kufizuara’’. (Qendrën e Resurseve Handikos në Veternik, ora 13:00)