Ngjarjet e datës 1 shtator 2019
- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizon aktivitete përkujtimore për nder të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit.
Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ora 10:00
Homazhe te shtatorja e dëshmorit Xhevat Berisha në Shatërvan, ora 11:00
Homazhe pranë lapidarit në fshatin Kushnin, ora 12:00
Homazhe pranë lapidarit në fshatin Lez, ora 12:30
- Kandidatja e Lidhjes Demokratike e Kosovës për Kryeministre, Vjosa Osmani, do të jetë në Prizren. (Kompleksi i "Lidhjes së Prizrenit", në Prizren, ora 16:00)
- Me performancën e bendit indian “Tapi Project”, Lumbardhi do të prezantojë programin e Shtatorit, i cili përfshin një kombinim të pasur të performancave, programit të filmit dhe shfaqjeve të veprave të video-artit në sallën e kinemasë. (Kinema Lumbardhi në Prizren, ora 21:00)