28 Dhjetor 2024

Zyrtar të MSh-së në punëtorinë dy ditore në Mal të Zi

Podgoricë, 29 janar -  Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm dr. Gani Shabani, prof. dr. Naser Ramadani, prof. dr. Merita Berisha, prof dr.Ilir Begolli dhe Mentor Sadiku, po marrin pjesë në punëtorinë  dy ditore, 29-30 Janar në Podgoricë.

Përfaqësuesit e  Ministrisë së Shëndetësisë në këtë punëtori kanë prezantuar aktivitetet në monitorimin dhe parandalimin e sëmundjeve jo ngjitëse si dhe regjistrat populativ për sëmundjet jo ngjitëse.

Punëtoria do të përfshijë prezantime të ekspertëve shëndetësor ndërkombëtar, për Monitorimin e Sëmundjeve Jo ngjitëse dhe Pabarazitë Shëndetësore në lidhje me sëmundjet jo ngjitëse - definimi i indikatorëve minimal.

Punëtoria është organizuar nga Komisioni Evropian, Rrjeti Shëndetësor i Evropës Juglindore dhe Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)