24 Nëntor 2024

85 infermierë nga sot fillojnë punën në QKUK

Prishtinë, 8 gusht - Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se 85 infermierë të rinj nga dita e sotme do të fillojnë punën në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

QKUK njofton se punësimi i tyre do të zbusë pjesërisht mungesën e infermierëve në klinikat e QKUK-së.

“Nënshkrimi i kontratave u bë gjatë ditës së sotme. Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, infermierëve iu dëshiroi punë të mbarë, duke i porositur ata, që në qendër të punës së tyre të kenë kujdesin ndaj pacientëve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu njoftohet se nga 85 infermierët e pranuar së fundmi, 70 janë më kualifikim bachelor dhe 15 me shkollim të mesëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)