12 Tetor 2024

Mbahet marshi i parë ndërgjegjësues për Shëndetin Mendor në Kosovë

Prishtinë, 15 maj - Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM), organizon marshin  e parë ndërgjegjësues për Shëndetin Mendor në Kosovë, i cili do të mbahet sot ditën e parë të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor.

Përmes këtij marshi, QHPSM synon të promovojmë të kuptuarit e çështjeve të shëndetit mendor në Kosovë, të zvogëlojmë stigmën dhe diskriminimin rreth problemeve të shëndetit mendor dhe të avokojmë për rritjen e investimeve në shërbimet, politikat dhe hulumtimet e shëndetit mendor në vend.

"Ne besojmë se së bashku mund të krijojmë një kulturë pranimi dhe mbështetjeje për të gjithë njerëzit që mund të jenë duke u ballafaquar me sfida të shëndetit mendor dhe të punojmë drejt ndërtimit të një shoqërie ku të gjithë, pa dallim, mund të kenë qasje në kujdes cilësor të shëndetit mendor", thekson QHPSM.

Thirrjet kryesore të këtij marshimi ndërgjegjësues përfshijnë:

- Rritjen e investimeve në shërbimet e shëndetit mendor: Institucionet e Kosovës duhet të kenë prioritet rritjen e fondeve dhe burimeve për shërbimet e shëndetit mendor për të siguruar që të gjithë të kenë qasje në kujdes të përballueshëm dhe cilësor të shëndetit mendor.

- Themelimi i një Ode të Psikologëve: Institucionet duhet të punojnë drejt themelimit të një ode të psikologëve në Kosovë për të ofruar një organ profesional qeverisës për psikologët dhe për të promovuar standarde të larta të praktikës profesionale.

- Të parashihet specifikimi i profileve dhe roleve të profesionistëve të cilët angazhohen në kujdesin shëndetësor mendor: Marrë parasysh rëndësinë e kualifikimeve të profesionistëve shëndetësorë në raport me shërbimin që ata thirren për ta ofruar, ne sugjerojmë që të parashihet specifikimi i profilit dhe rolit të psikologut klinik, psikiatrit, punëtorit social dhe personave të tjerë të kualifikuar dhe trajnuar për ofrim të shërbimeve relevante në kujdesin shëndetësor mendor.

- Rritja e edukimit mbi shëndetin mendor: Institucionet duhet ta rrisin edukimin për shëndetin mendor në shkolla dhe universitete për të nxitur ndërgjegjësimin dhe kuptimin e çështjeve të shëndetit mendor.

- Përmirësimi i politikave të shëndetit mendor: Institucionet duhet të zhvillojnë dhe zbatojnë politika që mbështesin individët me probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë sigurimin e qasjes në kujdesin e shëndetit mendor, mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe reduktimin e diskriminimit. Duke vlerësuar rëndësinë e dizajnimit të politikave dhe praktikave të cilat adresojnë nevojat dhe sfidat në marrjen e trajtimit të duhur të të gjitha grupeve në shoqëri, ne kërkojmë që të bëhet shqyrtimi i çështjeve të shëndetit mendor në raport me personat e grupeve me të ardhura të ulëta, minoritetet etnike, komunitetin LGBTQ+, fëmijët dhe të rinjtë, gratë, burrat, të moshuarit dhe grupet e tjera shoqërore.

- Të bëhet zhvillimi dhe zbatimi i një strategjie gjithëpërfshirëse për parandalimin e vetëvrasjes që përfshin identifikimin e hershëm, ndërhyrjet efektive, përfshirë rregullimin me ligj të linjës për parandalim të vetëvrasjes, dhe ofrimin e mbështetjes për ata që janë në rrezik për vetëvrasje.

- Rritja e hulumtimit: Institucionet duhet të investojnë në hulumtime që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë çështjet e shëndetit mendor dhe si t'i trajtojmë ato në mënyrë efektive, me fokus në sigurimin e të dhënave të përditësuara të gjendjes së shëndetit mendor në të gjitha nivelet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)