Dogana sekuestron medikamente në Skenderaj
Skenderaj, 2 qershor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se njësit e Doganës kanë kryer kontroll në një barnatore të dyshuar për mallra të kontrabanduara në Skenderaj.
Më saktësisht pas pranimit të informatave nga qytetarët, zyrtarët e Doganës kanë kryer një kontrolle në një barnatore.
Kontrolli sipas doganës ka zbuluar mallra, respektivisht barna të pa zhdoganuara (pa banderolla) në sasi të konsiderueshme.
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit përgjegjës.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.