Zyra e Sllovakisë mbështetë Qendrën e gruas “Liria” në Gjilan
Gjilan, 9 shtator – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune shefin e Zyrës së Republikës së Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, me të cilin kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin në disa fusha gjatë kohës së pandemisë dhe përballjes me virusin Covid-19, e veçanërisht në mbështetjen e Qendrës së gruas e cila përkujdesjet për gratë e përfshira në dhunë në familje.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka falënderuar për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në funksion të mbështetjes për Qendrën “Liria”, e cila përkujdeset për gratë dhe fëmijët të cilët janë të përfshirë në dhunën në familje dhe për bashkëpunimin edhe në shumë fusha në të kaluarën.
Haziri mes tjerash ka thënë se vizita në Komunën e Gjilanit dhe në qendrën “Liria”, është në funksion të mbështetjes së Komunës edhe në këtë kohë pandemie për këtë kategori të shoqërisë.
Ndërsa në fjalën e tij shefi i Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, ka thënë se sot në Gjilan është për të ofruar mbështetje për Qendrën e Gruas “Liria”, kryesisht në mjete mbrojtëse, si maska, doreza dhe dezinfektues për të qenë të përgatitur edhe më shumë në përballjen me pandeminë globale Covid-19.
Ai ka konfirmuar poashtu që bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshëm dhe miqësor me projekte të ndryshme në interest ë shoqërisë dhe kategorive të ndryshme që kemi.
​