01 Qershor 2024

Zvicra ndihmon shëndetësinë kosovare me 7 milionë franga

Prishtinë, 23 shkurt -  Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC) kanë bërë sot në Prishtinë lansimin e projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor”, projekt ky i cili kap shifrën prej 7 milionë franga për vitet 2016 – 2019, në mbështetje të zbatimit të Strategjisë së Sektorit të Shëndetësisë, duke plotësuar programet tjera të mbështetura nga donatorët në sektorin e shëndetësisë. 

Me rastin e lansimit të këtij projekti, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës,  Imet Rrahmani tha se ky projekt është një kontribut i drejtpërdrejt i taksapaguesve dhe Qeverisë së Zvicrës për të përshpejtuar procesin e reformave në shëndetësi. 

Ky projekt, shtoi Ministri, vjen në kohën e duhur, “në kohën kur potenciali njerëzor dhe politik është orientuar në zbatim të reformës në shëndetësi që për rezultat do të kishte fuqizimin e shërbimeve shëndetësor dhe ngritjen e cilësisë së tyre”.

Me që projekti është i fokusuar në Kujdesin Parësor Shëndetësor, Ministri Rrahmani, tha se në këtë nivel janë shënuar rezultatet të prekshme, ndërsa projekti paraqet në mundësi të jashtëzakonshme për fuqizimin e tij në bashkëpunim me partnerët.

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang,  tha se një prej komponenteve të përkrahjes nga SDC të shëndetësisë kosovare është fuqizimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor, kurse projekti ka për qëllim përmirësimin e shëndetit të popullsisë së Kosovës përmes fuqizimit të kapaciteteve të ofruesve dhe menaxhuesve të kujdesit shëndetësor, ku në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje t’i plotësojnë nevojat e pacientëve të tyre, duke u fokusuar veçanërisht në plotësimin e nevojave të grupeve të cenueshme.

Ajo tha se projekti ka tre komponentë: I pari- përmirësimit të cilësisë së ofrimit të shërbimeve, duke reduktuar pengesat në qasje dhe duke i bërë shërbimet më të përgjegjshme ndaj nevojave të pacientëve - komponenti i ofruesit; I dyti-fuqizimit të integrimit të shërbimeve në nivel komunal nëpërmjet menaxhimit të përmirësuar, bashkëpunimit më të fuqishëm ndër-sektorial, efikasitetittë rritur dhe qasjes më të madhe në shërbimet e shëndetësisë - komponenti i menaxhmentit dhe komponenti i tretë: promovimi i  një roli aktiv të pacientit, duke ndikuar në sjelljen për kujdes të shtuar shëndetësor dhe promovimin e stileve të shëndetshme të jetesës në nivele të popullsisë – komponenti i popullsisë.

Faza e zbatimit të projektit është dizajnuar gjatë një faze fillestare 10 mujore përmes një procesi konsultativ me akterët kyç nga nivelet e komunitetit, institucionit, komunës dhe ministrisë.

Dizajnimi i projekti është bazuar në rezultatet e këtyre aktiviteteve të konsultimit.

Gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare (2016 – 2019), projekti prej 7 milionë CHF do të punojë me 12 komuna për zhvillimin e sistemeve dhe proceseve që më vonë mund të iniciohen edhe në komunat tjera dhe do të zbatohen nëpërmjet institucioneve lokale dhe kombëtare dhe komuniteteve.

Projekti zbatohet nga konzorciumi që përbëhet nga Instituti Zviceran Tropikal dhe i Shëndetësisë Publike dhe Save the Children.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)