23 Dhjetor 2024

Zvicra kundër ndalimit të duhanit në vende publike

Bernë, 24 shtator - Zvicra lejon pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat publike dhe në vendet e punës.

Në referendumin e zhvilluar dje zvicerianët kanë kundërshtuar me 66 për qind ligjin, ndërsa 34 për qind sipas agjencisë se lajmeve, DPA, e kanë mbështetur iniciativën e publikuar nga grupet shëndetësore dhe ato kundër duhanit.

Nën ligjet aktuale mbi pirjen e duhanit pronarët e restorantëve mund të lejojnë mysafirët që të pijnë duhan në këndet e caktuara.

Referendumi kishte për qëllim të forcojë një ligj të miratuar në vitin 2010, i cili gjithashtu ka në shënjestër duhanpirjen në vendet publike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 600 mijë persona në mbarë botën vdesin çdo vit si pasojë e pirjes së duhanit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)