28 Dhjetor 2024

Zvicra e gatshme për të vazhduar bashkëpunimin me MSH-në

Prishtinë, 12 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani dhe Ambasadorja Lang biseduan për bashkëpunimin midis dy vendeve në shëndetësi.

Ministri shprehu falënderimin e tij për shtetin e Zvicrës që ka mbështetur fuqishëm Kosovën si në fushën politike e ekonomike, ashtu edhe në shëndetësi. 

Ai tha se reforma shëndetësore e filluar do të vazhdojë, me qëllim të ndërtimit të një bazë të shëndoshë që do të mundësojë qëndrueshmëri për të ardhmen e shëndetësisë së vendit.

“Ne jemi të interesuar që bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë mes dy shteteve të vazhdojë me një intensitet edhe më të lartë, duke parë edhe mundësinë e punësimit të profesionistëve shëndetësor kosovarë në shtetin e Zvicrës”, potencoi Ministri Rrahmani.

Ambasadorja Lang ka përgëzuar ministrin Rrahmani, për zgjedhjen e tij në postin e Ministrit të shëndetësisë, duke shprehur gatishmërinë e shtetit të Zvicrës për të vazhduar bashkëpunimin e mirë.

Në takim u diskutua për koordinimin e mëtejmë lidhur me projektet që kanë të bëjnë me shëndetësinë që janë në vazhdimësi me përkrahjen e shtetit zviceran.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)