23 Dhjetor 2024

Zhvillohet vaksina kundër kancerit më SHBA

New York, 16 dhjetor - Shkencëtarët në Institutin Roswell Park në Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një vaksinë, për të cilën thonë se shkatërron qelizat e kancerit dhe parandalon rikthimin e sëmundjes.

Agjencia amerikane për Kontrollin e Ushqimit dhe të Barnjave FDA ka dhënë lejen për prodhimin e terapisë eksperimentale, e cila do të testohet në njerëz.

Instituti ka zhvilluar procesin në atë mënyrë që nga pacienti merren qelizat kancerogjene, të cilat modifikohen dhe “mësohen” të vrasin qelizat e kancerit, e më pastaj i kthehen pacientit.

“’Të armatosura’ me proteina speciale, qelizat i kthehen pacientit në formën e vaksinës, e cila krijon një mori qelizash që më pastaj kërkojnë dhe shkatërrojnë kancerin”, thuhet në deklaratën e Institutit Roswell Park.

Vaksina do të prodhohet në hapësirat e institutit në fjalë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)