Zhvillohet ecja tradicionale e muajit të luftës kundër kancerit
Prishtinë, 28 tetor - Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit "Jeta/Vita" që për herë të dhjetë organizon manifestimin informativo-kulturor dhe Ecjen tradicionale të muajit të luftës kundër kancerit me moton: "Zbulimi i hershëm = Mbijetesë".
Manifestimi dhe më pastaj Ecja kundër kancerit fillon sot nga ora 12:00, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Ky manifestim tradicional ka për qëllim vetëdiësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit si dhe nxitjen e institucioneve përgjegjëse për krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe përmirësimin e kushteve të trajtimit në Kosovë.