Zgjedhën drejtorët e institucioneve dytësore dhe tretësore të SHSKUK
Prishtinë, 4 nëntor - Janë zgjedhur drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, Qendrave të Shëndetit Mendor, Institutit të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, Qendrës së Telemjekësisë e Kosovës dhe Mjekësisë Sportive.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka zbatuar vendimin e Inspektorati të Punës, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili ka rekomanduar nënshkrimin e kontratave për drejtorë të institucioneve dytësore dhe tretësore që janë nën menaxhim të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Rezultatet e konkursit për drejtorë të këtyre institucioneve , ishin shpallur në muajin tetor, por pas ankesave që kishin arritur nga disa kandidatë, lënda ishte proceduar në Inspektoratin e Punës.
Inspektorati i Punës, rekomandoi lidhjen e kontratave me drejtorët që ishin përzgjedhur nga paneli intervistues, bazuar në konkursin e shpallur publik. Drejtorët e rinj së shpejti pritet të nisin punën.
Muajin e kaluar ishte kompletuar zgjedhja e drejtorëve të klinikave, instituteve dhe shërbimeve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.