09 Janar 2025

Zëvendësministri Musa viziton Qendrën e Ortoprotetikës në QKUK

Prishtinë, 28 shkurt - Zëvendësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa  vizitoi sot Qendrën e Ortoprotetikës në QKUK, ku u njoftua për së afërmi me procesin e riparimit dhe vendosjes së protezave për kategoritë e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës.

Zëvendësministri Musa i njoftoi profesionistët e kësaj Qendre, se MSh ka formuar Komisionin e Vlerësimit për furnizim me proteza për këto kategori, komision ky që do të bëjë vlerësimin se cilët kanë nevojë për riparim të protezave dhe kush për proteza të reja.

Ministria e Shëndetësisë do të përkrah Qendrën me furnizim të protezave dhe riparimin e protezave të dëmtuara  sipas mundësive buxhetore, duke u bazuar në kërkesat e vet Qendrës së Ortoprotetikës  në bashkëpunim, dhe bazuar në nevojat e kategorive të Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës, si dhe do të mundësojë riparimin e protezave të dëmtuara.

Kjo vizitë është bërë me qëllim të njohjes për së afërmi me nevojat e kësaj Qendre dhe, po ashtu, përcjelljen e mesazhit te këto kategori se MSh do t’i përkrah me qëllim të realizimit të shërbimeve për kujdes shëndetësor e social. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)