Zëvendëskryeministrat Kuçi dhe Manaj mbeshtesin Bukoshin
Prishtinë, 14 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, bashkë me kabinetin e tij, priti sot në një takim dy zëvendëskryeministrat e Republikës së Kosovës, z. Hajredin Kuçi dhe z. Ramë Manaj.
Në këtë takim, zëvendëskryeministrat i kanë shprehur ministrit Bukoshi mbështetjen e kabinetit qeveritar në zbatim të përgjegjësive në sistemin shëndetësor të vendit.
Ata janë zotuar se do ta mbështesin ministrin Bukoshi dhe do ti japin përkrahjen e duhur politike dhe financiare për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve në shëndetësi dhe avancimin e reformave në sistemin shëndetësor të Kosovës.
Ministri Bukoshi ka falënderuar zëvendëskryeministrat për mbështetjen e dhënë dhe është zotuar se do të punojë bashkë me ekipin e tij dhe strukturat e tjera shëndetësore, në mënyrë që qytetarëve të Republikës së Kosovës tu sigurohen shërbime sa më të mira shëndetësore.