22 Dhjetor 2024

Zemaj: Vendimmarrja për izolim, thellon përkeqësimin e gjendjes

Prishtinë, 5 prill - Ish-Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vendimmarrja për izolim, do ta thellojë përkeqësimin e gjendjes.

''Menaxhimi i pandemisë me hapje të kontrolluar të jetës sociale dhe ekonomike, kërkon bashkërendim të aktiviteteve të përbashkëta me të gjithë akterët ligjor si dhe qytetarët për menaxhimin efikas të parandalimit dhe luftimit të pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid 19.''

''Praktika e sprovuar para një viti e izolimit te qeverise 50 ditëshe te Kurtit kur shëndetësia vetëm jepte raporte, me mundësi të kufizuara testimi, pak shtretër, pak respiratorë, me pak mjete dhe pajisje mbrojtëse , me resurse humane të limituara, dhe mungesës së gjithëpërfshirjes për frontin e përbashkët, sot është e pabesueshme që të aplikohet e njëjta metodë", ka theksuar Zemaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj tha se mbikëqyrja rigoroze e masave është mundësi pozitive për uljen e numrit të infeksionit si dhe rasteve spitalore, por kjo nuk bëhet nga kolltuku e as nga takimet virtuale, por me involvim energjik të të gjitha kapaciteteve nacionale, ekspertët, grupet e interesit, donatorët, qytetarët dhe përkrahjen e parezervë të Qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)