Zbulohet virusi i gripit të shpendëve H5N8 në Bosnjë
Sarajevë, 15 shkurt - Sektori i shëndetësisë i Bosnjë-Hercegovinës njoftoi të martën se u zbulua virusi i gripit të shpendëve H5N8 në një pulari të qytetit Prijedor në Veriperëndim të vendit.
Sipas komunikatës zyrtare, mostrat e pulave të ngordhura të kësaj pularie do të dërgohen në laboratorin qendror të BE-së për gripin e shpendëve për konfirmim të mëtejshëm. Në komunikatë nuk përmendet numri i saktë i pulave të ngordhura.
Qeveria e Bosnjë-Hercegovinës e përcakton qytetin Prijedor si zonë me rrezik të lartë për gripin e shpendëve dhe ka marrë masa parandaluese e kontrolluese.