Zbulohet një nënlloj shumë i rrezikshëm i HIV-it
Moskë, 17 tetor - Shkencëtarët rusë në Novosibirsk thonë se një nënlloj i fuqishëm i virusit HIV është zbuluar dhe po “shpërndahet aktualisht në mënyrë tepër të shpejtë”.
Në një komunikatë të lëshuar dje, shkencëtarët thanë se nënlloji i njohur si 02_AG/A ishte zbuluar për herë të parë në Novosibirsk në vitin 2006 dhe se tani rezulton të jetë prezent në më shumë se 50 % të rasteve të të infektuarve me HIV në rajon.
Natalya Gashnikova, shefe e deprtamentit për viruset në një qendër shkencore të qytetit Koltsovo, thotë se ky nënlloj mund të jetë më infektuesi nga llojet ekzistuese të HIV-it në Rusi.
Shkencëtarët thonë se mungojnë njohuritë rreth këtij virusi dhe janë ankuar se nuk posedojnë me fondet e mjaftueshme për ta hulumtuar atë si duhet