23 Dhjetor 2024

Zbulohet ilaçi i ri për tuberkuloz

Washington, 24 korrik - Një studim i paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare për sëmundjen SIDA në Washington, thotë se një kombimin i ri i barërave i ka vrarë 99% të bakterieve të pacientëve me tuberkuloz, brenda dy javëve.

Kjo i ka rritur shpresat se është gjetur ilaç i ri kundër formave rezistuese në rritje të tuberkulozit.

 Shkencëtarët thonë se përzierja e tri ilaçeve mund ta përshpejtojë trajtimin dhe të ndihmoj në reduktimin e emergjencës së formave rezistuese të tuberkulozit.

Doktor Mel Shpigelman, nga grupi kërkimor jofitimprurës, Aleanca TB, i tha konferencës në Washington, se tuberkulozi është vrasësi më i madh i pacientëve me AIDS dhe se tuberkulozi duhet të frenohet në masë shumë më të madhe me qëllim që të ndalet epidemia AIDS.

 Studimi ishte publikuar në revistën prestigjioze mjekësore për sëmundjet infektive, The Lancet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)