Zbulohen rreziqe të reja nga mishi i kuq
Washington, 8 prill - Një studim i ri i hulumtuesve shëndetësorë ka gjetur se nuk është vetëm yndyra në mishin e kuq, ajo që dëmton zemrën e njeriut.
Ekipi i shkencëtarëve nga universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zbuluar se misihi i kuq përmban amino-acid, të quajtur carnitine, i cili rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Sipas tyre, carnitine formon një substancë, e cila shkakton trashje të arterieve.
Ajo është gjetur në mish viçi, qingji, pate dhe derri.
Studimi, i publikuar në revistën Nature Medicine, po ashtu paralajmëron se carnitine është gjetur edhe në disa pije energjike.
Studimi është financuar na Instituti Kombëtar i SHBA-së për shëndetin.