Zbulohen barna dhe pajisje medicinale me vlerë 40.000 euro
Prishtinë, 29 prill - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur së oficerë doganorë kanë parandaluar sot dy tentime kontrabande me barna dhe pajisje medicinale.
Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë së oficeret doganor afër pikës mobile të kontrollit në Mitrovice kanë ndaluar një automjet me targa të Beogradit.
Vozitësit i është kërkuar dokumentacioni dhe pasi është vërejtur se transporton barna dhe është dërguar Terminalin Doganor në Mitrovicë.
Pas një kontrolli detal është konstatuar se ai barte me vete medikamente nga Jugohemija Farmacija Beograd, te gjitha te importuara nga barnatoret në Pjesës veriore te Mitrovicës.
Gjithashtu sipas Stavilecit sot në pikën kufitare të Vërmicës oficerët doganor gjatë kontrollit të mallrave në një dërgesë nga Zvicra e deklaruar si dërgesë me artikuj të vjetër, arritën të zbulonin pajisje mjekësore që ishin të fshehura brenda në dërgesë.
\"Gjatë shiqimit të ngarkesës dhe shkarkimit të saj oficerët konstatuan se brenda ishin fshehur 13 pajisje medicinale (sterilizator, pajisje për anesteziologji, aparat për hipotermi, aparat për analiza të gjakut etj.) dhe pjesë përcjellëse të tyre.\"
Vlera e mallrave të konfiskuara për dy rastet sipas Stavilecit ishte afro 40,000 euro (barnat mbi 7000 dhe pajisjet mbi 30000uro).
E terë sasia e zbuluar në dy rastet është konfiskuar dhe rastet në fjalë i janë dorëzuar te komisionit për kundërvajtje Doganore për procedure te mëtejme.