08 Janar 2025

Zbatimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore, në dorë të Qeverisë

Prishtinë, 18 korrik - Me gjithë paralajmërimet e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, se nga 1 korriku 2016 do të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore, kjo nuk ka ndodhur.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë përsëritur se janë gati dhe po presin vendimin e Qeverisë. Institucionet shëndetësore publike vazhdojnë të përsërisin se nuk janë të gatshme për të filluar implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore shkruan sot “Koha Ditore”.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka vendosur në rend të ditës propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbledhjen e premiumeve. Zyrtarët e saj nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës se kur do ta qesin në rend dite këtë propozim.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë që vendimin për të filluar mbledhjen e premiumeve do ta marrë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)