Xhavit Bicaj ua tregon përgjigjet e sakta kandidatëve
Prishtinë, 8 gusht - Ramë Miftari dhe Sonja Blakaj mund të jenë kandidatët më të suksesshëm në intervistën me shkrim për udhëheqës të klinikave në QKU.
Miftari ka konkuruar për drejtor të shërbimit klinik të mjekësisë nukleare, ndërsa Sonja Blakaj për drejtor të Klinikës së Onkologjisë në QKU.
Këta të dy kanë pasur para vetes komplet pyetjet me përgjigje të sakta.
Krejt këto u janë dërguar të dyve nga Xhavit Bicaj në e-mail. E testi me shkrim me përgjigje të sakta Miftarit dhe Blakajt u është dërguar nga Bicaj me anë të postës elektronike më 4 gusht.
Pikërisht në këtë ditë është mbajtur intervista me shkrim për disa nga drejtorë të Klinikave përfshirë Miftarin dhe Blakajn.
Zyrtarë për media të QKU nuk mund të konfirmojnë nëse Miftari dhe Blakaj e kanë kaluar intervistën me shkrim vetëm se konfirmojnë se të hënën të dy këta iu kanë nënshtruar kësaj interviste.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja Mirlinda Qyqalla. E njëri nga anëtarët e komisionit vlerësues të intervistës është edhe ai që u ka dërguar përgjigjet e sakta.
/Tribuna/