26 Dhjetor 2024

Xhavit Bicaj jep dorëheqje

Prishtinë, 8 gusht – Xhavit Bicaj ka dhënë dorëheqje nga paneli për drejtor të klinikave të QKUK-së. Sipas mediave dorëheqja vjen si pasojë e raportimeve që kanë dalur sot për manipulimet e tij në dërgimin e përgjigjeve të sakta të provimit për disa kandidatë të konkursit.

Krahas kësaj, përmes një njoftimi për media nga QKUK, bëhet e ditur se komisioni përkatës ka vendosur ripërsëritjen e testimit për degët diagnostiko.

“Pas shqetësimit të ngritur nga mediet në lidhje me parregullsitë eventuale në konkursin për drejtorë të Klinikave, Shërbimeve dhe Instituteve për lëmitë diagnostiko, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj, ka kërkuar mbledhje urgjente nga komisioni vlerësues, edhe pse komisioni vepron si trup i pavarur. Pas analizës së bërë nga ana e komisionit, drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, i është propozuar ripërsëritja e intervistimit për degët diagnostiko”, thuhet në njoftim.

E për klinikat dhe shërbimet e degëve internistike dhe kirurgjike, thuhet se procedura do të vazhdojë normalisht.

“Ndërkohë i caktuari si anëtarë i komisionit nga Fakulteti i Mjekësisë, Prof.dr. Xhavit Bicaj, i apostrofuar nga mediet, përmes një deklarate me shkrim, ka njoftuar Drejtorin e SHSKUK, se jep dorëheqje të parevokueshme, duke pasur parasysh interesin e përgjithshëm dhe duke dëshiruar që procesi të përmbyllet me sukses”, vazhdon njoftimi.

Degët për të cilat komisioni propozon ripërtëritje të intervisimit janë:

Institutet Paraklinike
Klinika e Radiologjisë
Klinika Biokimisë Mjekësore
Shërbimi Klinik i Mjekësisë Nukleare
Klinika mjekësisë fizikale me rehabilitim
Shërbimi Klinik i Emergjencës
Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv
Shërbimi Klinik i Ortoprotetikës
Klinika Onkologjisë
Klinika e Psikiatrisë
Klinika e Neurologjisë

Gjithashtu, në njoftim thuhet, se drejtori i SHSKUK, ka marrë vendim që këtë çështje ta diskutoj në mbledhjen e radhës së Bordit të SHSKUK-së, ku do të merret vendimi përfundimtar lidhur me konkursin për degët diagnostike.

Ndryshe,dorëheqja e Bicajt ka ardhur pas raportimit të sotëm të gazetës Tribuna për manipulimet të cilat ia ka bërë Bicaj në dërgimin e provimit me përgjigje të sakta për disa nga kandidatët e konkursit.

Beqiri: Ne i kemi 83, PDK 37 deputetë
Xhavit Bicaj jep dorëheqje
Ahmeti emëron dy drejtorë
Berisha: Gabuan me mbylljen e universiteteve private
Jahjaga:Luftimi i ekstremizmit, detyrë parësore
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)