24 Dhjetor 2024

VV: Malisheva organizon pushime teksa qytetarët vdesin nga rriqrat

Prishtinë, 25 korrik - Lëvizja Vetëvendosje! Qendra Malishevë vlerëson se Komuna e Malishevës si njëra ndër komunat më të varfra të Kosovës, por me pushtetarët më të pasur të saj, përveç varfërisë se skajshme me mbi 83% të papunësisë, po ballafaqohet me probleme ekzistenciale për jetën e qytetarëve të saj.

Pavarësisht kësaj gjendje të mjerueshme Komuna e Malishevës sipas Vetëvendosjes edhe në këtë vit nuk i ka ndalur shpenzimet e pa arsyeshme të luksit. Edhe këtë vit, grupe zyrtarësh të institucioneve publike me para të taksapaguesve kanë udhëtuar për në pushime.

Kontingjenti i turistëve të parë me para të taksapaguesve ishin mjekët e QKMF-së të cilët në kohën kur Qendra e Mjekësisë familjare përballet me numrin më të madh të pacientëve të pickuar nga rriqrat, ata udhëtuan për pushime në Durrës.

Në ketë rast sipas Vetëvendosjes kemi të bëjmë me keqmenaxhim të parasë publike dhe detyrave publike, pasi që mjekët braktisën në grup vendet e tyre të punës duke krijuar mungesa në shërbime shëndetësore, ndërkohë që kostoja e udhëtimit ishte 3490 euro.

Kontingjenti i dytë i turistëve ishin zyrtarët komunalë të cilët po ashtu në grup dhe nga buxheti i Komunës udhëtuan për në bregdetin e Durrësit  me kosto  prej 3410 euro.

Kontingjenti i tretë i turistëve për në deti janë drejtorët e shkollave, ku edhe në këtë rast kostoja e udhëtimit është 1365 euro.

Vetëvendosje konsideron se totali i shpenzimeve për pushime të zyrtarëve ka arritur shifrën 8226 euro.

"Në kohën kur Komuna e Malishevës përballet me situatë emergjente dhe ankohet për mungesë fondesh, shpenzimet për pushime për zyrtaret  komunal  nuk kanë te ndalur".

 thekson VVProblemi është se këta të punësuar janë duke u keqpërdorur përgjithësisht nga partia në pushtet, pasi që pushimet do t'ju kushtojnë atyre me kushtëzime elektorale  për të cilat jemi dëshmitarë që kanë ndodhur në të kaluarën ku kishim përfshirje të këtyre zyrtarëve në vjedhje votash e manipulim rezultatesh", thekson VV.

Pra, këto pushime nuk kanë për qëllim vlerësimin e këtyre punëtorëve por kthimin e tyre në klient të konjukturës ka zaptuar Komunën dhe gjithë sektorët në Malishevë.

Ata që po keqpërdorin paranë publike tash e sa kohë po e keqpërdorin edhe aktivitetet e jetës publike në përgjithësi duke mos i kursyer edhe mjekët, mësuesit, administratën etj. 

Shteti pa asnjë mëdyshje duhet t'i shpërblej punëtorët me paga dhe me pavarësi profesionale. Secili punëtor në administratë publike apo jo ka të drejtën e pushimit vjetor, e po ashtu të një page të dinjitetshme që t'i lejojë edhe mbulimin financiar të pushimeve.

Çdo formë tjetër që prek buxhetin komunal të destinuar për shërbime publike e sidomos në kohë krize e emergjence siç është Komuna e Malishevës do të thotë që nga njëra palë po zhvaten paratë publike dhe nga ana tjetër po lehtësohet kjo zhvatje.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)