21 Dhjetor 2024

Vlerat ushqyese të Lajthitëve

Prishtinë, 12 mars - Lajthia është një frut i thatë shumë i rëndësishëm ushqimi në një dietë të ekuilibruar. Lajthitë kanë mjaft  veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve.

 Lajthitë janë shumë të pasura me proteina dhe kripëra minerale të cilat bëjnë të mundur ruajtjen e zemrës si dhe të enëve të gjakut.

Gjithashtu këto fruta të thata janë të ushqyeshme dhe mund të konsumohen kur janë të freskëta dhe gjithashtu kur të janë të përpunuara në ëmbëlsira.

Ato permbajne një kombinim të veçantë të acid oleik të proteinave, karbohidrateve dhe beta-sitosterolit. Lajthia dhe vaj i lajthisë janë një burim i mirë i Vitaminës E, e cila është thelbësore për muskujt e zemrës dhe muskujt e tjerë të trupit, duke i mbajtur të shëndetshëm.

Lajthia është gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të sistemit të riprodhimit. Vitamina E parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut, pra ajo shërben si një mbrojtëse kundër mungesës së gjakut, e cila quhet anemi.

Një tjetër dobi e vitaminës E, e cila është gjetur në lajthi, është për të parandaluar faktorët që përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit.

Nëse kanceri është formuar tashmë në trup, atëherë ajo lufton për të shpërndarë qelizat e dëmshme. Beta-sitosteroli, e cila gjendet me bollëk në lajthi, është e rëndësishme.

Kështu në qoftë se konsumojmë 25 gr në ditë, e mbrojmë trupin si për sëmundje të zemrës dhe të kancerit. Një nga përfitimet shëndetësore të mëdha te lajthia është se ajo është e pasur me acid folik.

Acidi folik është i dobishëm për rritjen e foshnjave dhe për të rriturit. Ai luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat janë të domosdoshme për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin e njeriut.

Vitamina B, vitaminat B1, B2, B6 e B12, të cilat janë të pranishme tek ajo janë thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për fëmijët në moshë të zhvillimit.

Një tjetër veti e rëndësishme e lajthisë është se ajo siguron trupin me proteina. Proteina është materiali bazë i përdorur për prodhimin e indeve të muskujve dhe kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme të lajthisë.

Trupi i njeriut gjithashtu kërkon yndyrë edhe pse në sasi të moderuar. Cilësia e yndyrës është gjithashtu e rëndësishme, lajthia përmban yndyrë omega, e cila është e rëndësishme për shëndetin e individit.

Në mënyrë që të nxjerrim maksimumin e përfitimeve të lajthisë është e rekomandueshme që të konsumoni të paktën 25 gramë lajthi të freskëta çdo ditë. Vaj i lajthisë është i njohur edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është përdorur në shumë produkte kremrash solar.

Vaji i lajthisë ka një efekt shumë relaksues dhe qetësues në lëkurë dhe për këtë arsye zakonisht përdoret nga SPA të ndryshme. Vaji i lajthisë është gjithashtu i njohur edhe për vetitë e tij të shkëlqyera hidratuese.

Shumë mjekë distikë gjithashtu iu rekomandojnë të konsumoni një sasi minimale të lajthisë në mënyrë të rregullt se ato kanë tendencë për të shkurtuar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe gjithashtu përmirëson mbajtjen e oksigjenit prej qelizave të kuqe të gjakut në një individ.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)