Vizioni i Gruas i PD-së dhuron gjak
Prishtinë, 10 dhjetor - Vizioni i Gruas i Degës së Dytë të Partisë së Drejtësisë në Prishtinë, ka organizuar aktivitet për dhurimin e gjakut.
Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Labinotë Demi Murtezi, e cila e vlerësoi lart këtë aktivitet, duke e quajtur të rëndësishëm dhe të domosdoshëm.
Dihet fakti se QKUK, si qendra e vetme terciare në vend, ballafaqohet me një fluks të madh të pacientëve, dhe nevojat për gjak janë esenciale, andaj vendosëm që edhe ne si Vizion i Gruas të tregohemi solidar dhe të përçojmë mesazhin se dhurimi i gjakut ka vlerën e shpëtimit të jetës së njerëzve, tha deputetja Demi-Murtezi.
Aktivitetin e Vizionit të Gruas së PD-së, e përshëndeti edhe stafi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, të cilët thanë se nevojat për këtë produkt jetik janë të mëdha dhe të vazhdueshme.