Virusi i Nilit Perëndimor shqetësues
Prishtinë, 24 shtator - Të tre pacientët që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të prekur nga Virusi i Nilit Perëndimor, janë meshkuj të moshës mbi 60-vjeçare. Ndërsa njëri nga tre pacientët është në gjendjë të rëndë shëndetësore.
Drejtori i Klinikës, Shemsedin Dreshaj ka thënë se stafi mjekësor po bën çmos që këta persona sa më parë të shërohen, edhe pse njëri prej tyre tashmë ka humbur vetëdijen, raporton Express.
Aktualisht në Klinikën Infektive gjenden tre pacientë që janë të moshës së shtyrë dhe të cilët kanë simptoma të prekjes së sistemit nervor qendror, te të cilët është dokumentuar se bëhet fjalë për infeksionin e Virusit të Nilit Perëndimor."
"Bëhet fjalë për një pacient të lindur në vitin 1942, i cili ka ardhur mbrëmë dhe është në gjendje relativisht të rëndë, pra është me vetëdije të humbur, është agresiv, por mendojmë se me parametra vitalë është stabil dhe mendojmë se do të ketë gjasa që të dalë nga një gjendje e tillë, ka thënë ai.